Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u vizitoi Asociacionin e Komunave të Kosovës

Takim përmbajtjesor me drejtorin ekzekutiv Sazan Ibrahimi

Prishtinë,27.04.2021
178362225 3907972985958077 5043879262547912244 nMe qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe angazhimeve të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe për të këmbyer ide e përvoja për gjetjen e mundësive të planifikimit të buxhetit nga institucionet qendrore për realizimin e pikave nga Kontrata Kolektive e sektorit të Arsimit të Kosovës, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri kanë vizituar Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe janë takuar me drejtorin ekzekutiv Sazan Ibrahimi.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë shprehur se angazhohen për bashkëpunim të vazhdueshëm me Asociacionin e Komunave të Kosovës me qëllim që të jenë në të njëjtin front të angazhimeve në shërbim të arsimit dhe për gjetjen e mundësive që me bashkëpunim, angazhim të përbashkët e me dialog mes palëve të arrihet realizimi i kërkesave legjitime të punëtorëve të arsimit duke kërkuar që institucionet qendrore të ndajnë buxhet të caktuar që mbulojnë kërkesat dhe të drejtat e përcaktuara me Kontratën Kolektive. Ata kanë informuar z. Ibrahimi edhe me qëndrimet ndaj vendimit të MASHTI-t për organizimin e mësimit plotësues duke vlerësuar se ky Vendim është i ngutshëm dhe i pa analizuar mirë dhe se SBASHK-u do të insistojë që orët e mbajtura në emër të mësimit plotësues të kompensohen ashtu si thotë edhe kontrata Kolektive . Po ashtu është diskutuar edhe për pikën 7 të Vendimit të Qeverisë lidhur me punëtoret shtatzëna , gjegjësisht për lirimin e tyre nga obligimi për t'u paraqitur ne vende pune dhe për zëvendësimin e tyre me studentë nga Fakulteti i edukimit.
Drejtori ekzekutiv Sazan Ibrahimi ka informuar përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me angazhimet e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me korrekt me SBASHK-un në shërbim të arsimit dhe të gjetjes së mundësive për angazhime të përbashkëta me qëllim që institucionet qendrore të bëjnë mbështetje buxhetore për kërkesat konkrete nga Kontrata në mënyrë që komunat ta kenë të mundur kryerjen e obligimeve të tyre nga Kontrata pa pasur nevojë të shkohet nëpër gjykata, procedurë kjo që komunave po u krijon harxhime shtesë .

SBASHK-u lidhur me dy vendime të pa analizuara mirë të Institucioneve

Prishtinë, 26.04.2021

logoNë kuadër të vendimit të fundit të Qeverisë në parandalimin dhe luftën kundër Covid 19 është edhe ai që të gjitha punëtoret shtatzëna të lirohen nga obligimi për t'u paraqitur në punë duke iu mundësuar që të punojnë nga shtëpia. Kjo ka krijuar hamendje, huti dhe stres te institucionet arsimore e veçmas te punëtoret shtatzëna. SBASHK-u duke iu përgjigjur këtyre shqetësimeve kundërshton qasjen që u është bërë disa punëtoreve shtatzëna në arsim duke iu thënë se ato mund ta shfrytëzojnë, por edhe mund të mos e shfrytëzojnë këtë mundësi që ua garanton pika 7 e masave të fundit të Qeverisë. Këtë qasje, nga kushdo që vjen, e konsiderojmë si presion që punëtoret shtatzëna mos ta shfrytëzojnë këtë të drejtë që ua jep pika 7. Nuk mund të kuptojmë se si paska mundësi që zbatimi i vendimit të Qeverisë, që është marrë për të mbrojtur punëtorët shtatzëna e që konsiderohen si nga më të rrezikuarat nga prekja me Covid, të lehet në vullnetin e palëve se a do të zbatohet a jo.
SBASHK-u po ashtu mendon se edhe Vendimi i MASHTI-t që në bashkëpunim me Fakultetin e edukimit të angazhojë studentë për të zëvendësuar punëtoret shtatzëna në arsim nuk është i qëlluar. Studentët i kemi parë në institucionet arsimore duke kryer praktikën profesionale, por ata gjithmonë kanë qenë të përkrahur e të ndihmuar nga mësuesi i klasës ose nga mësimdhënësi i lëndës, të cilët kanë qenë të pranishëm edhe në orët mësimore. Zëvendësimi duhet bërë nga kuadrot e diplomuara dhe që janë në pritje dhe të sigurohet buxhet që ata të kompensohen për orët e mbajtura duke zëvendësuar koleget shtatzëna.
SBASHK vlerëson se edhe vendimi i MASHTI-t për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritje për shkak të pandemisë nuk është dashur të sillet tani sepse edhe ashtu ka mjaft sfida në realizimin e mësimit të rregullt dhe se çdo ngarkesë shtesë do të jetë e tepërt për personelin arsimor. Aq më shumë kur në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se kjo po bëhet ngase një numër i nxënësve nuk kanë mundur të arrijnë njohuritë e duhura në mungesë të pajisjes dhe qasjes në internet. Kjo ka mundur të thuhet për vitin e kaluar shkollor, kur nga 13 marsi e deri në fund është zhvilluar kryesisht mësimi nga larg, por këtë vit shkollor kjo nuk vlen ngase procesi mësimor kryesisht është zhvilluar në institucione arsimore dhe se mungesa e pajisjes dhe qasjes në internet nuk ka paraqitur as edhe një pengesë për cilin do nga nxënësit.
SBASHK mendon se të gjithë duhet bashkuar angazhimet dhe të ndihmojmë të punësuarit në arsim që të kryejnë detyrat ditore dhe ta realizojmë këtë vit mësimor në institucione duke uruar që të mos kemi shumë raste të prekjes me Covid në situatën aktuale kur nuk pati mundësi ende të realizohet kërkesa e SBASHK për vaksinimin e punëtorëve arsimor. Prioritet duhet ta kemi tani shëndetin e nxënësve dhe të punësuarve në arsim si dhe përfundimin sa më mirë të këtij viti mësimor, kurse për aktivitete shtesë mund të mendojmë në të ardhmen kur të mposhtet pandemia.

Dëshmi e përkushtimit të jashtëzakonshëm të stafit qendror të SBASHK-ut

Rrjedhë e mbarë e trajnimit me 27 grupe të mësimdhënësve

 

Prishtinë,24.04.2021

fbbbbPër punën dhe përkushtimin e stafit qendror të SBASHK-ut dëshmojnë edhe aktivitetet e zhvilluara gjatë gjithë ditës së shtunë të 24 prillit. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin kanë pranuar qindra kërkesa të kolegëve tanë përmes kryetarëve të nivelit komunal sindikal për organizimin e trajnimeve. Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të tyre u arrit që të bëhet e mundur realizimi i trajnimeve për 20 grupe të reja dhe të mbështetet rrjedha e mbarë edhe për 7 grupet që kanë vazhduar këtë aktivitet të nisur në vikendin e javës së kaluar. Edhe grupet e trajnimit të kësaj jave kanë nisur aktivitetin me diferencë të caktuar kohore me qëllim që t'i mundësohet kyçja dhe komunikimi me të gjithë kryetarit Rrahman Jasharaj dhe koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafit qendror.
Të parët të shtunën e 24 prillit me këtë aktivitet kanë nisur grupet me trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" udhëhequr nga trajnerët Hysen Sogojeva, Qemajl Kameri, Detor Berisha dhe Fahri Hoxha, i cili trajnimin e mbanë me prani fizike në kabinete shkollore. Me trajnerët dhe kolegët pjesëmarrës në këto grupe trajnimi, kanë bashkëbiseduar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit për përkushtimin në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin e brezave dhe angazhimin që janë duke bërë edhe përkundër kushteve tepër të vështirësuara nga pandemia. Ai ka falënderuar edhe trajnerët për angazhimin dhe ka shprehur respekt të lartë për koordinatorin dhe stafin duke theksuar se rrjedha e e mbarë e trajnimit me 27 grupe të mësimdhënësve është dëshmi e përkushtimit të jashtëzakonshëm të stafit qendror të SBASHK-ut. Koordinatori Ymeri ka dhënë sqarime lidhur me rrjedhën e trajnimeve dhe është përgjigjur edhe në pyetjet e pjesëmarrësve.ttttttttttPas kësaj kryetari Jasharaj dhe koordinatori Ymeri janë kyçur dhe kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e trajnimit "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", për të vazhduar pastaj kyçjet dhe bashkëbisedën me pjesëmarrësit në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij ne zhvillimin shoqëror dhe demokratik", që udhëhiqen nga trajnerët Sami Shala, Arbenita Hoxha, Hysen Hyseni, Minire Terbunja dhe Fadil Halimi, i cili me këtë grup është duke u angazhuar me prezencë fizike, pra në ambiente shkollore. Edhe me pjesëmarrësit e këtyre grupeve të trajnimit ka bashkëbiseduar kryetari Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri për t'i përgëzuar kolegët tanë kudo janë për përkushtimin në procesin mësimor dhe për zellin e madh për të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm e që është në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim.
Kryetari i SBASHK-ut dhe koordinatori për organizim të brendshëm pas kësaj janë kyçur në komunikim me grupet e pjesëmarrësve në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive te dialogut social", që kësaj radhe udhëheqjen nga trajnerët Nora Haliti, Visar Sadriu, Safet Beqiri dhe Blendor Shatri.safetiNjë trajnim i vazhduar rishtazi e që ka zgjuar interesim shumë të madh është "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" . Ky trajnim në të shtunën e 24 prillit ka filluar me katër grupe udhëhequr nga trajnerët Lutfije Ibrahimi, Blerina Haraqia, Arberina Hajzeri, Osman Rrustemi dhe Pranvera Haziri. Edhe me këto pesë grupe të këtij trajnimi kanë bashkëbiseduar kryetari Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymeri duke përgëzuar pjesëmarrësit që po marrin pjesë në këtë trajnim të licencuar rishtazi e që u dedikohet kolegeve e kolegëve tanë që punojnë me arsimin fillor, gjegjësisht me nxënësit e klasave 1-5. Pjesëmarrësit kanë falënderuar SBASHK-un për gjithë angazhimet e suksesshme edhe për këtë trajnim, që do të jetë ndihmesë e madhe për gjithë të punësuarit në arsimin fillor.
Po ashtu në kuadër të këtij aktiviteti këtë të shtunë është rifilluar edhe me trajnimin shumë të rëndësishme "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Pjesëmarrësit e këtij trajnimi njohuri për programet kompjuterike do të marrin nga trajneri Gëzim Berisha. Ky trajnim do të zhvillohet me prani fizike, pra në ambientet shkollore dhe pas çdo moduli pjesëmarrësit do të dëshmojnë njohuritë e arritura duke u testuar.
Shtatë grupet që kanë nisur me trajnimet vikendin e kaluar do të përfundojnë këtë aktivitet të dielën e 25 prillit, kurse grupet që kanë nisur këtë aktivitet në këtë vikend do të vazhdojnë me angazhimet edhe në vikendin e radhës.

Mbledhja e radhës me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve

Detyra konkrete për rrjedhën e mbarë të aktiviteteve sindikale

 

Prishtinë, 22.04.2021

176963273 141955087883021 2243198393432742411 nSBASHK vazhdon me komunikimin e vazhdueshëm dhe me takimet e rregullta me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve duke debatuar për detyrat konkrete me qëllim të rrjedhës së mbarë të aktiviteteve sindikale në nivelin komunal dhe atë qendror.
Një atmosferë pune e përkushtimi ishte edhe në takimin e radhës në mbrëmjen e 21 prillit. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka informuar pjesëmarrësit për situatën aktuale në arsim, për angazhimet e stafit qendror dhe për takimet dhe komunikimin me institucionet qendrore. Pas kësaj kryetari Jasharaj ka kujtuar kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve që të bëjnë planifikime konkrete me qëllim që aktivitetet e parapara të realizohen në përpikëri e duke respektuar afatet kohore. Duke folur për aktivitetet konkrete e aktuale Jasharaj është ndalur edhe te trajnimet duke theksuar se vërehet një interesim i madh i anëtarësisë për pjesëmarrje në këtë aktivitet duke përgëzuar koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafin qendror për angazhim të jashtëzakonshëm me qëllim të organizimit në nivel të trajnimeve dhe rrjedhës së mbarë të tyre. Kryetarët e nivelit komunal sindikal janë informuar lidhur me këtë aktivitet nga koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i cili ka treguar se janë duke u bërë gjithë angazhimet me qëllim të realizimit të suksesshëm të trajnimeve për sa më shumë grupe të punëtorëve arsimor dhe se kërkesat janë të shumta për secilin trajnim të licencuar. Ai ka kujtuar pjesëmarrësit se listat e pjesëmarrësve duhet të vijnë në SBASHK vetëm përmes tyre dhe duhet të kenë të gjitha shënimet e duhura të pjesëmarrësve. Koordinatori ka apeluar të kryetarët e nivelit komunal sindikal që të kyçen gjatë trajnimeve për të kontribuar në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.mrma
Duke bashkëbiseduar për angazhime të tjera është marrë vendim që kryetarët e nivelit komunal sindikal që tani të takohen me Drejtoritë arsimore dhe t'ua kujtojnë atyre pikat 8 dhe 9 të nenit 11 të Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës, të cilat saktësojnë se kryetarët e nivelit komunal sindikal do të punojnë gjysmë norme në arsim e do të marrin pagë të plotë. Kjo bëhet me qëllim të ushtrimit të funksionit sindikal. Po ashtu edhe kryetarët e shoqatave sindikale do të kenë normën javore prej 18 orësh, me qëllim që 2 orë në javë t'i kenë në dispozicion për aktivitete sindikale. Ata do të marrin pagë të plotë.
Në këtë takim është biseduar edhe për pikën 7 të Vendimit të Qeverisë së Kosovës e që ka të bëj me obligimin e institucioneve që të lirojnë nga obligimi për paraqitje në vendet e punës të punëtoreve shtatzëna si masë mbrojtëse nga Covid 19. SBASHK-u me kohë ka komunikuar për këtë çështje me Ministren Nagavci dhe pastaj edhe publikisht e përmes medieve ka kërkuar që kjo të zbatohet edhe në sektorin e arsimit. Po ashtu është biseduar edhe për vendimin e MASHTI-t lidhur me organizimin e mësimit plotësues në institucionet arsimore të Kosovës me qëllim që të punohet me nxënësit që nuk kanë mundur të jenë vazhdimisht pjesë e procesit mësimor nga larg. U vendos që të shihet fillimisht se si po organizohet ky aktivitet dhe sa do të jetë ngarkesa shtesë për punëtorët arsimor e pastaj edhe do të veprohet sipas situatës aktuale.
Pjesëmarrësit kanë përgëzuar stafin qendror për angazhimet dhe janë pajtuar që të vazhdohet me komunikimin dhe takimet e rregullta e të shpeshta me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe veprimeve me kohë e në bazë të kërkesave që sjell situata aktuale.

SBASHK ka rinisur me një aktivitet të rëndësishëm për anëtarësinë

Tetë grupe të mësimdhënësve filluan me trajnimet të shtunën e 17 prillit

 

Prishtinë,17.04.2021
arberieI dëshmuar nëpër vite me aktivitete të shumta në shërbim të anëtarësisë, SBASHK-u, krahas shumë aktiviteteve, rëndësi të veçantë është duke i kushtuar edhe organizimit dhe rrjedhës së mbarë të trajnimeve të licencuara nga Këshilli Shtetëror i Licencimit të Mësimdhënësve. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror e në bashkëpunim me kryetarët e nivelit komunal sindikal kanë bërë gjithë përgatitjet duke bërë të mundur që në të shtunën e 17 prillit të riniset ky aktivitet domethënës e i rëndësishëm për anëtarësinë e SBASHK-ut.
Kështu këtë të shtunë kanë filluar me trajnimet katërditore koleget e kolegët tanë në trajnimet "Udhëheqje dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerët Dr. Hysen Sogojeva e Arberina Hajzeri, në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive te dialogut social" me trajnerët Blendor Shatri e Skënder Gashi. Po ashtu kolegët tanë nga Kosova sot kanë nisur këtë aktivitet në dy grupe të ndara në trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për arsimin fillor dhe të mesëm me trajnerët Pranvera Haziri e Mentor Mani, kurse dy grupe të tjera janë pjesë e trajnimit "Edukim medial dhe roli i tij ne zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerët Blerta Blakaj e Faton Ismajli.hyseni
Këto grupe të trajnimeve kanë nisur me aktivitetin në orën 9, në dallim kohor prej 10 minutash nga njëri tjetri, me qëllim të kyçjes dhe bashkëbisedës me pjesëmarrësit të kryetarit Rrahman Jasharaj dhe koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Kjo ka mundësuar që kryetari Jasharaj dhe koordinatori Ymeri të bashkëbisedojnë me pjesëmarrësit e secilit grup të trajnimeve. Kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar trajnerët dhe angazhimin dhe ka shprehur respekt për angazhimin e përkushtimin e koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafit qendror për organizimin dhe rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti. Jasharaj ka përgëzuar edhe pjesëmarrësit për angazhimin e përkushtimin në shërbim të misionit të shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave kë to kohë e rrethana të vështirësuara nga pandemia. Ai ka apeluar që të vazhdojmë angazhim e përkushtim në shërbim të arsimit me qëllim që të realizohet misioni ynë për rrjedhën e mbarë dhe përfundimin me sukses të këtij viti mësimor. 

pranvera

Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë detaje lidhur me rrjedhën e trajnimeve për të bashkëbiseduar pastaj me trajnerët Hysen Sogojeva, Arberina Hajzeri, Blendor Shatri, Skënder Gashi, Pranvera Haziri, Mentor Mani, Blerta Blakaj dhe Faton Ismajli dhe me pjesëmarrësit e këtyre tetë trajnimeve lidhur me rregullat dhe rrjedhën e trajnimit duke saktësuar se pjesëmarrësit duhet të jenë të angazhuar dhe të pranishëm gjatë gjithë kohës sa zgjasin trajnimet. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe të dielën e këtij vikendi për të vazhduar edhe në dy ditët e vikendit të radhës.mentor

Ministrja Nagavci vizitoi SBASHK-un

U bashkëbisedua për situatën aktuale në arsim

 

Prishtinë,13.04.2021
IMG 0012Ministrja e MASHTI-it Arbërie Nagavci me anëtarë të Kabinetit të saj ka vizituar SBASHK-un duke dëshmuar kështu gatishmërinë për bashkëpunim dhe angazhime të përbashkëta në përballje me sfidat e shumta që ka sjellë pandemia në tërë sektorin e arsimit.
Takimi ka kaluar në formë të bashkëbisedës duke analizuar situatën aktuale në arsim dhe nevojën që MASHTI, SBASHK-u , por edhe palët tjera të unifikojnë përpjekjet për rrjedhë sa më të mbarë të procesit arsimor.
Ministrja Nagavci është shprehur se me këtë vizitë edhe njëherë dëshmon respektin e lartë që ka për punëtorët e arsimit dhe për kontributin e tyre me vlerë nëpër vite e dekada. Ajo pastaj ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me fillimin e procesit mësimor pas pushimit pranveror, për sfidat aktuale që po përcjellin sistemin e arsimit dhe për angazhimet konkrete e të përbashkëta që duhen bërë me qëllim të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor. Të dy palët janë pajtuar se është i qëlluar vendimi që filloristët të vazhdojnë procesin mësimor në institucionet arsimore duke shpresuar se situata me pandeminë do të përmirësohet për t'u krijuar kështu kushtet që edhe nivelet tjera të Arsimit Parauniversitar të kthehen në shkollat e tyre. Në këtë kuadër është biseduar edhe për kërkesën e SBASHK-ut që punëtoret e arsimit të kenë prioritet për vaksinimin. Ministrja është shprehur se do të bëhen gjithë angazhimet dhe të fillohet me vaksinimin e punëtorëve arsimor që kanë më shumë nevojë e pastaj të vazhdohet edhe me gjithë të tjetër varësisht nga arritja e kontingjenteve me vaksina.IMG 0013
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është shprehur se ndjehen të nderuar me këtë vizitë dhe se Ministrja do ta ketë gjithë përkrahjen e punëtorëve të arsimit në angazhimet në shërbim të arsimit me qëllim të arritjeve sa më të mëdha në këto kohë pandemie , kur janë shtuar dukshëm sfidat , të cilat punëtorët e arsimit me angazhime maksimale po i tejkalojnë dhe po dëshmohen me punë e përkushtim.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarja Vlora Rexhepi Berisha kanë informuar Ministren Nagavci lidhur me aktivitetet që po zhvillohen nga SBASHK –u për të ndihmuar punëtorët e arsimit në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë.
Të dy palët janë pajtuar që gjithë çështjet e ngritura të zgjidhën përmes dialogut dhe me përpjekje të përbashkëta.

Një trajnim i ri i SBASHK-ut u aprovua nga KSHLM-ja

Me një aktivitet të veçantë u përgatiten kuadro për këtë trajnim

 

Prishtinë, 12.04.2021
trrStafi qendror i SBASHK-ut është duke zhvilluar përgatitje për rifillimin e organizimit të trajnimeve. Deri tani ky aktivitet është zhvilluar për trajnimet: "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" dhe "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" dhe falë përkushtimit të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, stafit qendror dhe koordinimit të mirë të angazhimeve me kryetarët e nivelit komunal sindikal janë shënuar rezultate të larta duke u përmbushur objektivi i përcaktuar nga Këshilli Drejtues për përfshirjen në trajnime të 20 % të punëtorëve arsimor.22
Stafi qendror nuk është ndalur me kaq, po në bashkëpunim me një grup mësimdhënësish entuziastë ka përgatitur materiale për një trajnim të ri duke e dërguar atë në KSHLM dhe pas marrjes së aprovimit nga ky organ këshillëdhënës i MASHTI-it është zhvilluar një aktivitet i veçantë i SBASHK-ut në përgatitjen e kuadrove që do të angazhohen në cilësinë e trajnerëve për organizimin e trajnimit "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore".
Ky aktivitet është mbajtur për katër ditë me radhë dhe në të kanë marrë pjesë mësues nga pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilët kanë përforcuar njohuritë dhe janë përgatitur që të udhëheqin këtë trajnim me kolegët e tyre kudo në Kosovë. Për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti të veçantë janë përkujdesur trajnerët me përvojë prof. dr. Atdhe Hykolli, porf.dr. Hysen Sogojeva dhe koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK , Ymer Ymeri. Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe kryetari i Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, prof. Osman Beka.trNë hapje të këtij aktiviteti të veçantë kryetari i SBASHK-ut ka falënderuar z. Beka për angazhimin dhe praninë në këtë aktivitet e pastaj ka shprehur respekt për prof. dr. Atdhe Hykolli, prof.dr. Hysen Sogojeva dhe për koordinatorin për organizim të brendshëm në SBASHK , Ymer Ymeri të cilët do të angazhohen maksimalisht që ky aktivitet të ketë rrjedhë të mbarë e të arrij objektivat e caktuara.
Kryetari i Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, prof. Osman Beka është shprehur i lumtur që është pjesë e këtij aktiviteti të qëlluar duke lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe të ngritjes së cilësisë në arsim. Ai pastaj ka dhënë këshilla me vlerë lidhur me mënyrën e realizimit sa më funksional të këtij aktiviteti.Koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK , Ymer Ymeri u ka treguar trajnerëve të ardhshëm për detyrat konkrete që duhet kryer me kujdes e përkushtim gjatë organizimit dhe mbajtjes së këtij trajnimi me kolegët kudo në Kosovë .
Pas kësaj ka nisur ky aktivitet dhe është për t'u lavdëruar përkushtimi dhe njohuritë e treguara të pjesëmarrësve. Ata kanë tejkaluar orarin e paraparë të trajnimit duke punuar e duke angazhuar gjatë gjithë ditës me prezantimet dhe shpalosjen e programit të këtij trajnimi që u dedikohet mësimdhënësve të nderuar të arsimit fillor.

ttr


Një mysafir i nderuar i këtij aktiviteti
Teksa ishin në vlugun e angazhimeve e debateve lidhur me trajnimin dhe mundësisë që ky aktivitet të jetë sa më atraktiv, pjesëmarrësit janë ndier mirë kur ata i ka vizituar ambasadori i Kosovës në Shqipëri, shkëlqesia e tij, Nait Hasani. Ambasadori Hasani është shprehur se e njeh mirë aktivitetin e SBASHK-ut dhe se është angazhuar shumë e bashkë me ta edhe lidhur me Ligjin e pagave, i cili ligj, siç tha ai, fatkeqësisht nuk gjen ende zbatim nga shkaku se Kushtetuesja vendosi ashtu. Ai po ashtu përgëzoi SBASHK-un për këtë aktivitet dhe për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim. Ambasadori qëndroi për një kohë me pjesëmarrësit duke përcjellë me kujdes angazhimet e tyre në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti.nhasani

SBASHK u takua me Ministrin e Shëndetësisë z.Vitia

6.4.21Prishtinë, 06.04.2021

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, janë pritur sot në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë nga Ministri Arben Vitia. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përgëzuar Ministrin Vitia për detyrën ne emër të të gjithë të punësuarve në arsim dhe janë shprehur se do të respektojnë vendimet e institucioneve të shëndetësisë sepse primare për të gjithë është shëndeti i nxënësve dhe punëtorëve të arsimit.
Ata kanë treguar se do të bëjnë gjithë angazhimet që java e mësimit online të jetë sa më e suksesshme duke uruar që situata të krijohet për tu kthyer ne institucionet arsimore.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë ngritur edhe çështjen që punëtorët e arsimit të jenë prioritet për vaksinonim duke thënë se këtë nuk po e bëjnë për të qenë të privilegjuar por që të jenë të mbrojtur dhe që kështu të krijohen kushte që mësimi të zhvillohet nëpër shkolla.
Ministri Vitia ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe është shprehur se vendimi për shkollat ishte i vështirë porse është bërë me qëllim që të kemi zbritje të numrit të të prekurve dhe se versioni britanik i Covid-19 po prek më shumë të rinjtë dhe ka shpërndarje më të shpejt.
Nëse masat i respektojmë të gjithë kemi shpresa se pas 18 prillit do të kemi kthim në shkolla por e tëra varet nga situata në të cilën do ndodhemi.
Ai është deklaruar se pritet të arrijnë kontingjente të reja të vaksinës dhe që punëtorët arsimor do të jenë të përfshirë në vaksinonim në etapën e dytë.

Falënderojmë Qeverinë shqiptare, presim takim me Ministrin Vitia

Prishtinë, 01.04.2021

logoSBASHK –u i ishte drejtuar me apel publik Qeverisë së kaluar të Kosovës që me rastin e fillimit të procesit të vaksinimit ta kenë prioritet sektorin e arsimit duke ofruar edhe argumentet e bazuara për këtë kërkesë. Po ashtu SBASHK-u më 29 mars i është drejtuar me shkresë Ministrit Vitia duke kërkuar një takim me të.
Duke sqaruar arsyen e takimit SBASHK-u i kishte cekur në shkresën drejtuar Ministrit Vitia se : "Në këtë takim do të bashkëbisedonim për gjendjen aktuale në arsim dhe në rrethanat e krijuara nga pandemia dhe për mundësinë që punëtorët arsimor të jenë të përfshirë në listën prioritare për vaksinim. Këtë kërkesë nuk po e bëjmë që të jemi të privilegjuar , por sektori i arsimit është nga më të prekurit nga Covid 19 dhe prandaj vaksinimi me prioritet i punëtorëve të këtij sektori do të krijonte siguri dhe mundësi reale që viti shkollor të vazhdonte nëpër institucionet arsimore , ashtu si është kërkesë dhe dëshirë e arsyeshme e institucioneve, SBASHK-ut dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi".
SBASHK-u është në pritje të këtij takimi për të bashkëbiseduar për këtë çështje dhe për të marrë informacione nga dora e parë edhe lidhur me deklaratën , që mediet e Kosovës e kanë bërë publike, të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për gatishmërinë e shtetit shqiptar, që pasi ka bërë vaksinimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve shëndetësor të Kosovës, të ndihmojë edhe në vaksinimin e punëtorëve në sektorin e arsimit të shtetit tonë.
SBASHK falënderon Qeverinë shqiptare për vullnetin e treguar dhe pret me të drejt nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit të Kosovës , që të dalin me një deklarim zyrtar dhe me një plan konkret se si do të realizohet aktiviteti i vaksinimit të punëtorëve arsimor, aktivet ky që nuk do të jetë edhe i lehtë për t'u realizuar pasi që sektori i arsimit ka numër të madh të të punësuareve.

Konferencë tematike e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE)

Arsimi në Evropë nga rezistenca në rimëkëmbje

Prishtinë, 31.03.2021
47Duke e parë se pandemia ka krijuar rrethana të reja dhe ka vështirësuar shumë rrjedhën e procesit arsimor kudo në shtetet e Evropës, Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës ka krijuar një agjendë të re të aktiviteteve duke organizuar takime, tryeza e Konferenca të shumta me tema aktuale nga arsimi me qëllim të mbështetjes dhe mobilizimit të vazhdueshëm të 11 milionë anëtarëve për të rezistuar e qëndruar karshi vështirësive e sfidave dhe për të bashkëbiseduar e bartur ide për rimëkëmbjen e arsimit në këtë situatë të re e tepër të vështirë. Në kuadër të këtij angazhimi u organizua më 31 mars edhe një Konferencë tematike nga larg, pjesë e të cilës ishin edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, Ymer Ymeri e Vlora Rexhepi Berisha.2
Në hapje të kësaj Konference me temën kyçe "Arsimi në Evropë nga rezistenca në rimëkëmbje: Investimet, Reformat, Privatizimi dhe Marrëdhëniet industriale " kryetari i ETUCE Lary Flanagan dhe drejtorja e përgjithshme Suzan Flocken kanë përshëndetur pjesëmarrësit dhe kanë përgëzuar punëtorët arsimor kudo në Evropë për punën, angazhimin dhe përkushtimin në procesin arsimor, që po përcillet me shumë sfida, por siç u tha, ata po rezistojnë kundër vështirësive dhe po bëjnë edhe të pamundurën në realizimin e misionit të tyre. Ata pastaj kanë treguar për gjendjen në arsim kudo në Evropë duke u ndalur te angazhimet e punëtorëve arsimor në situatën e re dhe duke përmendur shumë sfida, të cilat, siç thanë, tejkalohen më lehtë falë bashkëpunimit, mbështetjes dhe këmbimit të përvojave.
45Pikërisht për këtë, panelistët kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit duke u ndalur te momentet aktuale dhe duke ngritur çështje të gjithëpërfshirjës, që është sfidë nga më të vështirat dhe duke dhënë ide se si duhet rimëkëmbur sistemet arsimore gjatë pandemisë e sidomos pas saj. Pjesëmarrësit kanë përgëzuar stafin qendror të ETUCE-s për gjithë përkushtimin dhe panelistët për kontributin e dhënë në këtë Konferencë duke u pajtuar se duhet vazhduar komunikimin dhe takimet tematike me qëllim që të krijohet një front i përbashkët i angazhimeve nga të gjithë punëtorët arsimor kudo në Evropë.10

SBASHK u takua me Ministren e MASHTI-it Arbërie Nagavci

Prishtinë, 26.03.2021

masht sbashkKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u takuan sot me Ministren e MASHTI-it , Arbërie Nagavci për ta përgëzuar për detyrën dhe për t'i shprehur përkrahje në angazhimet në shërbim të arsimit.
Ministrja Nagavci ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për vizitën dhe përgëzimet, ka shpalosur shkurtimisht planin e angazhimeve dhe është shprehur e gatshme për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit, ngritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve të punës në institucionet arsimore. SBASHK –u i premtoi mbështetje në këto angazhime dhe u zotua se do të japin kontributin maksimal në kuadër të kompetencave që ka.
Të dy palët u pajtuan që në takimin e radhës të bashkëbisedojnë për çështje konkrete dhe të angazhohen bashkërisht për realizimin e tyre.

Ma artikuj...

  1. Sindikatat e arsimit nga e tërë bota bashkëbisedojnë për situatën aktuale në arsim
  2. Viti 2021, vit zgjedhor në SBASHK
  3. Takimi i 13 marsit me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  4. SBASHK me aktivitete të shumta kujton dhe uron ditën e madhe të mësuesit
  5. Takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  6. Komiteti Evropian i Sindikatave për Arsim (ETUCE) i drejtohet Hotit e Likajt
  7. Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës mbështet kërkesat e SBASHK-ut
  8. Trajnimi i programeve kompjuterike edhe për kolegët në Mitrovicë
  9. U mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues
  10. SBASHK vazhdon t’i përgjigjet vullnetit të anëtarësisë nga e tërë Kosova
  11. SBASHK realizon kërkesën e kolegëve nga Lipjani e Malisheva
  12. SBASHK vazhdon me aktivitetin e trajnimeve edhe në vitin 2021
  13. SBASHK u takua me deputeten dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar të AAK-së
  14. Vazhdojnë me trajnimet edhe në ditët e fundit të këtij viti
  15. Takime përmbyllëse të Kryesisë dhe Këshillit Drejtues te SBASHK-ut
  16. Dy grupe përfunduan trajnimet e nisura vikendin e kaluar
  17. Takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe Universiteteve
  18. Përfunduan me sukses trajnimet e filluara në vikendin e kaluar
  19. Pesë grupe mësimdhënësish filluan trajnimet të shtunën e 12 dhjetorit
  20. Konferenca zgjedhore e Sindikatave të Arsimit të Evropës
  21. SBASHK- Në kalendarin për këtë vit shkollor e hëna është ditë pushimi
  22. Po përmbyllën me sukses trajnimet filluara me 14 nëntor
  23. Entuziazëm e përkushtim drejt arritjeve të reja
  24. Ka përfunduar me sukses trajnimi për tri grupe të mësimdhënësve
  25. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Ministrin Likaj
  26. SBASHK vazhdon të realizojë kërkesat e mësimdhënësve për trajnime
  27. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari
  28. Përfaqësuesit e SBASHK-ut u takuan me rektorin prof.dr. Naser Sahiti
  29. Vendimi i Qeverisë për aprovimin e master planit si dhe master plani i aprovuar për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie 2020-2021 në Republikën e Kosovës
  30. SBASHK në përgatitje të Planit të ri strategjik
  31. SBASHK vizitoi Drejtorinë e Arsimit të Mitrovicës
  32. Mësuesit nga e tërë bota sot bashkërisht po festojnë ditën e tyre
  33. SBASHK-u shënon 5 Tetorin-Ditën Botërore të Mësuesit
  34. Edhe dy grupe trajnimi nga larg me kolegët tanë
  35. SBASHK uron për fillimin e vitit të ri akademik
  36. SBASHK-u nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me SHSPZAP
  37. Në kuadër të komunikimit dhe takimeve të rregullta SBASHK – MASH
  38. Dita Botërore e Mësuesve - Bashkohuni me 5 tetor 2020
  39. SBASHK vazhdon të realizojë kërkesat e anëtarësisë
  40. SBASHK për Strategjinë që zgjedh e jo që shton problemet në arsim
  41. Përfundojnë me sukses trajnimet e filluara të enjten
  42. SBASHK vazhdon me realizimin e kërkesave të anëtarësisë
  43. SBASHK- Institucionet mos ta lexojnë gabimisht përkushtimin tonë
  44. SBASHK uron nxënësit edhe punëtorët e arsimit
  45. Kanë përfunduar me sukses trajnimet që filluan të mërkurën
  46. SBASHK detyra e kërkesa konkrete për rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor
  47. Kërkesa të shumta për pjesëmarrje në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut
  48. Ministri Likaj dhe kryetari i SBASHK-ut vizituan disa shkolla të Obiliqit
  49. Ministri Likaj dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut biseduan për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor
  50. SBASHK-u vizitoi DKA-në e Prishtinës

Butoni posht