Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Aktivitete të SBASHK-ut edhe në vikendin e 18 shtatorit

Grupe të reja në trajnime dhe vlerësim i arritjeve në programet kompjuterike

Prishtinë,18.09.2021
AHIREETKoordinatori për organizim t brendshëm në SBASHK Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror e në bashkëpunim me kryetarët e nivelit komunal sindikal vazhdojnë angazhimet duke realizuar kërkesat e anëtarësisë për organizimin e trajnimeve dhe për rrjedhën e mbarë të tyre.
Kështu ishte edhe në vikendin e 18 shatorit kur kolegët tanë të udhëhequr nga trajnerët Ahiret Mehmeti e Lutfije Ibrahimi kanë nisur mbarë me trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore", ndërsa të hënën e 20 shtatorit fillohet në Ferizaj e Fushë Kosovë me trajnimin e licencuar rishtazi "Roli i mësimdhënësve për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme të punës" me trajneret Besiana Rexhepi, Mervete Ramiqi e Bukurie Krasniqi.
Me pjesëmarrësit e dy trajnimeve të filluara sot kanë bashkëbiseduar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit për vullnetin e shprehur për pjesëmarrje në këtë aktivitet duke u shprehur se tani më SBASHK ka 8 trajnime të licencuara dhe se i gjithë ky aktivitet po ka rrjedhë të mbarë falë angazhimit të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, stafit qendror dhe koordinimit të mirë me kryetarët e nivelit komunal sindikal. Ai ka përgëzuar edhe trajnerin Ahiret Mehmeti dhe trajneren Lutfie Ibrahimi duke u shprehur se ata , si në të kaluarën , edhe tani do të jenë të angazhuar e përkushtuar me qëllim që në tërësi të arrihen objektivat dhe në këtë mënyrë pjesëmarrësit të arrin njohuri të duhura , që do të imlementojnë në shërbim të arritjeve edhe më të mëdha në procesin edukativ e arsimor. Koordinatori Ymer Ymeri u ka dhënë detaje lidhur me trajnimin dhe u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve.drenasii
Teksa trajnimet po vazhdojnë me rrjedhë të mbarë koordinatori për organizim të brendshëm bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala e zyrtaren Vlora Rexhepi Berisha janë duke realizuar në tërësi kërkesat e trajnimit "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", që parashohin që pas çdo moduli të përfunduar pjesëmarrësit të dëshmojnë arritjet dhe njohuritë e fituara përmes testitit të njohurive . Ky aktivitet të premten është zhvilluar me koleget e kolegët tanë nga Lipjani, kurse sot njohuritë e arritjet i dëshmuan kolegët e koleget nga Komuna e Drenasit.

Në Drenas trajnime për programet kompjuterike në mësimdhënie

Respekt për SBASHK-un, përkushtim për njohuri të reja

Prishtinë,16.09.2021
242056657 3042163412734021 1528777408006165454 nDuke respektuar vullnetin e kolegeve e kolegëve tanë nga komuna e Drenasit për pjesëmarrje në trajnime , koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror e në koordinim me kryetarin e sindikatës për këtë komunë Ilaz Dervishi kanë bërë gjithë përgatitjet për rrjedhë të mbarë të trajnimit "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Grupi i parë i mësimdhënësve nga kjo komunë kanë nisur para pak ditësh këtë trajnim të udhëhequr nga trajneri Fejzulla Berisha. Trajnimi po mbahet me prani fizike në ambientet e Gjimnazit "Gjergj Kastrioti – Skënderbeu". Duke respektuar në përpikëri rekomandimet dhe vendimet e institucioneve ndaj Covid, kolegët nga kjo komunë janë ndarë edhe në dy grupe të tjera , të cilat kanë nisur këtë aktivitet të enjten e 16 shtatorit në ambientet e shkollës "Fehmi Lladrovci" dhe të shkollësë "Halil Bajraktari".
Në fillimet e këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë kyçur veç e veç me të dy grupet për të bashkëbiseduar e për t'u përgjigjur në pyetjet e tyre.242014987 4349217568488086 936107667685419638 n
Kryetari Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit duke i përgëzuar për vullnetin që të marrin në këto aktivitete që SBASHK i ka licencuar me qëllim që anëtarësia të marrë njohuri për temat e caktuara e për t'i vënë në shërbim të procesit mësimor dhe që të arrijnë numër sa më të madh të orëve të kërkuara të trajnimit lidhur me licencimin dhe gradimet. Jasharaj ka përgëzuar trajnerët Fejzulla Gruda, Valmire Mehmeti Kastrati e Nexhmedin Gruda për angazhimin maksimal në rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti dhe kryetarin e sindikatës për këtë komunë Ilaz Dervishi për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë. Kryetari i SBASHK-ut ka shprehur respekt të veçantë për koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafin qendror, që përveç angazhimeve të shumta në detyrat e përditshme sindikale, po angazhohen shumë e pa u ndalur për organizimin sa më të mirë të gjithë trajnimeve me koleget e kolegët tanë nga gjithë Kosova.
Koordinatori Ymeri u ka dhënë shpjegime pjesëmarrësve për rrjedhën e mbarë të këtij trajnimi duke apeluar të ta që të angazhohen maksimalisht ngase me të përfunduar të moduleve do të dëshmojnë njohuritë e fituara përmes testit për secilin modul.

Aktivitete tё SBASHK-ut nё shёrbim tё antarёsisё nё vikendin e 11 shtatorit

Trajnime nё bazё tё kёrkesёs sё mёsimdhёnёsve

Prishtinё 11.09.2021

241688631 970259973521753 2377630716930728359 nAktivitetet e SBASHK-ut nё shёrbim tё anёtarёsisё nё vikendin e 11 shtatorit kanё vazhduar me shtatё grupe tё trajnimeve tё licencuara tё Sbashkut. Nё trajnime janё pёrfshirё njё numёr i madh i puntorёve tё arsimit tё cilёt kanё bёrё kёrkesё pёrmes kryetarёve tё sindikatave tё niveleve komunale pёr ti ndjekur kёto trajnime. Kordinatori pёr organizim tё brendshёm Ymer Ymeri bashkё me stafin qёndror pasi kanё pranuar kёrkesat nga mёsimdhёnёsit pёr trajnime janё angazhuar dhe kanё organizuar mbajtjen e kёtyre trajnimeve pёrgjatё kёtij vikendi pёr tё vazhduar edhe tё hёnёn dhe tё martёn.
Kёtё vikend ёshtё duke u mbajtur me tri grupe trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneren Esengul Dinovci e cila mban trajnim me mёsimdhёnёsit e komunitetit turk nga Prizreni, trajnerja Pranvera Haziri dhe Ahiret Mehmeti. Trajnimi "Edukimi dhe menaxhimi mjedisor nё arsimin parauniversitar" me dy grupe me trajnerin prof.dr.Hysen Sogojeva dhe trajnerin Agim Hasani. Trajnimi "Edukimi medial dhe roli i tij nё zhvillimin shoqёror dhe demokratik " me trajnerin prof.dr.Alban Zeneli. Trajnimi " Udhёheqja dhe planifikimi strategjik nё arsimin parauniversitar " me trajnerin prof.dr.Safet Beqiri.241738437 807159036604791 7811635196812136355 n
Nё trajnime tё cilat kanё filluar me dallim kohor 10 minuta janё kyqur edhe nёnkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala dhe kordinatori pёr organizim tё brendshёm Ymer Ymeri. Nёnkryetarja e Sbashk-ut Vjollca Shala nё emёr tё saj dhe nё emёr tё kryetarit tё SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe tё stafit tё SBASHK-ut ёka pёrshёndetur pjesmarrёsit nё trajnim dhe ka pёrgёzuar trajnerёt pёr mundёsinё dhe kohёn qё po gjejnё pёr mbajtjen e trajnimeve me puntorёt e arsimit me qёllim tё zhvillimit tё tyre professional dhe tё marrin certifikata me orё trajnimi qё atyre ju duhen pёr licencim. Kordinatori pёr organizim tё brendshёm i SBASHK-ut Ymer Ymeri ka pёrshёndetur pjesmarrёsit dhe ju ka dhёnё sqarime lidhur me rrjedhёn e mbarё tё trajnimit.

U mbajt Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kaçanikut

Përgëzime për angazhimet e arritjet në nivel komunal e qendror të SBASHK-ut

Prishtinë, 09.09.2021
kacanikkNë ambientet e Gjimnazit "Skënderbeu" të Kaçanikut, që shquhet për arritje të larta në arsimimin dhe edukimin e brezave të kësaj ane, është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë. Kryetari i këtij Kuvendi Fevzi Bunjaku në hapje të takimit zgjedhor, ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe nënkryetarin e BSPK-së, prof. dr. Atdhe Hykolli, i cili ka përcjellë përshëndetjet nga stafi qendror i kësaj Konfederate dhe është shprehur krenar me përkushtimin dhe arritjet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë, që është bërë siç tha ai, shembulli më i mirë i një organizimi të mirëfilltë sindikal.
Duke përshëndetur të pranishmit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka shprehur respekt meritor për kryetarin Bunjaku , kryesinë dhe veprimtarët tjerë sindikal nga kjo komunë për angazhimet e vazhdueshme në shërbim të anëtarësisë dhe realizimin e kërkesave të tyre."Jam ndjerë i nderuar e krenar që angazhohem bashkë me Fevziun ,me kryetarët tjerë të nivelit komunal e të Universiteteve në misionin tonë sindikal për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë. Falënderoj anëtarësinë kudo në Kosovë për unitetin dhe mbështetjen e vazhdueshme që na kanë dhënë në rrugëtimin për të realizimin e objektivave dhe detyrave që kanë dhënë organet udhëheqëse të SBASHK-ut. Jam krenar që ndodhemi në këtë institucion arsimor , i cili ka shënuar arritje të mëdha në edukimin e arsimimin e brezave", është shprehur Jasharaj. kaccaa
Pas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë sqarime lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor duke u përgjigjur edhe në pyetjet e pjesëmarrësve. Punimet Kuvendi i ka vazhduar me prezantimin nga kryetari Bunjaku të raportit të punës dhe atij financiar, të cilët janë aprovuar nga pjesëmarrësit e këtij Kuvendi , të cilët kanë shprehur përgëzime për angazhimet e arritjet në nivel komunal e qendror të SBASHK-ut . Në pjesën e dytë të punimeve të këtij Kuvendi është filluar me procesin zgjedhor, që është mbajtur përmes votës së fshehtë në garën mes dy e më shumë kandidatëve për secilin funksion sindikal. Ky Kuvend duke vlerësuar e çmuar angazhimin dhe kontributin e kryetarit Bunjaku i ka dhënë besimin edhe për një mandat, ndërsa nënkryetare është zgjedhur Ester Mjaki. Po ashtu me votën e fshehtë e në një garë mes shumë kandidatëve janë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së këtij Kuvendi, delegatët për Kongresin e SBASHK-ut, anëtarët e Komisionit mbikëqyrës dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut nga kjo komunë.
Kryetari Fevzi Bunjkau duke iu falënderuar anëtarëve të këtij Kuvendi është shprehur se edhe në ardhmen bashkë me kryesinë dhe gjithë koleget e kolegët do të angazhohen në realizimin e detyrave sindikale të sigurt se do ta kenë mbështetjen e plotë të stafit qendror dhe të gjithë anëtarësisë. Ai duke bërë publik mendimin e pjesëmarrësve dhe anëtarësisë ka thënë se ky Kuvend duke shprehur respekt meritor për punën dhe angazhimin e kryetarit Jasharaj e kandidon atë edhe për një mandat që të udhëheq SBASHK-un drejt arritjeve e sukseseve të reja.

Edhe një aktivitet i veçantë i SBASHK –ut

Shtohen përpjekjet për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rënda të punës

Prishtinë, 08.09.2021
241334559 2883482741901000 1343089602864905028 nDuke dhënë kontribut të lartë gjatë gjithë javës së aktiviteteve e përpjekjeve për parandalimin e braktisjes së shkollës dhe për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rënda të punës, SBASHK-u në koordinim e bashkëpunim me përfaqësuesen për Kosovën të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) kanë nisur me realizimin e idesë që një numër mësimdhënësish nga e tërë Kosova të përgatiten për punëtoritë e trajnimeve për t'u bërë trajnerë e për të shtrirë këtë aktivitet me kolegët e tyre nga gjithë shkollat e shtetit tonë. SBASHK-u ka shkuar tutje duke aplikuar në Këshillin Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve me trajnimin e kësaj natyre "Roli i mësimdhënësve në mbrojtjen e fëmijëve nga format e rënda të punës". Pasi ky trajnim është aprovuar nga KSHLM-ja, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror, duke bërë përgatitjet e për fillimin e realizimit të këtij trajnimi me mësimdhënës nga e tërë Kosova, ka organizuar një aktivitet të veçantë në sallën e Qendrës së studentëve me trajnerët, që do të jenë të angazhuar në këtë aktivitet me koleget e kolegët e tyre.
Në fillimet e këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar koleget e kolegët, që kanë kryer me sukses trajnimin për ta që është mbajtur për tri ditë me radhë në muajin qershor duke u shprehur i sigurt se ata do të jenë në nivel të lartë të detyrës në cilësinë e trajnerëve dhe do të bartin gjithë njohuritë e fituara për rolin i mësimdhënësve në mbrojtjen e fëmijëve nga format e rënda të punës te kolegët e tyre kudo në Kosovë, aq më tepër kur të gjithë të punësuarit në arsim ndejnë dhembje në rast se ndonjë nxënës nuk është i rregullt në mësim e aq më tepër ndjehen shumë të shqetësuar nëse vërejnë fëmijë duke kryer punë nga më të rëndat e që rrezikojnë shëndetin dhe personalitetin e tyre. Kryetari Jasharaj ka falënderuar nënkryetaren Vjollca Shala dhe zyrtaren Vlora Rexhepi Berisha që ishin të angazhuara për të përcjellë rrjedhën e trajnimit në qershor dhe ka shprehur respekt meritor për koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e stafin qendror, të cilët veç shumë angazhimeve në punët e aktivitetet përditshme sindikale, po angazhohen suksesshëm edhe në organizimin e trajnimeve, duke përmendur se SBASHK-u tani më ka 8 trajnimeve të licencuara dhe falë angazhimit e përkushtimit të koordinatorit dhe stafit janë mbajtur deri tani trajnimeve me mijëra mësimdhënës nga e tërë Kosova.
Pas kësaj nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala ka rikujtuar pjesë nga përmbajtja e këtij trajnimi duke kujtuar po ashtu për punën e përkushtimin që këta pjesëmarrës kishin treguar gjatë gjithë këtij aktiviteti.241564434 1049988769086613 4282584101424689109 n
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka treguar për të gjitha trajnimet e licencuara të SBASHK-ut, për rëndësinë e tyre dhe për përkushtimin e sindikatës sonë që mijëra punëtorë arsimor përmes këtij aktiviteti të marrin njohuri të reja, të shkëmbejnë ide për punën në arsim dhe të pajisen me certifikata duke arritur kështu numrin e kërkuar të orëve të trajnimit për licencat e punës dhe për të qenë të përgatitur për procesin e gradimeve. Koordinatori i Ymeri u ka treguar trajnerëve të ardhshëm të trajnimit "Roli i mësimdhënësve në mbrojtjen e fëmijëve nga format e rënda të punës" për detyrat konkrete dhe angazhimet që duhet bërë për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti . Ai u ka treguar pjesëmarrësve të këtij aktiviteti se në ditët në vijim në koordinim edhe me kryetarët e nivelit komunal do të krijohen grupet e para dhe do të niset edhe me këtë trajnim, që ka vlerë dhe domethënie të veçantë dhe dëshmon për edhe një përpjekje dhe kontribut me vlerë të SBASHK-ut në shërbim të arsimit.

Edhe në ditën e dytë të vikendit u vazhdua me trajnimet

Grupi me trajnerin Mehmeti ka filluar sot
Prishtinë, 05.09.2021
hhhnnTrajnimet "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar me trajnerin prof.dr. Hysen Sogojeva, "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Ramadan Gashi, pastaj trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneren Zahide Hamiti, trajnimi "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" me trajneren Pranvera Haziri dhe trajnimi me prezencë fizike në Drenas"Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerin Fejzullah Berisha kanë shënuar ditën e dytë të dielën e 5 shtatorit, ndërsa trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajnerin Ahiret Mehmeti ka filluar sot.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e anëtarë të tjerë të stafit qendror edhe sot janë kyçur me pjesëmarrës të të gjitha grupeve për të bashkëbiseduar me ta dhe për të parë rrjedhën e këtij aktiviteti.
Duke bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e trajnimit "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore", kryetari Jasharaj ka falënderuar trajnerin Ahiret Mehmeti për angazhimin e përkushtimin dhe ka përgëzuar koleget e kolegët pjesëmarrës në këtë trajnim për angazhimet dhe gatishmërinë për vitin e ri shkollor dhe për vullnetin që edhe në vikende të jenë pjesë e këtij aktiviteti, të cilin SBASHK-u e organizon në shërbim të anëtarësisë. Ai ka shprehur respekt meritor për koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafin qendror, të cilët, krahas shumë angazhimeve ditore në vendet e tyre të punës, po bëjnë angazhime të vazhdueshme edhe për organizimin dhe rrjedhën e mbarë të trajnimeve. hhhhhhnnKoordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u ka dhen sqarime pjesëmarrësve lidhur me pjesëmarrjen në trajnim e pastaj bashkërisht me kryetarin Jasharaj dhe zyrtaren për trajnime Albina Arifi e anëtarë të tjerë të stafit janë kyçur në të gjitha trajnimet për të parë nëse ka pyetje nga pjesëmarrësit e për të vërtetuar prezencën e tyre në këtë aktivitet.

Edhe në vikendin e 4 shtatorit me aktivitete në shërbim të anëtarëve

Trajnime në bazë të vullnetit të mësimdhënësve
Prishtinë, 04.09.2021
DJEEREdhe vikendi i 4 shtatorit i ka gjetur një numër të madh të punëtorëve të arsimit në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror kanë analizuar kërkesat e anëtarësisë, që kanë ardhur përmes kryetarëve të Kuvendeve sindikale të Arsimit Parauniversitar nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe pastaj kanë bërë gjithë përgatitjet e nevojshme për të nisur mbarë me trajnimet e radhës. Këtë vikend kanë nisur trajnimet "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin prof.dr. Hysen Sogojeva, "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Ramadan Gashi, pastaj trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneren Zahide Hamiti dhe trajnimi me prezencë fizike në Drenas"Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerin Fejzullah Berisha.DJEEEE
Në marrëveshje me pjesëmarrësit trajnimet "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" me trajneren - Pranvera Haziri dhe trajnimi "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajnerin Ahiret Mehmeti do të nis të dilelën, pra në ditën e dytë të këtij vikendi. Trajnimet e këtij vikendi kanë nisur me dallim kohor prej 15 minuta për të t'i dhënë mundësi kryetarit të SBASHK-ut dhe koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri që të kyçen e të bashkëbisedojnë me pjesëmarrësit për t'i përshëndetur ata, trajnerët dhe për t'u përgjigjur në pyetjet e tyre.
Kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar pjesëmarrësit duke komunikuar me ta veç e veç, sipas grupeve, dhe ka përgëzuar punëtorët e arsimit për përkushtimin e duke i falënderuar që kanë mbështetur apelin e SBASHK-ut për vaksinim dhe për gatishmërinë treguar lidhur me vitin e ri shkollor. Ai ka falënderuar edhe trajnerët për përkushtimin e vazhdueshëm në rrjedhën e mbarë të trajnimeve. Kryetari Jasharaj ka lavdëruar angazhimin e koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafin qendror, të cilët, krahas shumë angazhimeve në detyrat e përditshme sindikale, po japin kontribut me vlerë në organizimin e këtij aktiviteti të veçantë në shërbim të anëtarësisë. Këto grupe do të vazhdojnë me trajnimet edhe në ditët në vijim për të përmbushur objektivat e këtij aktiviteti.
Koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë sqarime lidhur me rrjedhën e mbarë të trajnimeve duke lavdëruar bashkëpunimin me kryetarët e nivelit komunal dhe me trajnerët.
ggggggggggggggggPo në këtë vikend në Malishevë kolegët tanë që kanë përcjellë trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" kanë hyrë në test për dëshmuar arritjet nga ky aktivitet. Ky aktivitet është zhvilluar nën mbikëqyrjen e nënkryetares Vjollca Shala dhe koordinatorit për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri .

Vazhdon agjenda zgjedhore në nivelin komunal

Burim Avdijaj u rizgjodh kryetar i Kuvendit të Arsimit Parauniversitar në Deçan

Prishtinë,04.09.2021
ddddddTë shtunën e 4 shtatorit është mbajtur Kuvendi zgjedhor për Arsimin Parauniversitar për komunën e Deçanit. Pjesëmarrësit janë gjendur në ambientet e Gjimnazit "Vëllezërit Frashëri" për të kryer procesin zgjedhor, për të debatuar për angazhimet në katër vitet e kaluar dhe për të propozuar ide për angazhimet në vijim.
Kryetari i këtij Kuvendi Burim Avdijaj në hapje të këtij takimi ka mbajtur një fjalë rasti duke përshëndetur e falënderuar për pjesëmarrje kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj , drejtorin e Drejtorisë për Arsim të Deçanit , Bekim Vishaj , zyrtarin ligjor në SBASHK , Blendor Shatri e duke falënderuar edhe drejtorinë e kësaj vatre arsimore për mikpritjen.
Në fjalën përshëndetëse kryetari Jasharaj ka përgëzuar gjithë kolegët në Deçan për angazhimin e unitetin, që treguan edhe në ditë të vështira e plot sfida të grevës, por edhe gjatë gjithë këtyre viteve. Ai ka lavdëruar edhe drejtorin e DK-së , z. Vshaj, i cili gjithmonë ka qenë korrekt në bashkëpunimin e sindikatën në nivel komunal.
Drejtori i DKA-së për këtë komunë, z, Vishaj ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtij takimi zgjedhor duke lavdëruar bashkëpunimin korrekt me sindikatën në nivel komunal, edhe atëherë kur kanë pasur qasje të ndryshme për çështjet aktuale, si tha ai. Ai ka përshëndetur kryetarin Jasharaj duke shtuar se ai është i mirëseardhur çdo herë në Deçan dhe se gëzon respekt meritor. Drejtori Vishaj i ka përcjellë pjesëmarrësve përshëndetjet nga kryetari i Deçanit z. Ramosaj. Pas kësaj kryetari i këtij Kuvendi Avdijaj ka prezantuar para pjesëmarrësve raportin e punës dhe atë financiar, të cilët njëzëri janë aprovuar nga pjesëmarrësit e këtij takimi.ddddddddd
Para se të kalohej në pjesën e dytë të këtij Kuvendi zgjedhor, zyrtai ligjor i SBASHK-ut, Blendor Shatri ka dhënë sqarimet e nevojshme lidhur me çështjet statutare që lidhën me procesin zgjedhor. Pas kësaj është kaluar në procesin zgjedhor dhe në garën mes dy e më shumë kandidatëve janë zgjedhor organet udhëheqëse të këtij kuvendi dhe përfaqësuesit e këtij kuvendi në Këshillin Drejtues dhe delegatët për Kongresin e radhës.
Pas numërimit të votave është konstatuar se kryetar është rizgjedhur Burim Avdijaj, ndërsa nënkryetare Mervedie Lulaj. Po ashtu përmes votës së fshehtë janë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë dhe përfaqësuesit tjerë në organet gjegjëse të SBASHK-ut nga kjo komunë.
Kryetari Avdijaj është falënderuar për besimin e dhënë duke premtuar se me kryesinë do të angazhohet edh enë të ardhmen për të zhvilluar aktivitete në shërbim të anëtarësisë, i bindur se, si deri tani, edhe në të ardhmen do ta ketë mbështetjen dhe përkrahjen e stafit qendror të SBASHK-ut.
Pjesëmarrësit e këtij Kuvendi duke vlerësuar lart angazhimin, përkushtimin dhe prezantimin dinjitoz të kërkesave të anëtarësisë për vite me radhë kanë propozuar që Rrahman Jasharaj të zgjedhet edhe për një mandat kryetar i SBASHK-ut.ddddddddddd

Filloi trajnimi i organizuar nga SBASHK në Qendrën e kompetencave në Malishevë

Respektim i plotë i masave mbrojtëse nga Covidi

Prishtinë, 29.08.2021
mmmmmmmmmmm11Teksa 6 grupe të trajnimit kanë shënuar ditën e dytë të dielën e 29 gushtit, një grup mësimdhënësish kanë nisur me trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" me trajnerin Albert Samadraxha. Vlen të theksohet se kërkesat ishin të madha për të marrë pjesë në këtë trajnim të veçantë, por duke respektuar në tërësi masat kundër Covid, koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri dhe stafi qendror në koordinim me kryetarin e Kuvendit të Arsimit të Arsimit Parauniversitar të Malishevës , Skënder Gashi kanë krijuar kushte për të nisur trajnimi me grupin parë. Në fillet e këtij aktiviteti me pjesëmarrësit kanë bashkëbiseduar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri për mes platformës gjegjëse. Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt meritor për angazhimet dhe përkushtimin në shërbim të anëtarësisë te kryetarit për Malishevën Skënder Gashi e po ashtu ka vlerësuar lart angazhimin e përkushtimin e kolegeve e kolegëve tanë në Malishevë e kudo në Kosovë në realizim të misionit të shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave edhe në këto kushte tepër të vështira krijuar nga pandemia. Në fund të fjalës përshëndetëse kryetari Jasharaj ka shprehur respekt për punën e përkushtimin e koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe gjithë stafit qendror, të cilët siç tha ai, krahas shumë angazhimeve të tjera në shërbim të anëtarësisë , janë duke bërë angazhime të mëdha edhe për organizimin dhe rrjedhën e mbarë të trajnimeve.
Koordinatori Ymeri pastaj ka dhënë sqarime lidhur me rrjedhën e mbarë të trajnimit dhe ka kujtuar pjesëmarrësit se duhet respektuar në tërësi masat e parapara nga institucionet lidhur me parandalimin e përhapjes së covid.
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar pr Malishevën Skënder Gashi, i cili gjendej bashkë me pjesëmarrësit në ambientet e Qendrës së kompetencave ka falënderuar kryetarin Jasharaj dhe koordinatorin Ymeri për kyçjen dhe bashkëbisedën me pjesëmarrësit dhe ka shprehur respekt meritor për ta dhe gjithë stafin qendror për angazhimet e vazhdueshme e të shumta në shërbim të anëtarësisë dhe i ka përgëzuar ata për arritjet e shumta.

SBASHK-u rifillon me mbajtjen e trajnimeve të licencuara

Mësimdhënësit në 7 grupe trajnimi sipas vullnetit të tyre

Prishtinë,28.08.2021

ssssss111Në kuadër të aktiviteteve të shumta në shërbim të anëtarësisë koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror kanë komunikuar me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe duke respektuar kërkesat e kolegeve e kolegëve tanë kanë rinisur me organizimin e trajnimeve të licencuara. Kështu të shtunën e 28 gushtit tri grupe mësimdhënësish janë përfshirë në trajnimin "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" me trajneret Lutfije Ibrahimi, Zahide Hamiti dhe Arberina Hajzeri .Mësimdhënës të tjerë po marrin pjesë e të ndarë në dy grupe në trajnimin "Edukimi dhe Menaxhimi Mjedisor ne Arsimin Parauniversitar"me trajnerët prof.dr. Hysen Sogojeva dhe prof. dr. Agim Hasani. Një grup tjetër i mësimdhënësve është angazhuar në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik", udhëhequr nga trajneri prof. dr. Alban Zeneli. Në kuadër të këtij aktiviteti në shërbim të anëtarësisë nesër fillojnë me trajnimin me prezencë fizike "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" një grup mësimdhënësish nga Malisheva me trajnerin Albert Samadraxha. Trajnimi do të vazhdojë edhe të dielën e 29 gushtit, por edhe në dy ditë të tjera sipas marrëveshjes së pjesëmarrësve me trajnerët dhe me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.ssssss33333
Në hapj të këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë kyçur dhe kanë bashkëbiseduar pjesëmarrës të secilit grupe veç e veç. Kryetari Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtyre aktiviteteve dhe i ka përgëzuar për gatishmërinë e treguar për fillimit të vitit të ri shkollor dhe për përgjigjën aq të madhe ndaj apelit të SBASHK-ut për vaksinim. "Përgjigja ndaj apelit tonë dhe gatishmëria për të nisur me vitin e i shkollor, edhe pse në kushte tepër të rënduara nga pandemia, tregon se punëtorët e arsimit, pra anëtarët e SBASHK-ut janë në krye të misionit të tyre të shenjtë në edukimin e brezave dhe unë jam ndjerë dhe ndjehem krenarë me anëtarësinë e SBASHK-ut. Na priftë e mbara bashkë e në SBASHK", është shprehur kryetari Jasharaj në bashkëbisedë me pjesëmarrësit e trajnimeve. Ai pastaj ka shprehur respekt të lartë për trajnerët duke thekuar se kolegët Lutfije Ibrahimi, Zahide Hamiti dhe Arberina Hajzeri kanë dhënë kontribut të lartë edhe në të kaluarën për rrjedhën e mbarë të trajnimit "Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore" .Kryetari Jasharaj ka falënderuar për gjithë përkushtimin duke shtuar se ndjehemi krenar që në ëtë aktivitet janë profesorët e nderuar Hysen Sogojeva e Alban Zeneli.Ai ka shprehur respekt meritor edhe për profesorin e nderuar nga Bujanovci i Kosovës Lindore Agim Hasani, i cili në cilësinë e trajnerit është bërë pjesë e këtij aktiviteti, por edhe ka dhënë kontribut të lartë që SBASHK të nis bashkëpunimin arsimor me kolegë e kolege nga atje.
sssss5555Është moment që duhet theksuar se pjesë e trajnimit "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" janë edhe disa kolegë e kolege nga shkollat e Bujanvicit, të cilët do të marrin njohuri të reja për imediate nga prof. dr. Alban Zeneli, por edhe do të bashkëbisedojnë e do të shkëmbejnë ide për procesin mësimor me kolegët e tyre nga Kosova.
Në bashkëbisedë me pjesëmarrësit e këtyre trajnimeve koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve lidhur me rrjedhën e trajnimit, por edhe pyetjeve që kishin të bënin me çështje sindikale. Ai po ashtu i ka informuarat se edhe SBASHK në vazhdimësi do të vazhdojë të organizoj trajnimet e licencuara në koordinim me kryetarët e nivelit komunal sindikal duke u bazuar në vullnetin dhe kërkesat e anëtarësisë.

SBASHK takim konsultativ me kryetarët e nivelit komunal e të Universiteteve

Me plot sfida e vështirësi do të jetë ky vit shkollor

Prishtinë, 26.08.2021
240446014 848642565793914 590306658388673525 nPër të vlerësuar nga afër përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, për të parë rrjedhën e vaksinimit të punëtorëve arsimor dhe për të caktuar detyrat konkrete, SBASHK ka mbajtur takim me kryetarët e sindikatës nga komunat e Kosovës dhe të Universiteteve.
Kryetarët kanë raportuar lidhur me përgatitjet e bëra në shkollat e komunave të tyre dhe lidhur me procesin e vaksinimit të punëtorëve arsimor.
Pjesëmarrësit në këtë takim janë shprehur se apeli i SBASHK-ut ka gjetur mbështetje te punëtorët e arsimit dhe se është shtuar vazhdimisht numri i të vaksinuarve për ta kaluar shifrën prej më shumë se 80% dhe se ky proces është duke vazhduar për t'u përmbyllur në ditët në vijim. Kishte vërejtje se në disa komuna ka pasur mungesë të terminëve të lira për vaksinim dhe është apel i SBASHK-ut që Ministria e Shëndetësisë të krijojë mundësi shtesë për vaksinim në mënyrë që procesi i vaksinimit të kryhet me kohë. Lidhur me përgatitjet e institucioneve arsimore për fillimin e vit të ri shkollor është theksuar se pjesa më e madhe e shkollave kanë bërë përgatitje brenda mundësive, por ata janë shprehur se varianti Delta, që po prek edhe moshat e reja krijon rrethana të reja dhe se ky vit shkollor do të jetë me plot sfida e vështirësi, por punëtorët arsimor do të japin gjithë kontributin për rrjedhë të mbarë të procesit mësimor, por ata janë shprehur se fjalën e fundit e meritore duhet ta japin institucionet shëndetësore dhe se SBASHK do të përkrah vendimet e këtyre institucioneve lidhur me vitin e ri shkollor. Janë përcjell në këtë takim edhe vërejtjet e mësimdhënësve lidhur me tekstet shkollore. Ata mendojnë se janë ekspertët e fushave që është dashur të bëjnë përzgjedhjen e teksteve shkollore që do të përdorën bazuar në kërkesat e kurikulit e të mos lënë dilema kur në të njëjtën shkollë e në të njëjtën lëndë njëri do të punojë me një tekst e mësimdhënësi tjetër me një tekst tjetër shkollor e që do të krijonte huti edhe te nxënësit dhe prindërit.
Pas kësaj pjesëmarrësit kanë bërë vlerësimin e rrjedhës së zgjedhjeve të brendshme në SBASHK dhe është thënë se nëpër shkolla e institucione tjera arsimore janë në përfundim zgjedhjet dhe ato kanë pasur rrjedhë të mbarë dhe tani do të vazhdohet me zgjedhjet në nivel komunat për të vazhduar pastaj me Universitetet dhe me Kuvendet e tri niveleve arsimore duke krijuar kështu kushtet staturare për mbajtjen e Kongresit të SBASHK-ut, që do të mbahet në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm.

Ma artikuj...

  1. SBASHK nënshkroi marrëveshje me Ordinancën specialistike Stomatologjike “DENTLINE “
  2. Ministrja Nagavci u takua me përfaqësuesit e SBASHK-ut
  3. U përmbyll me sukses një aktivitet shumë domethënës
  4. ETUCE vazhdon aktivitetet me sindikata anëtare
  5. Takim i jashtëzakonshëm i sindikatave të arsimit të Evropës
  6. Dy aktivitete të veçanta të SBASHK-ut gjatë vikendit të 19 qershorit
  7. SBASHK-u në takim me Ministrin Vitia
  8. U mbajt Kuvend zgjedhor në Skenderaj
  9. U mbajt Kuvendi zgjedhor në Lipjan
  10. U mbajt Kuvendi zgjedhor në Ferizaj
  11. Përfundoi takimi dyditor nga larg i sindikatave të arsimit nga e tërë bota
  12. Edhe në qershor po vazhdohet me trajnimet e licencuara
  13. Takim nga largësia i Edukimit Internacional (EI)
  14. Takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe atë të Universiteteve
  15. Edhe në këtë vikend po vazhdohet me trajnimet
  16. Rrjedhë e mbarë e një aktiviteti të veçantë të SBASHK-ut
  17. SBASHK po vazhdon me organizimin e trajnimeve
  18. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur vitin 2021 si "Vit Ndërkombëtar për Eliminimin e Punës së Fëmijëve"
  19. Sindikatat e shteteve të Ballkanit alarmojnë ETUCE-n për vështirësitë e shumta
  20. Aktivitete të shumta edhe në ditën e dytë të vikendit
  21. SBAShK-u vazhdon me realizimin e kërkesave të anëtarësisë
  22. U mbajtën Kuvende zgjedhore në Viti e Klinë
  23. SBASHK letër publike Ministrit të Punës dhe Financave Hekuran Murati
  24. SBASHK-u vizitoi Asociacionin e Komunave të Kosovës
  25. SBASHK-u lidhur me dy vendime të pa analizuara mirë të Institucioneve
  26. Dëshmi e përkushtimit të jashtëzakonshëm të stafit qendror të SBASHK-ut
  27. Mbledhja e radhës me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  28. SBASHK ka rinisur me një aktivitet të rëndësishëm për anëtarësinë
  29. Ministrja Nagavci vizitoi SBASHK-un
  30. Një trajnim i ri i SBASHK-ut u aprovua nga KSHLM-ja
  31. SBASHK u takua me Ministrin e Shëndetësisë z.Vitia
  32. Falënderojmë Qeverinë shqiptare, presim takim me Ministrin Vitia
  33. Konferencë tematike e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE)
  34. SBASHK u takua me Ministren e MASHTI-it Arbërie Nagavci
  35. Sindikatat e arsimit nga e tërë bota bashkëbisedojnë për situatën aktuale në arsim
  36. Viti 2021, vit zgjedhor në SBASHK
  37. Takimi i 13 marsit me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  38. SBASHK me aktivitete të shumta kujton dhe uron ditën e madhe të mësuesit
  39. Takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve
  40. Komiteti Evropian i Sindikatave për Arsim (ETUCE) i drejtohet Hotit e Likajt
  41. Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës mbështet kërkesat e SBASHK-ut
  42. Trajnimi i programeve kompjuterike edhe për kolegët në Mitrovicë
  43. U mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues
  44. SBASHK vazhdon t’i përgjigjet vullnetit të anëtarësisë nga e tërë Kosova
  45. SBASHK realizon kërkesën e kolegëve nga Lipjani e Malisheva
  46. SBASHK vazhdon me aktivitetin e trajnimeve edhe në vitin 2021
  47. SBASHK u takua me deputeten dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar të AAK-së
  48. Vazhdojnë me trajnimet edhe në ditët e fundit të këtij viti
  49. Takime përmbyllëse të Kryesisë dhe Këshillit Drejtues te SBASHK-ut
  50. Dy grupe përfunduan trajnimet e nisura vikendin e kaluar

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook