Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

ETUCE dhe EPSU në mbështetje të SBASHK-ut njoftojnë Komisionerin e BE-së, Schmit

Prishtinë, 22.12.2021

 

SBASHK-u sot mori një informatë nga Komiteti i Sindikatave Evropiane të Arsimit (ETUCE) dhe nga Unioni Evropian i Sindikatave të Shërbimeve Publike (EPSU) të nënshkruar nga kryetari i EUCE Larry Flanagan, drejtorja Evropiane e ETUCE-së Susan Flocken dhe sekretari i përgjithësim i ESPU Jan Willem Goudriaan, nga e cila ne kuptuam se Kryeministri Albin Kurti u është përgjigjur në shkresën e tyre që i kishin dërguar më 9 dhjetor 2021. Kuptuam nga kjo letër se ETUCE dhe ESPU janë të pakënaqur e të indinjuar me përgjigjen e Kryeministrit dhe duke parë se Kryeministri Kurti vazhdon të ketë qasje të gabuar ndaj sindikatave dhe vazhdon të tentojë të përzihet edhe në zgjedhjet e udhëheqësve në SBASHK dhe në FSSHK , i kanë dërguar letër Komisionerit të Bashkimit Evropian për Punë dhe Drejtësi Sociale, Nicolas Schmit që ai të ngrit këtë çështje dhe të marr hapa konkret bazuar në kompetencat që ka.
Në vazhdim keni përmbajtjen e letrës së dërguar nga kryetari i EUCE Larry Flanagan, drejtorja e përgjithshme Susan Flocken dhe sekretari i përgjithësim i EPSU Jan Willem Goudriaan Komisionierit Bashkimit Evropian për Punë dhe Drejtësi Sociale, Nicolas Schmit:
Tema: Mbështetja e ETUCE dhe EPSU me sindikatat në Kosovë
I nderuar Komisioner Schmitt,
Me këtë letër, Komiteti i Sindikatave Evropiane për Arsimin (ETUCE), që përfaqëson 127 sindikata të arsimit, dmth, më shumë se 11 milionë anëtarë në të gjithë Evropën, së bashku me Unionin Evropian të Shërbimit Publik (EPSU) që përfaqëson 260 sindikata në shëndetësi dhe kujdes social, administratat publike, shërbimet komunale dhe miliona punëtorë të shërbimeve publike shprehin mbështetjen dhe solidaritetin e tyre të fuqishëm me organizatën e tyre anëtare, Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) dhe Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) dhe ndajnë indinjatë për ndërhyrjen arbitrare të përfaqësuesve të qeverisë kosovare në çështjet e sindikatave.
Ne e konsiderojmë krejtësisht të papranueshme që në konferencën për media të datës 5 dhjetor 2021, qeveria e Kosovës kërkoi zëvendësimin e drejtuesve sindikalë në sektorin e shëndetësisë. Deklarata të tilla së bashku me tendencën e pafavorshme për të ndërhyrë në proceset zgjedhore sindikaliste, përfshirë edhe atë të arsimit, është shkelje absolute dhe shkelje e rëndë e ligjeve evropiane dhe ndërkombëtare.
Është skandaloze që në përgjigje të letrës sonë të përbashkët në të cilën EPSU dhe ETUCE shprehën mbështetjen e tyre të plotë me sindikatat e tyre dhe ngritën shqetësimin për ndërhyrjen e qeverisë në çështjet e brendshme sindikale dhe rrezikimin e të drejtave thelbësore sindikaliste, Kryeministri z.Albin Kurti, thirrjen e sindikatave për grevë e kategorizon si "mosrespektim të procedurave administrative dhe kërcënim për qytetarët".
Madje ai shkon deri aty sa shpreh pakënaqësinë e tij me lidershipin sindikal në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, duke thënë se "drejtuesit aktualë të këtyre sindikatave nuk pasqyrojnë vullnetin e vërtetë demokratik të anëtarëve të tyre, përkundrazi, ata janë instaluar nga qeveritë e korruptuara, neoliberale të së shkuarës".
Theksojmë se aktivitetet sindikale dhe procesi i vendimmarrjes duhet të jenë të lira nga çdo ndërhyrje nga organet shtetërore apo palët e tjera dhe duhet të jenë ekskluzivisht në përputhje me rregullat dhe procedurat e tyre të brendshme.
ETUCE dhe EPSU rikujtojnë se si nënshkruese e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, dhe në dritën e statusit të Kosovës si vend kandidat i mundshëm në BE, është thelbësore që qeveria e Kosovës të demonstrojë në praktikë edhe përkushtimin dhe promovimin e aspiratat demokratike që vendosin vetë themelin e BE-së. Aderimi ndaj BE-së dhe vlerave, parimeve dhe standardeve të saj thelbësore duhet të reflektohet, si përmes mjediseve ligjore ashtu edhe atyre simbolike.
Përveç kësaj, siç përcaktohet në nenin 106 të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) me Kosovën, bashkëpunimi i palëve nënshkruese do të synojë, ndër të tjera, të promovojë dialogun social. Praktikat e dëmshme të ndërhyrjes në çështjet e sindikatave dhe pezullimi i dukshëm i proceseve të dialogut social kundërshtojnë plotësisht Agjendën Sociale të BE-së në vazhdim dhe në veçanti me parimin 8 të Shtyllës Evropiane të të Drejtave Sociale që ndjek mbështetjen për rritjen e kapaciteteve të partnerëve social për të promovuar dialogun social.
ETUCE dhe EPSU denoncojnë fort çdo përpjekje të qeverive për të ndërhyrë në funksionimin e sindikatave të brendshme dhe mungesën e dialogut social, prandaj dëshirojmë t'ua sjellim këtë çështje në vëmendjen tuaj dhe i bëjmë thirrje Komisionit Evropian që të ndërmarrë veprime në përputhje me rrethanat, jo të paktën në vazhdën e takimit të katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës1, në Bruksel, 7 dhjetor 2021. Në të vërtetë, ne propozojmë që Komisioni Evropian të fasilitoj një mision me ILO-në edhe pse vendi nuk është ende anëtare. Ne jemi gjithashtu në dispozicion për të diskutuar me ju dhe shërbimet tuaja se si mund të promovohet në vend dhe me qeverinë rëndësia e partnerëve social autonomë dhe dialogu e negociatat sociale efektive në sektorin publik.
Mezi presim të dëgjojmë nga ju për këtë çështje të rëndësishme.
Në solidaritet,
Susan Flocken, Drejtore evropiane e ETUCE
Larry Flanagan, Kryetar i ETUCE
Jan Willem Goudriaan, Sekretar Gjeneral i EPSU

I nderuari Kryeministër Kurti ne menduam se duke pasur takim me Ministrin Sfleçla dhe Ministren Nagavci kishim marrë disa sqarime lidhur me Ligjin e pagave dhe shpresonim se po nis dialogu i mirëfilltë, po po shohim se ju vazhdoni të përziheni në punët , angazhimet dhe organizimin sindikal, e ne po ju lusim që t'i leni të punësuarit në arsim që të vendosin se kush t'i udhëheq dhe tërë këtë energji të humbur kot duke u përzier në çështjet sindikale ta orientoni në energji pozitive duke zhvilluar dialog me sindikatat për realizimin e kërkesave të tyre legjitime dhe të mos lëndoni edhe më tutje marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me BE e veçmas të çështja e dialogut sindikal.
Ne konsiderojmë se letra e kolegëve tanë sindikalistë evropian drejtuar komisionarit Schmit e dëmton imazhin e Kosovës, por shpresojmë se do të jetë mësim për të nisur dialogun me përfaqësues legjitim të sindikatave të zgjedhur përmes votës së lirë, të fshehtë dhe në garën mes dy e më shumë kandidatëve.
Ne me padurim presim ftesën tuaj për takim dhe dialog përmbajtjesor lidhur me kërkesat legjitime të anëtarësisë së SBASHK-ut.

 

Bashkengjitur me kete, mund te gjeni edhe verzionin origjinal te letres, ne gjuhen angleze (shihni fotot).

1sc

2sc

 

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së arsimit parauniveristar i Shtërpcës

Kryetar i ri u zgjodh Bektesh Bajrami

 

Prishtinë, 17.12.2021
267193183 899986137553670 2793394807211881301 nNë ambientet e shkollës "Osman Mani" të fshatit Firajë, të komunës së Shtërpcës u mbajt Kuvendi Zgjedhor i sindikatës së arsimit parauniversitar për këtë komunë.
Para fillimit të këtij kuvendi, drejtorja e këtij institucioni arsimor Ganimete Xhemajli u takua me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri, të cilëve u ka dëshiruar mirëseardhje dhe ka shprehur gjithë respektin për angazhimet e mëdha të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.
Ajo ka treguar edhe për historikun e kësaj shkolle, që nëpër vite e dekada dha kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e brezave.
Pas kësaj, ka filluar kuvendi zgjedhor dhe kryetari i deritashëm Hamdi Aliu ka prezantuar raportin e punës dhe atë financiar duke nënvizuar se falë angazhimit dhe unitetit edhe në këtë komunë të vogël janë parë aktivitete të SBASHK-ut dhe kjo ka bërë që të shtohen vazhdimisht radhët me anëtarë të ri.
Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj ka përgëzuar gjithë kolegët e kësaj komune duke veçuar se ata e kishin edhe më vështirë se edhe ne të tjerët ngase punuan e po punojnë në specifika të tjera dhe me plotë sfida.267275027 238756141665252 3316016975994889178 n
Zyrtari ligjor i SBASHK-ut Shatri ka dhënë gjithë sqarimet e duhura të bazuara në statut për rrjedhë të mbarë të zgjedhjeve.
Pas kësaj komisionit zgjedhor të pranishmit i kanë propozuar dy e më shumë kandidatë për kryetar, nënkryetar dhe funksionet tjera sindikale. Me votën e lirë e të fshehtë kryetar u zgjodh Bektesh Bajrami, ndërsa nënkryetare Hyra Ymeri. Është zgjedhur edhe kryesia, delegati për kongresin e SBASHK-ut dhe anëtari për Këshillin Drejtues.
Kryetari i ri Bajrami u zotua se do të vazhdoj angazhimet në shërbim të anëtarësisë duke pasur përkrahjen e nivelit qendror.

Kuvendi i Arsimit të Mesëm të Lartë

Viti 2021, vit zgjedhor i SBASHK-ut

 

Prishtinë, 14.12.2021

266023830 4605831806136913 7774872163721049627 nNë sallën e takimeve në Qendrën e studentëve u mbajt Kuvendi i i Arsimit të Mesëm të Lartë. Në mungesë të kryetarit të Sindikatës së Arsimit të Mesëm të Lartë, takimin e hapi dhe e drejtoj nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala e cila përshëndeti delegatët e pranishëm dhe i përgëzoj për punën dhe përkushtimin e tyre, e në veçanti shprehi falenderim dhe respekt për kryetarin e SAMK Rexhep Sadiku dhe kryesinë e SAMK. Rexhep Sadiku është angazhuar dhe ka prezentuar arsimin e mesëm të lartë në takimet e SBASHK-ut dhe ka dhënë një kontributë të çmuar.

Më pastaj nëkryetarja prezantoi rendin e punës të cilin e aprovuan unanimisht delegatët. Në takim ishte edhe koordinatori për organizim të brendshëm të SBASHK -ut Ymer Ymeri i cili ka dhënë sqarime lidhur me procesin e zgjedhjeve duke dhënë kontribut që Statuti të respektohet në tërësi dhe që procesi i zgjedhjes të ketë rrjedhë të mbarë.
Në vazhdim të takimit delegatët kanë zgjedhur komisionin zgjedhor. Komisioni zgjedhor më pastaj ka filluar me procesin zgjedhor duke pranuar fillimisht propozimet për të gjithë pozitat udhëheqëse të këtij Kuvendi.265844875 1496947204017955 3430981523835369460 n
Në një garë mes dy kandidateve përmes votës së lirë kryetare është zgjedhur Hanife Salihu kurse nënkryetar Kemajl Bislimi. U zgjodh edhe kryesia e SAMK që përfshin të gjitha regjionet e Kosovës. Kryesia e SAMK është në këtë përbërje: Valbona Kryeziu, Arta Haxhimehmeti, Shkurte Berisha, Ganimet Mrasori, Fevzije Tafili Berisha, Emerlla Zejnullahu dhe Vlora Bejtullahu.
Kryetarja Salihu në fjalën e saj përmbyllëse falënderoj të gjithë të pranishmit për besimin e dhënë duke premtuar se bashkë me kryesinë do të angazhohen për të prezantuar në mënyrë të denjë kërkesat dhe zërin e anëtarësisë e duke dhënë kontribut për ruajtjen e unitetit në SBASHK.
Në takimin e kuvendit të arsimit të mesëm të lartë u dëshmua uniteti dhe mbështetja e fuqishme për SBASHK-un.

U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Dragash

Kryetar i ri u zgjodh Vloran Krasniqi

 

Prishtinë, 12.12.2021
265564623 395617535647397 7269338333881932285 nNë ambientet e Shkollës "Samidin Emini" të fshatit Kuk të Dragashit u mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë.
Duke hapur punimet e këtij Kuvendi kryetari Xhevit Skenderi ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar për pjesëmarrje kryetarin SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri. Pas kësja ai ka prezantuar raportin e punës dhe atë financiar për katër vitetet e shkuara. Duke shpalosur punën dhe përkushtimin në nivel komunal e duke lavdëruar përkushtimin e dëshmuar nëpër vite të stafit qendror ai ka theksuar se dikur në Dragash kishte numër të vogël të anëtarësisë, por ai numër është shtuar vazhdimisht dhe kjo tregon se SBASHK-u ka arritur të krijoi besim duke realizuar kërkesat e anëtarësisë e duke qenë vazhdimisht në shërbim të tyre.
Kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur të pranishmit dhe ka falënderuar edhe drejtorin e shkollës për mikpritjen. Pas kësja kryetari Jasharaj është shprehur me respekt për kolegun Xhevit Skenderi, i cili ka treguar vazhdimisht përkushtim në realizimin e kërkesave të anëtarësisë duke shprehur keqardhje pse ai për arsye shëndetësore nuk po kandidon edhe për një mandat për të vazhduar me angazhimin dhe kontributin e lartë në realizimin e misionit tonë sindikal.
Pas kësaj zyrtari ligjor Blendor Shatri ka kujtuar pjesë nga Statuti i SBASHK-ut që kanë të bëjnë me rrjedhën e zgjedhjeve të nivelit komunal. Procesi zgjedhor ka nisur me propozimin e kandidatëve për kryetarin dhe pozitat tjera udhëheqëse të këtij Kuvendi.
Përmes votës së lirë e të fshehtë kryetar i ri është zgjedhor Vloran Krasniqi . Janë zgjedhur me votën e fshehtë edhe anëtarët e kryesisë, delegatët për Kongresin e SBASHK-ut dhe përfaqësuesi i këtij Kuvendi në Këshillin Drejtues.
Në mbyllje të këtij takimi anëtarët e këtij Kuvendi kanë propozuar Rrahman Jasharajn , që edhe për një mandat të jetë kryetar i SBASHK-ut.

U mbajt Kuvendi i Arsimit Parafillor, Fillor e të Mesëm të Ulët

Dëshmi e unitetit dhe mbështetjes së fuqishme për SBASHK-un

 

Prishtinë, 11.12.2021
263961966 4470539246402580 3721674788675922190 nDuke vazhduar me realizimin e agjendës së zgjedhjeve në vitin zgjedhor të SBASHK-ut është mbajtur në sallën e takimeve të Qendrës së studentëve Kuvendi i i Arsimit Parafillor, Fillor e të Mesëm të Ulët.
Në fillim të takimit Kryetari i këtij Kuvendi Blerim Mehmeti ka falënderuar delegatët për pjesëmarrje duke përshëndetur në emër të tyre kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe nënkryetaren Vjollca Shala. Pas kësaj ai ka prezantuar rendin e punës, që është aprovuar njëzëri. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar gjithë delegatët e pranishëm, por edhe kolegët e koleget kudo janë në Kosovë për punën e përkushtimin duke kujtuar se punëtorët e arsimit u dëshmuan në misionin e tyre të shenjtë edhe në vitet e okupimit duke mbrojtur arsimin shqip dhe duke kultivuar e ruajtur shpresën për Kosovën e lirë e të pavarur. Ai ka shtuar se edhe në këto vite kur pandemia po krijon probleme të shumta kudo në botë punëtorët e arsimit prapë u dëshmuan duke mrojtur arsimin shqip nga një armik tjetër , që është tinëzar dhe ka rrëmbyer edhe shumë kolege e kolegë. Kryetari Jasharaj ka lavdëruar pastaj edhe angazhimet e vazhdueshme të kryetarit të Kuvendit të Arsimit Parafillor, Fillor e të Mesëm të Ulët, Blerim Mehmeti për të cilin ka veçuar se gjithmonë është angazhuar dhe ka prezantuar në takime të shumta në SBASHK, por edhe në institucione zërin, jo vetëm të këtij niveli arsimor, por edhe të SBASHK-ut në tërësi.263996632 1113697949437273 5323812529043655439 n
Pas kësaj Komisioni zgjedhor ka filluar me procesin zgjedhor duke pranuar fillimisht propozimet për të gjithë pozitat udhëheqëse të këtij Kuvendi.
Në një garë mes dy e më shumë kandidatëve e përmes votës së lirë kryetar është rizgjedhur Blerim Mehmeti kurse nënkryetare Lutfie Ibrahimi. U zgjodh edhe kryesia nga të kandiuarit nga të gjitha pjesët e Kosovës. Kryesia e re ka këtë përbërje: Shqipe Zeneli, Arif Elezaj, Burim Beka, Hyrie Hoti, Shpresa Musa, Besim Kryeziu dhe Blerina Haraçia.
Kryetari Mehmeti në fjalën përmbyllëse falënderoi të gjithë të pranishmit për besimin e dhënë duke premtuar se bashkë me kryesinë do të angazhohen edhe në të ardhmen për të prezantuar në mënyrë të denjë kërkesat dhe zërinë e anëtarësisë e duke dhënë kontribut për ruajtjen e unitetit në SBASHK.

Edhe një marrëveshje e SBASHK me institucione shëndetësore

Në laboratorin "Mrika" në Vushtrri analizat me zbritje 15 %

Prishtinë, 09.12.2021
IMG 0f1e2015b9fc89cf4f3a41ea3866a72f VDuke shprehur respekt meritor për angazhimet e SBASHK-ut dhe për punëtorët e arsimit që janë anëtarë të sindikatës sonë Laboratori "Mrika" në Vushtrri në një ceremoni solemne ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë, Alush Maloku e përmes tij kjo marrëveshje është nënshkruar edhe nga kryetari i SBASHK-ut.
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për komunën e Vushtrrisë , Alush Maloku i është falënderuar stafin udhëheqës dhe atë mjekësor të këtij institucioni shëndetësor duke e konsideruar këtë marrëveshje në shërbim të anëtarësisë si shprehje e respektit të këtyre mantel-bardhëve për punën dhe përkushtimin e punëtorëve të arsimit.
Kjo marrëveshje saktëson se të gjitha shërbimet laboratorike të biokimisë klinike – hematologjike që do të kryejnë anëtarët e SBASHK-ut në këtë institucion mjekësor, do jenë me zbritje prej 15 %, ndërsa për anëtarët e familjes së ngushtë të tyre zbritje prej 10%.
Këtë marrëveshje e ka nënshkruar edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj duke shprehur respekt meritor për këtë veprim të Laboratorit "Mrika" , që duke bërë këtë marrëveshje për zbritje çmimesh të shërbimeve laboratorike tregon respektin për pishtarët e dijes.

Takimi i jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve

Mbështeten vendimet nga takimi i sotëm i BSPK-së me Federatat

Prishtinë, 02.12.2021
KRYETARETSBASHK-u ka organizuar sot një takim nga larg me kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të Universiteteve për të debatuar për situatën aktuale dhe për të marrë vendim për angazhimet dhe veprimet e radhës.
Kryetari i SBASHK-ut ka raportuar për angazhimet e bëra në nivelin qendror që të niset me dialogun dhe që të dihet fati i Ligjit të pagave duke përmendur edhe takimin me Ministrin Sfeçla dhe Minsitren Nagavci, por edhe duke treguar se në takimin e jashtëzakonshëm të BSPK-së me Federatat anëtare të kësaj Konfederate përfaqësuesit e Federatave janë pajtuar që të autorizojnë kryetarin e BSPK-së që të kërkoj takim me Kryeministrin Kurti për të kërkuar që në bashkëpunim me sindikata të punohet urgjentisht në Ligjin pagave, në Ligjin për sigurimet shëndetësore dhe të këtë ndryshime në Ligjin për skemat penzionale të financuara nga shteti, me qëllim që të hiqet kushtëzimi prej 15 vite përvojë pune para viteve të 90-ta dhe të gjendet një formë e pranueshme lidhur me këtë çështje.
Në takimin e sotëm me kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të Universiteteve u vlerësua se është arritur të realizohet kërkesa e SBASHK-ut për nisje të dialogut me Qeverinë dhe kërkesa që të dihet lidhur me fatin e ligjit të pagave dhe me vendim unanim u përkrahen vendimet e BSPK-së për angazhim dhe për t'i dhënë kohë Qeverisë që ta punojë ashtu si duhet e pa defekte versionin e parë të Ligjit të pagave dhe pas kësaj në kohën më të shkurtër të mundshme, e se largu në fillim të marsit të nisin takimet me sindikatat dhe pas kësaj deri në fund të muajit mars të përgatitet versioni final e të dërgohet në Qeveri për votim dhe të vazhdohet me proceduarat parlamentare.bspk
Në kuadër të angazhimeve dhe bashkëpunimit korrekt, SBASHK është takuar edhe me kryesinë e Këshillit të prindërve të Prishtinës, duke i falënderuar për angazhimin dhe duke i njoftuar për vendimet që janë marrë në takimin e BSPK-së me federatat dhe për takimin nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve.
BSPK-ja bashkë me federatat do të përcjell nga afër angazhimet e Qeverisë lidhur me këto tri çështje dhe nëse vëren se ka ngecje dhe vonesa, atëherë do të shpall veprime sindikale, që do të vlejnë për të gjitha Federatat anëtare.KP PR

SBASHK vazhdon takimet me shefat e Grupeve Parlamentare

Bashkëbisedë për situatën në arsim me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së

 

Prishtinë, 01.12.2021
01.12.21SBASHK u ka dërguar ftesa për takime të gjithë shefave të Grupeve Parlamentare të subjekteve politike që janë pjesë e Parlamentit të Kosovës dhe pas pjesëmarrjes në tryezën me të gjitha sindikatat organizuar nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, z. Besnik Tahiri, përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë pasur një takim përmbajtjesor para ca ditëve me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Mimoza Kusari-Lila për të vazhduar me këto angazhime duke u takuar sot me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, z. Abelard Tahiri dhe deputeten nga ky subjekt politik, që është edhe anëtare e Komisionit parlamentar për arsim, znj. Eliza Hoxha.
SBASHK-u është përfaqësuar në këtë takim nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, të cilët, ashtu si në takimet tjera me shefat e Grupeve Parlamentare, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me fatin e Ligjit të pagave duke kërkuar që deputetët nga subjektet politike bashkë me kolegët e tyre nga subjektet tjera politike të angazhohen që në Ligjin për buxhet të planifikohet buxhet që do të mundësonte implementimin e Ligjit të pagave.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri është shprehur se kupton shqetësimet e anëtarësisë së SBASHK-ut duke premtuar se do të angazhohen maksimalisht që në debatin parlamentar të japin kontribut bashkë me subjektet tjera politike që të krijohet mbështetje buxhetore për Ligjin pagave dhe të shtohen angazhimet që ky Ligj të përgatitet dhe në kohën më të shkurtër të mundshme të nis së implementuari. Deputetja dhe anëtarja e Komisionit parlamentar për arsim, znj. Eliza Hoxha ka shprehur gatishmërinë që të organizohen takime në këtë Komision dhe të bashkëbisedohet për gjithë çështjet në arsim duke bërë angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë.
SBASHK është në pritje të takimit edhe me shefin e Grupit parlamentar të LDK-së për ta përmbyllur aktivitetin takimeve me shefat e Grupeve Parlamentare.

SBASHK u takua me Ministrin Sfeçla dhe Ministren Nagavci

Prishtinë, 30.11.2021

30.11.21Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sfeçla me anëtarë të kabinetit të tij dhe Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci janë takuar me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë deklaruar në fillim të këtij takimi se kanë bërë shumë përpjekje për të nisur takimet e sindikatës me përfaqësues të institucioneve me qëllim që të marrin informacione nga dora e parë lidhur me fatin e Ligjit të pagave dhe se i gëzohen këtij takimi me Ministrin Sfeçla, Ministria e të cilit edhe është sponzorizuese e Ligjit të pagave. Ata kanë përcjell gjithë shqetësimet e anëtarësisë duke kujtuar se në mungesë të dialogut për një kohë të gjatë kërkesat ishin që të fillohet me veprime sindikale. Ata kanë shtuar se me arsye kanë pritur që në kuadër të rrjedhës së aktivitetit përgatitjen e versionit të Ligjit pas heqjes së gabimeve që ka përmendur Kushtetuesja, do të bëhej angazhim i përbashkët në përmirësimin e koeficientit për mësuesit dhe për qartësimin e pozitave dhe koeficienteve për një pjesë të të punësuarve në administratën e Universiteteve. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar nga Ministri Sfeçla e Ministrja Nagavci që të angazhohen me gjithë mundësitë e tyre që në Ligjin e buxhetit të caktohen mjete buxhetore që do ta mundësonin implementimin e Ligjit të pagave.
Ministri Sfeçla u ka deklaruar përfaqësuesve të SBASHK-ut se është duke u punuar në Ligjin e pagave dhe se është menduar se faza fillestare do të kryhej më herët, por është parë se duhet pasur kujdes të shtuar në mënyrë që të mos bëhen prapë lëshime, të cilat do të ndikonin që edhe pas votimit të Parlament, Kushtetuesja të gjente lëshime dhe ta kthente prapë ligjin, gjendje kjo që do të shtonte pakënaqësitë te palët. Ai është shprehur se me të përgatitur të versionit të parë, në kohën më të shkurtër të mundshme, para se të dërgohet Ligji në Qeveri, do të hapet debati dhe do të jenë të ftuara edhe sindikatat që të japin mendimet dhe kontributin e tyre. Ministrja Nagavci duke u kyçur në këtë bashkëbisedë ka theksuar se e ka parasysh çështjen e koeficientit për mësuesit, porse kishin mbetur keq edhe pedagogët, psikologët, sekretarët dhe bibliotekistët.
Duke e vlerësuar si përmbajtjesor këtë takim SBASHK do ta mbaj se shpejti një takim konsultativ nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve për t'i informuar për rrjedhën e këtij takimi dhe për të vendosur çfarë tutje.

Respekt meritor ndaj anëtarësisë së SBASHK-ut

Marrëveshje me "Agaj-Medical" për zbritje 30 % të shërbimeve

Prishtinë, 25.11.2021

261063587 952638515609940 4255061479285772980 nDuke shprehur respekt meritor për punën e madhe të punëtorëve arsimor nëpër vite e dekada për arsimimin e edukimin e brezave, drejtori i Ordinancës mjekësore "AGAJ-MEDICAL", dr. Atdhe Agaj me bashkëpunëtorët kanë vizituar SBASHK-un dhe fillimisht kanë bashkëbiseduar me kryetarin Rrahman Jasharaj dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Drejtori i kësaj ordinance ka shprehur respekt të lartë për angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë duke shtuar se ai, bashkëpunëtorët e tij dhe i gjithë stafi i ordinancës ruajnë kujtimet për mësuesit e tyre dhe respektin meritor për të gjithë të punësuarit në arsim, që kanë dhënë e po japin kontribut të lartë në rrugëtimin drejt diturive të reja për nxënësit e tyre.
Kryetari i SBASHK-ut Jasharaj dhe koordinatori Ymeri kanë falënderuar dr. Atdheun dhe gjithë stafin e kësaj Ordinance për vullnetin e shprehur që të lidhin marrëveshje që siguron zbritje çmimesh prej 30 % për Vizita mjekësore, Vizita mjekësore shtëpiake, kujdesi ndaj plagëve, pastrimi dhe lidhja e tyre me fashë, dhënia e injeksioneve , dhënia e infuzioneve, inhalime, vendosja dhe ndërrimi i kateterit urinar, marrja e gjakut dhe urinës për analiza, EKG me interpretim, klizma pastruese, vendosja e sondës nasogastrike, trajnimi i dekubitit, transporti mjekësor për të sëmurit brenda dhe jashtë Kosovës, Asistenca në shtëpi dhe spitale 12/24 orë.
Do theksuar se kjo zbritje në gjithë këto shërbime , përveç për anëtarin e SBASHK-ut vlejnë edhe bashkëshorten a bashkëshortin, fëmijët dhe prindërit e anëtarit të SBASHK-ut.

SBASHK u takua me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

Prishtinë, 24.11.2021

259659590 941959100011366 2966374872267921533 nSBASHK në përpjekje që çështja aktuale e Ligjit të pagave të zgjidhet me dialog u ka dërguar letra për takime edhe shefave të Grupeve Parlamentare. Pas pjesëmarrjes në një tryezë me sindikatat organizuar nga shefi i grupit parlamentar të AAK-së, z. Besnik Tahiri, sot kërkesës së SBASHK i është përgjigjur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Mimoza Kusari Lila. Takimi është zhvilluar në ambientet e Parlamentit të Kosovës dhe SBASHK-u është përfaqësuar nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri. Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë informuar znj. Kusari Lila dhe kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim z.Ardian Gola lidhur me situatën në arsim duke u ndalur te kritika për mungesën e gatishmërisë së institucioneve për dialog lidhur me Ligjin e pagave e duke kërkuar nga ta që të kontribuojnë që të niset me dialogun dhe që Qeveria bashkë me sindikatat të gjejnë zgjidhje lidhur me Ligjin e pagave. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Mimoza Kusari Lila që të angazhohet bashkë me gjithë deputetët e këtij subjekti politik që në Ligjin për buxhet të planifikohen mjete që mundësojnë implementimin e ligjit të pagave.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Kusari Lila është deklaruar se do të bëj gjithë angazhimet me qëllim që të ketë dialog dhe informim të ndërsjellë me SBASHK-un lidhur me angazhimet për Ligjin e pagave , por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me kërkesat e anëtarësisë. Edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim z. Gola është shprehur se ka gatishmëri të takohet me përfaqësues të SBASHK-ut me qëllim që të bashkëbisedojnë e angazhohen bashkërisht në shërbim të arsimit dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë.
SBASHK-u pret që të ketë takime edhe me shefat e Grupeve tjera Parlamentare.

Ma artikuj...

  1. SBASHK-u në përgatitje për protestën e 4 dhjetorit
  2. Në përmbyllje të një aktiviteti të rëndësishëm të SBASHK-ut
  3. Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Mitrovicë
  4. SBASHK vazhdon me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë
  5. Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Pejë
  6. Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Prizren
  7. SBASHK-u i prezantoi Ministres Nagavci shqetësimet lidhur me Ligjin e pagave
  8. U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Rahovec
  9. Është rikthyer aktiviteti i trajnimeve nga SBASHK
  10. U mbajt Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Malishevës
  11. Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Podujevë
  12. SBASHK u takua me Ministren Nagavci për normalizimin e procesit mësimor
  13. Aktivitete të shumta edhe gjatë gjithë kësaj jave
  14. Kuvend zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Suharekë
  15. Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar në Gjilan
  16. Harresa e Qeverisë ndaj ligjit të pagave do t’i kthej protestat dhe grevat
  17. SBASHK-u uron 5 tetorin- Ditën Botërore të Mësuesve
  18. Konferenca përmbyllëse e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE)
  19. SBASHK-u analizon fillimin e vitit të ri shkollor
  20. SBASHK uron punëtorët e arsimit për vitin e ri shkollor
  21. Numër i madh i mësimdhënësve edhe në trajnimet e nisura më 24 shtator
  22. Trajnimet kanë vazhduar edhe të martën e 21 shtatorit
  23. Aktivitete të SBASHK-ut edhe në vikendin e 18 shtatorit
  24. Në Drenas trajnime për programet kompjuterike në mësimdhënie
  25. Aktivitete tё SBASHK-ut nё shёrbim tё antarёsisё nё vikendin e 11 shtatorit
  26. U mbajt Kuvendi zgjedhor i sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kaçanikut
  27. Edhe një aktivitet i veçantë i SBASHK –ut
  28. Edhe në ditën e dytë të vikendit u vazhdua me trajnimet
  29. Edhe në vikendin e 4 shtatorit me aktivitete në shërbim të anëtarëve
  30. Vazhdon agjenda zgjedhore në nivelin komunal
  31. Filloi trajnimi i organizuar nga SBASHK në Qendrën e kompetencave në Malishevë
  32. SBASHK-u rifillon me mbajtjen e trajnimeve të licencuara
  33. SBASHK takim konsultativ me kryetarët e nivelit komunal e të Universiteteve
  34. SBASHK nënshkroi marrëveshje me Ordinancën specialistike Stomatologjike “DENTLINE “
  35. Ministrja Nagavci u takua me përfaqësuesit e SBASHK-ut
  36. U përmbyll me sukses një aktivitet shumë domethënës
  37. ETUCE vazhdon aktivitetet me sindikata anëtare
  38. Takim i jashtëzakonshëm i sindikatave të arsimit të Evropës
  39. Dy aktivitete të veçanta të SBASHK-ut gjatë vikendit të 19 qershorit
  40. SBASHK-u në takim me Ministrin Vitia
  41. U mbajt Kuvend zgjedhor në Skenderaj
  42. U mbajt Kuvendi zgjedhor në Lipjan
  43. U mbajt Kuvendi zgjedhor në Ferizaj
  44. Përfundoi takimi dyditor nga larg i sindikatave të arsimit nga e tërë bota
  45. Edhe në qershor po vazhdohet me trajnimet e licencuara
  46. Takim nga largësia i Edukimit Internacional (EI)
  47. Takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe atë të Universiteteve
  48. Edhe në këtë vikend po vazhdohet me trajnimet
  49. Rrjedhë e mbarë e një aktiviteti të veçantë të SBASHK-ut
  50. SBASHK po vazhdon me organizimin e trajnimeve

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook