Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Pse SBASHK-u nuk ka një avokat, i cili do të mbronte interesat e SBASHK-ut dhe antaresisë së saj?

Pyetje:

 

Pse SBASHK-u nuk ka një avokat, i cili do të mbronte interesat e SBASHK-ut dhe antaresisë së saj? Pse është pezulluar greva? Mendoj se kjo është bërë me mendimin personal të kryetarëve të SBASHK-ut të komunave të Kosovës e veqanërisht të Malishevës dhe nuk është përfill mendimi i bazës së anëtarësisë sindikale. Kjo ndërprerje e ka zbehë imazhin e SBASHK-ut në nivel vendi.

 

Përgjigjje:

SBASHK-u ne kuadër të projektit të SBASHK-KEC, financuar nga zyra e Komisionit Evropian në Kosovë "Fuqizimi i rolit të SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore" ka angazhuar  nga muaji Mars një avokat që do të merret me çështjet ligjore të SBASHK-ut dhe anëtarësisë së saj, si dhe një jurist që
do të jetë në shërbim të anëtarëve,  dhe do të ofrojë shërbime konsultuese.

Greva është pezulluar, pasi që Ministri deklaroi në mbledhjen e Këshillit Drejtues, se do të bëhet pagesa me ndryshime në muajin mars, por një gjë të tillë, e pamë se nuk ndodhi ashtu.

SBASHK-u do të mbajë një Këshill Drejtues dhe pas pushimeve pranverore do të shpallë Grevë të Përgjithshme në nivel vendi.

Ndërsa sa i përket vendimeve, Komuna e Malishevës përfaqëson vetëm një votë, dhe çdo vendim përfundimtar  merret nga Këshilli Drejtues

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook