Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Marrëveshje në shërbim të anëtarësisë edhe në Komunën e Drenasit

Angazhimi i përbashkët i SBASHK-ut në qendër dhe në nivelet komunale ka bërë që të shtohen sukseset. Një pjesë e aktivitetit i është kushtuar takimeve me bizneset dhe nënshkrimi i marrëveshjeve për zbritje çmimesh të shërbimeve për anëtarët e SBASHK-ut kudo në Kosovë.

drennnas Numri i marrëveshjeve ka arritur në 44. Këtyre ditëve edhe Komuna e Drenasit ka nisur t'i bashkëngjitet suksesshëm këtij aktiviteti. Kryetari i Kuvendit të SAF e SAM në këtë Komunë z.Hajriz Berisha ka nënshkruar marrëveshjet e para me Ndërmarrjen Tregtare "Jora Center" për zbritje çmimesh prej 3 % për artikujt ushqimor dhe 7 % për tekstil e teknikën e bardhë. Një marrëveshje tjetër për zbritje çmimesh për shërbimet është nënshkruar edhe me Dr. Ilir Topilla "Dardani Dent" .
Anëtarët e SBASHK-ut nga komuna e Drenasit në këtë Ordinancë do të gëzojnë zbritje çmimesh për shërbimet dentare prej 15 %.

Butoni posht