Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Marrëveshje me rëndësi për sindikalizmin në Kosovë

Pas një varg takimesh me karakter konsultativ, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës së Kosovës (SBASHK), Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) dhe Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) të mërkurën në selinë e SBASHK-ut kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe përfaqësimi të ndërsjellë.

sindikatat
Nënshkruesit e kësaj marrëveshje z.Rrahman Jasharaj, z.Blerim Syla dhe z.Shaban Tasholli e kanë vlerësuar këtë moment si solemn dhe një ditë kur zëri sindikal do të jetë shumë më i fuqishëm. Me këtë Marrëveshje sindikatat nënshkruese nga sot e tutje në mënyrë unike do të bashkëveprojnë , përfaqësojnë dhe dialogojnë me bartësit e institucioneve të Republikës së Kosovë lidhur me interesat e përbashkëta të anëtarësisë së tyre sindikale.
Jasharaj, Syla dhe Tasholli kanë konsideruar se kjo marrëveshje është shembull i mirë i forcimit të unitetit dhe të zërit sindikal. Ata konsiderojnë se duke bashkëpunuar e bashkëvepruar do të jenë më të fuqishëm në realizimin e misionit të tyre dhe se më lehtë e më fuqishëm do të përballen me sfidat e kohës.

sindikatat1

Ata kanë kujtuar se këto tri sindikata janë më të fuqishmet sepse përfaqësojnë shumicën dërmuese të të punësuarve në sektorin publik të Republikës së Kosovës dhe se nga tash më fuqishëm do të mund të mbrojnë interesat dhe të drejtat sindikale, jo vetëm të anëtarësisë së tyre , por edhe të të punësuarve në sektorët tjerë.

Butoni posht