Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe një Seminar i përmbyllur me shumë sukses

  
Edhe një Seminar i përmbyllur me shumë sukses 

Ka nisur të shpaloset me sukses një Projekt i madh i KEC-it  dhe SBASHK-ut  e që ka për qëllim forcimin e SBASHK-ut  dhe përgatitjen në përballje me sfidat dhe kërkesat e kohës.  Ky projekt i madh është financuar nga BE-ja dhe po zhvillohet me shumë sukses. Angazhimi i radhës ishte Seminari  me temën kryesore “Vlerësimi organizativ dhe zhvillimi i burimeve njerëzore në SBASHK”. 
Vetë natyra e punës së këtij seminari ka kërkuar që në të të jenë të përfshirë kryetarët e Kuvendeve të Sindikatave të  SAF e SAM të Kosovës dhe ai i SUSHK-ut. Kjo ngase ata duhet të jenë të parët në ndërmarrjen e iniciativave dhe në kryerjen e detyrave në shërbim të gjithë anëtarësisë.  Seminari, edhe  pse ishte katër (4) ditor  angazhimi i përkushtuar i ligjëruesit z.Osman Buleshkaj dhe përkushtimi i pjesëmarrësve ka bërë që për as edhe një moment të  mos mungonte atmosfera e punës.  
Nga tema kryesore  “Vlerësimi organizativ dhe zhvillimi i burimeve njerëzore në SBASHK” janë shpalosur pastaj shumë çështje dhe pjesëmarrësit kanë mësuar gjëra të reja të cilat gjatë ushtrimeve e punës në grupe i kanë kthyer në dituri të përvetësuara. Çështja  e angazhimeve të reja në shërbim të anëtarësisë, komunikimi dhe informimi me kohë dhe i saktë i sindikalistëve dhe opinionit, vlerësimi dhe vetëvlerësimi, qasja e drejt në shërbim të SBASHK-ut i angazhimit me të tjerët, forcimi i resurseve njerëzore, përgatitja e kuadrove udhëheqëse për t’u përballur me sfidat, gjetja e mundësive të reja për të plotësuar kërkesat e drejta të anëtarësisë,  format e komunikimit me pushtetin lokal dhe qendror për të gjetur zgjidhje për çështjet e shtruara nga anëtarësia, ishin vetëm disa nga çështjet e shtruara nga ligjëruesi z.Buleshkaj. Pjesëmarrësit janë shprehur se ishte ky një seminar shumë i qëlluar dhe i suksesshëm dhe se të gjithë kanë mësuar gjëra të reja që do  t’i vënë në shërbim të aktiviteteve të përditshme sindikale. Ata i janë mirënjohës BE-së, e cila ka financuar këtë aktivitet të rëndësishëm. 
    Ajo që duhet shtuar është se anëtarët e KD-së  dhe Kryesia e SBASHK-ut gjatë ditëve të Seminarit  nuk janë marrë vetëm me detyrat që shtroheshin aty, por  kanë zhvilluar edhe takime me rëndësi me komisionin e MASHT-it, duke dhënë kontribut në tekstin final të Projektligjit për mësimdhënësit e viteve 90-99 dhe duke zhvilluar një takim vëllazëror me kryetarin e SPASH-it, z. Nevruz Kaptelli dhe delegacionin që shoqëronte atë. Vlerësim i përbashkët nga ky takim ishte se marrëdhëniet mes SBASHK-ut  dhe Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë janë vëllazërore dhe se bashkërisht do të punojnë për Projekte dhe angazhime të përbashkëta në shërbim të anëtarësisë.

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook