Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Marrëveshje në shërbim të mësimdhënësve sindikalistë edhe në Suharekë

 

Marrëveshje në shërbim të mësimdhënësve sindikalistë edhe në Suharekë
Në vazhdën e angazhimeve të SBASHK-ut për të arritur marrëveshje me Hotele, Institucione Shëndetësore dhe Firma të Tregëtisë, edhe në Suharekë është duke u zhvilluar një aktivitet i vazhdueshëm. Kryetari i SAF dhe SAM në këtë Komunë, z. Sadik Shala ka nënshkruar një marrëveshje domëthënëse me Ordinancën e Pavarur Stomatologjike “DOLORDENT” .
Kryetari Sadik Shala lavdëron pronarët e kësaj Ordinance, Dr. Fetije Kuçi dhe Dr. Shefket Kuçi për mirëkuptimin dhe respektin që ata kanë shprehur për mësimdhënësit e Suharekës duke nënshkruar këtë kontratë e cila ua mundëson anëtarëve të SBASHK-ut nga kjo Komunë dhe familjarëve të tyre shfrytëzimin e shërbimeve këtu me zbritjen prej 20 %.
SBASHK-u falënderon Ordinancën “DOLORDENT” për veprimin e tyre human dhe , siç thotë z. Shala, në Suharekë do të vazhdohet me kontakte edhe me institucione të tjera të veprimtarive shëndetësore private për të arritur marrëveshje të reja në shërbim të sindikalistëve të arsimit në këtë komunë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook