Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Konferencë tematike e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE)

Arsimi në Evropë nga rezistenca në rimëkëmbje

Prishtinë, 31.03.2021
47Duke e parë se pandemia ka krijuar rrethana të reja dhe ka vështirësuar shumë rrjedhën e procesit arsimor kudo në shtetet e Evropës, Komiteti i Sindikatave të Arsimit të Evropës ka krijuar një agjendë të re të aktiviteteve duke organizuar takime, tryeza e Konferenca të shumta me tema aktuale nga arsimi me qëllim të mbështetjes dhe mobilizimit të vazhdueshëm të 11 milionë anëtarëve për të rezistuar e qëndruar karshi vështirësive e sfidave dhe për të bashkëbiseduar e bartur ide për rimëkëmbjen e arsimit në këtë situatë të re e tepër të vështirë. Në kuadër të këtij angazhimi u organizua më 31 mars edhe një Konferencë tematike nga larg, pjesë e të cilës ishin edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, Ymer Ymeri e Vlora Rexhepi Berisha.2
Në hapje të kësaj Konference me temën kyçe "Arsimi në Evropë nga rezistenca në rimëkëmbje: Investimet, Reformat, Privatizimi dhe Marrëdhëniet industriale " kryetari i ETUCE Lary Flanagan dhe drejtorja e përgjithshme Suzan Flocken kanë përshëndetur pjesëmarrësit dhe kanë përgëzuar punëtorët arsimor kudo në Evropë për punën, angazhimin dhe përkushtimin në procesin arsimor, që po përcillet me shumë sfida, por siç u tha, ata po rezistojnë kundër vështirësive dhe po bëjnë edhe të pamundurën në realizimin e misionit të tyre. Ata pastaj kanë treguar për gjendjen në arsim kudo në Evropë duke u ndalur te angazhimet e punëtorëve arsimor në situatën e re dhe duke përmendur shumë sfida, të cilat, siç thanë, tejkalohen më lehtë falë bashkëpunimit, mbështetjes dhe këmbimit të përvojave.
45Pikërisht për këtë, panelistët kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit duke u ndalur te momentet aktuale dhe duke ngritur çështje të gjithëpërfshirjës, që është sfidë nga më të vështirat dhe duke dhënë ide se si duhet rimëkëmbur sistemet arsimore gjatë pandemisë e sidomos pas saj. Pjesëmarrësit kanë përgëzuar stafin qendror të ETUCE-s për gjithë përkushtimin dhe panelistët për kontributin e dhënë në këtë Konferencë duke u pajtuar se duhet vazhduar komunikimin dhe takimet tematike me qëllim që të krijohet një front i përbashkët i angazhimeve nga të gjithë punëtorët arsimor kudo në Evropë.10

Butoni posht