Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Sindikatat e arsimit nga e tërë bota bashkëbisedojnë për situatën aktuale në arsim

SBASHK informoi për angazhimet, sfidat dhe arritjet në kushte pandemie

Prishtinë, 25.03.2021
opooInternacionalja e Arsimit (EI) vazhdon të mbaj komunikim të rregullt me sindikatat anëtare nga e tërë bota me qëllim që të këmbehen informacionet për gjendjen aktuale në sektorin e arsimit kudo në vendet e botës dhe që të barten përvojat për angazhime konkrete në situatën tepër të vështirësuar, nga Covid-19.
Në të gjithë këtë aktivitet është kyçur edhe SBASHK-u duke prezantuar situatën aktuale në arsimin e shtetit tonë dhe përpjekjet e angazhimet që janë bërë për rrjedhë sa më të mbarë të procesit arsimor, qoftë në institucionet arsimore, qoftë në mësimin nga larg, që ndodhi pjesën e dytë të vitit të kaluar shkollor.
Në takimin e radhës së 25 marsit EI në komunikim me gjithë sindikatat anëtare, që përfaqësojnë 32 milionë punëtorë arsimor, ka bërë një pasqyrim të gjendjes aktuale në arsim kudo në botë. Edhe në këtë takim tepër të rëndësishëm kanë marrë pjesë përfaqësuesit e SBASHK-ut të cilët kanë dëgjuar me vëmendje vlerësimet në emër të Ei-së të zv/sekretares së përgjithshme Haldis Holst dhe të autorizuarve nga të gjitha kontinentet që kanë bërë një pasqyrim të gjendjes aktuale në të gjitha anët e botës. Pas kësaj është hapur bashkëbiseda dhe u është dhënë mundësia sindikatave pjesëmarrëse që të paraqesin gjendjen aktuale të arsimit në shtetet e tyre dhe të tregojnë për angazhimet konkrete të këtyre sindikatave në mbështetje të punëtorëve arsimor, në krijimin e kushteve optimale të punës në kushte pandemie , në angazhimet për mirëqenien e punëtorëve arsimor dhe angazhime të tjera. Në këtë takim SBASHK është përfaqësuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarja Vlora Rexhepi Berisha, e cila në gjuhën angleze ka informuar për gjendjen aktuale në arsimin e shtetit tonë dhe angazhimet konkrete të SBASHK-ut në rrjedhën e mbarë të arsimit dhe në arritjet në përpjekje për mbështetje të anëtarësisë duke veçuar se SBASHK-u edhe në vitin e kaluar shkollor ka bërë shumë angazhime e aktivitete për rrjedhën e mbarë të mësimit duke shtuar angazhimet e komunikimin me gjithë anëtarësinë për të mobilizuar ata edhe për mësimin nga larg.164692152 269364511326431 4258949531124484655 n
Po ashtu përfaqësuesja e SBASHK-ut ka treguar edhe për sfidat, aktivitetet e angazhimet e shumta edhe në kuadër të këtij viti shkollor duke veçuar që në bashkëpunim me mirëkuptim me MASH-in kanë arritur të sigurojnë paga për një vit shkollor për kolegët tanë me sëmundje të rënda kronike, të cilët kështu do të lirohen nga procesi mësimor, duke përmendur se falë bashkëpunimit mes SBASHK-ut e MASH-it u arrit që Qeveria të ndajë buxhet shtesë në mbështetje të arsimit për arsye të kushteve të vështirësuara , mjete këto dedikuar masave mbrojtëse nga Covid, shtesës për kolegët që për arsye të natyrës së punës kanë ngarkesë shtesë të punës dhe për angazhimin shtesë të punëtorëve tekniko-ndihmës, një numri psikologësh dhe pedagogësh. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, siç u përmend edhe në këtë prezantim SBASHK me dialog, por edhe me paralajmërim të veprimeve sindikale konkretizoi marrëveshjen me Qeverinë dhe MASH për ndarjen e një shtese në pagë për të punësuarit në arsim dhe për nënshkrimin e Kontratës se re Kolektive të Arsimit të Kosovës.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë përcjellë me kujdes këtë takim dhe kanë shënuar përvojat e përmendura nga përfaqësues të shumë sindikatave nga shtete të ndryshme të botës.164655249 1165746893896404 8711086971977425872 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook