Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Trajnimi i programeve kompjuterike edhe për kolegët në Mitrovicë

Përkushtim e angazhim për arritje të reja në shërbim të arsimit cilësor

Prishtinë,16.01.2021
mitroviceKrahas katër trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut që janë duke u organizuar suksesshëm tani e sa kohë për kolegët tanë kudo në komunat e Kosovës, është nisur të mbahet në ambiente shkollore edhe trajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie". Falë angazhimit të koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, stafit qendror dhe trajnerëve e kryetarëve të nivelit komunal sindikal të Lipjanit e Malishevës ky trajnim filloi me kolegët nga këto dy komuna dhe duke parë se mund të realizohet me sukses ky aktivitet sindikal ka nisur të shtunën e 16 janarit edhe me kolegët tanë në Mitrovicë.
Në hapje të këtij aktiviteti janë kyçur edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri për të përshëndetur pjesëmarrësit, pë të dhënë sqarime lidhur me rrjedhën e mbarë të këtij trajnimi dhe për t'u përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve në këtë trajnim.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe gjithë punëtorët e arsimit për përkushtimin në misionin e tyre të shenjtë për edukimin e brezave dhe për vullnetin për të marrë pjesë në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut me qëllim të arritjes së njohurive të reja e në shërbim të arsimit sa më cilësor. Ai ka falënderuar edhe trajnerin Fevzi Selmani duke e inkurajuar për angazhim dhe përkushtim e po ashtu ka shprehur respekt meritor për kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Mitrovicës Isa Ismajli , i cili bashkë me kryesinë dhe veprimtarët sindikal në Mitrovicë janë shembull u mirë i angazhimit, unitetit dhe angazhimeve sindikale në shërbim të anëtarësisë.mitrovicee

Kryetari Jasharaj edhe në këtë bashkëbisedë ka shprehur respekt për angazhimet e koordinatorit për organizim të brendshëm dhe gjithë stafit qendror,që krahas angazhimeve të tjera , po angazhohen edhe për rrjedhën e mbarë të këtij aktiviteti sindikal duke respektuar e vënë në jetë kështu kërkesën dhe vullnetin e anëtarësisë së SBASHK-ut.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook