Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK realizon kërkesën e kolegëve nga Lipjani e Malisheva

Organizohet trajnimi për aplikimin e programeve kompjuterike në mësimdhënie
Prishtinë, 12.01.2021
lipjaniKa vite që SBASHK organizon pesë trajnimet "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie", "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik", "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", trajnime këto të licencuara nga Këshilli Shtetëror i Licencimit të Mësimdhënësve . Në këtë aktivitet të rëndësishëm për ngritjen e vazhdueshme profesionale të punëtorëve të arsimit dhe në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë kanë marrë pjesë dhe janë certifikuar mijëra anëtarë të SBASHK-ut nga e tërë Kosova.
Koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror me përkushtim e angazhim të vazhdueshëm kanë arritur të organizojnë, falë gatishmërisë se trajnerëve dhe kryetarëve të nivelit komunal sindikal dhe vullnetit të kolegëve tanë, trajnime të shumta nga larg që nga koha kur këtë gjë e diktuan pushtetet rënduara nga pandemia. Mirëpo, në rrethana të reja , teksa po organizoheshin katër trajnimet tjera, trajnimi "Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie" kishte një ndërprerje ngase vetë përmbajtja e tij kërkon kushte të veçanta dhe duhet zhvilluar, jo përmes platformave, por në institucione arsimore e duke krijuar kushte të mjaftueshme për punë.
Pas kthimit në institucionet arsimore janë shtuar kërkesat për këtë trajnim dhe kështu u fillua me kolegët nga komuna e Lipjanit dhe Malishevës. Koleget nga Lipjani filluan dje këtë trajnim, ndërsa kolegët nga Malisheva e kishin të pamundur nga kushtet e rënduara atmosferike, por sot edhe ata janë pjesë e këtij trajnimi.mmmm
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë kyçur nga selia qendrore e SBASHK-ut përmes platformës gjegjëse dhe kanë parë pamje të shumta të ambienteve , në të cilat po zhvillohet ky trajnim në komunën e Lipjanit dhe në atë të Malishevës dhe kanë bashkëbiseduar me trajnerët Idriz Sopa dhe Albert Samadraxha. Duke i falënderuar ata për angazhimin. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar për këtë angazhim edhe kryetarët e sindikatës komunale të këtyre dy komunave Emrush Ahmeti e Skënder Gashi dhe ka përgëzuar kolegët e përfshirë në këtë trajnim për punën e përkushtimin në edukimin e arsimimin e brezave në këto rrethana të vështirësuara duke i lavdëruar edhe për vullnetin e vazhdueshëm për pjesëmarrje në të gjithë trajnimet e licencuara të SBASHK-ut. Pas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka njoftuar pjesëmarrësit lidhur me çështje që kanë të bëjnë me këtë trajnim duke theksuar se fillimisht do të punohet në tri modulet e para dhe pas kryerjes së trajnimit për secilin nga këto module do të organizohet testimi i njohurive të arritura dhe se do të certifikohen vetëm ata që arrijnë numrin e duhur të pikëve pas përgjigjeve të sakta të tyre.

 

Butoni posht