Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe Universiteteve

Arritje të shumta edhe përkundër kushteve të vështirësuara
Prishtinë, 19.12.2020
rrjjjMe qëllim që të analizohet situata aktuale në arsim dhe të vlerësohen angazhimet dhe arritjet gjatë vitit 2020 SBASHK-u ka mbajtur në orët e mbrëmjes së të premtes së 18 dhjetorit takimin e radhës nga larg me kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar dhe të Universitete.
Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka paraqitur një analizë të angazhimeve, sfidave , aktiviteteve dhe arritjeve të SBASHK gjatë vitit 2020, vit ky i vlerësuar si nga më të vështirit për arsimin e Kosovës për shkak të vështirësive e sfidave të krijuara nga Covid 19. Kryetari Jasharaj fillimisht ka përgëzuar stafin qendror dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal e të Universiteteve për angazhimet dhe arritjet e shënuara dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm të aktiviteteve në shërbim të anëtarësisë. Ai ka përgëzuar gjithë të punësuarit në arsim për punën e palodhshme në procesin edukativ e arsimor dhe qëndresën e tyre karshi sfidave duke kujtuar shifrat zyrtare të MASH lidhur me numrin mjaft të madh të punëtorëve arsimor dhe nxënësve që janë prekur nga Covid, por edhe për kundër kësaj ata me mund e sakrifica kanë bërë që procesi mësimor mos të ndalet as edhe për një moment. Jasharaj pastaj ka shpalosur pjesë nga aktivitetet duke filluar nga janari 2020 e për të ardhur kështu deri në këtë fundvit.ss3
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri pas kësaj është ndalur në aktivitetet e shumta që SBASHK ka zhvilluar gjatë gjithë këtij viti duke veçuar Manifestimin madhështor kushtuar ditës së madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe, organizimit të shkëlqyer të pushimeve në bregdetin shqiptar për më shumë se 400 kolegë nga e tërë Kosova , respektimin në tërësi të vullnetit të mijëra kolegëve tanë për organizimin trajnimeve , takimet e shumta me institucionet qendrore e lokale duke prezantuar në mënyrë të denjë kërkesat dhe shqetësimet e arsyeshme të anëtarësisë, përfaqësim i denjë i SBASHK-ut në takimet sindikale ndërkombëtare dhe një varg angazhimesh të tjera.
Pas kësaj është kaluar në bashkëbisedë mes pjesëmarrësve dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve kanë bërë vlerësimin e aktiviteteve e angazhimeve gjatë vitit 2020 në komunat e tyre dhe në Universiteteve. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Universiteteve në kuadër të SBASHK-ut, Bardh Bardhi e ka vlerësuar të vështirë, por edhe të suksesshëm këtë vit. Ai pastaj ka kujtuar disa nga aktivitetet e zhvilluara sindikale nëpër të 7 Universitetet e Kosovës. Kanë treguar për aktivitetet dhe arritjet e sfidat edhe të gjithë kryetarët e nivelit komunal sindikal duke veçuar aktivitetet kyçe. Ata kanë shprehur respektin e lartë të tyre dhe anëtarësisë për përkushtimin dhe angazhimet e stafit qendror në shërbim të anëtarësisë dhe i kanë përgëzuar ata për arritjet e shumta edhe pse u punuar në kushte tepër të vështirësuara.
ssPjesëmarrësit e këtij takimi janë informuar se të hënën e 21 dhjetorit do të mbahen takime të ndara më Kryesinë dhe Këshillin Drejtues. Ata janë pajtuar me pikat e rendit të punës që janë paraparë për këto dy takime dhe duke debatuar për to kanë dhënë ide e propozime konkrete dhe janë pajtuar njëzëri që të jenë pjesë e takimit nga larg me Këshillin Drejtues.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook