Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Konferenca zgjedhore e Sindikatave të Arsimit të Evropës

Kryetarja Blover në raportin e saj vend meritor i dha arsimit në Kosovë

Prishtinë, 02.12.2020

etucccIshte planifikuar që Konferenca zgjedhore e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës të mbahej në Portugali më 1 e 2 dhjetor me pjesëmarrjen e delegatëve nga të gjitha sindikatat anëtare, por gjendja e rënduar nga Covid 19 ka bërë që kjo ngjarje e veçantë të organizohet online.
Në këtë Konferencë zgjedhore të ETUCE merr pjesë edhe SBASHK me 3 delegatë dhe 3 vëzhgues dhe me të drejtën për 21 vota sipas sistemit votues të këtij Komiteti Sindikal të Evropës, pasi është nga sindikatat me numër të madh anëtarësh.
Në hapje të punimeve të Konferencës kryetarja e ETUCE, Kristine Blover duke përshëndetur pjesëmarrësit ka shprehur respekt të lartë për të 11 milionë anëtarët kudo në Evropë për angazhimin e përkushtimin e tyre për rrjedhën e procesit mësimor në kushte tepër të vështirësuara nga Covid 19. Kryetarja Blover duke bërë një analizë të situatës në arsimim kudo në Evropë ka treguar se në komunikim të vazhdueshëm edhe me SBASHK është vlerësuar se arsimi në Kosovë, si kudo në Evropë, po përballet me sfida dhe se punëtorët arsimor atje janë angazhuar për rrjedhë sa më të mbarë të mësimit nga larg nga marsi e deri në përfundim të vitit të kaluar arsimor. Ajo ka shprehur keqardhje pse një numër nxënësish në Kosovë që janë nga familjet me kushte më të vështira ekonomike kanë pasur vështirësi për të qenë pjesë e mësimit nga larg. Kryetarja Blover duke u dhënë respekt meritor punëtorëve arsimor është shprehur se ne sot jemi duke organizuar konferencë me anë të teknologjisë, dhe kjo është e vërtetë, por në mësim teknologjia mund të ndihmojë mësimdhënësit por kurrë nuk mund t'i zëvendësojë ata.ETUCE
Pjesëmarrësit ka përshëndetur pastaj drejtorja e përgjithshme e ETUCE, Susan Flocken duke i informuar ata për mënyrën e votimit për kryetarin dhe nënkryetarët e pastaj është shprehur me respekt për angazhimin e punëtorëve arsimor nga e tërë Evropa, të cilët , si tha ajo, nuk u ndalen e nuk po ndalën së angazhuari që në gjithë mundësitë dhe format e mundshme të përcjellin dituritë te nxënësit e tyre.
Në vazhdim të punimeve të Konferencës delegatët e autorizuar kanë votuar duke zgjedhur kryetar të ri të ETUCE përfaqësuesin e sindikatës së mësimdhënësve të Skocisë, Llary Flanagan.
SBASHK i është gëzuar zgjedhjes së kryetarit Flanagan dhe të nënkryetarëve Branimir Shtrukel nga sindikata e arsimit të Sllovenisë (SVIZ) dhe znj. Trudi Kerperien nga sindikata e arsimit ë Holandës (AoB) që janë miq të vjetër të SBASHK-ut dhe kanë mbështetur vazhdimisht me vite e dekada sindikatën e arsimit të Kosovës kudo në takimet ndërkombëtare sindikale.
Konferenca në ditën e dytë të punës do të debatojë për raportin 5 vjeçar të angazhimeve e aktiviteteve të ETUCE dhe sindikatave anëtare të saj dhe pastaj do të ketë edhe propozime konkrete e dokumente , që do të votohen për aktivitetin e këtij Komiteti për 5 vitet e ardhshme duke pasur parim kryesor, si gjithmonë, solidaritetin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes sindikatave nga të gjitha shtetet e Evropës e në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit sa më cilësor.ETUCE1

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook