Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe dy grupe trajnimi nga larg me kolegët tanë

SBASHK përgatitet që këtë aktivitet ta vazhdojë në ambientet shkollore
Prishtinë, 02.10.2020
120705608 978687652644759 2421185128790586515 nPas organizimit të trajnimeve për dhjetëra grupe mësimdhënësish e duke u nisur nga fakti se procesi mësimor ka rrjedhë të mbarë në institucionet arsimore të Kosovës, stafi qendror i SBASHK-ut i udhëhequr nga koordinatori për organizim të brendshëm ,Ymer Ymeri e në bashkëpunim me kryetarët e nivelit komunal sindikal vazhdojnë me përgatitjet që këtë aktivitet ta organizojnë së shpejti në ambientet shkollore duke respektuar Rregullat e përcaktuara të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Udhëzimet e MASH-it .
Mirëpo pasi që në SBASHK kanë arritur edhe ca kërkesa të kolegëve tanë për trajnime u vendos që ky aktivitet të nis këtë të premte me trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Blendor Shatri dhe trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" me trajnerin Sami Shala.120704140 718930835375316 2627443529144319776 n
Edhe këto dy grupe të trajnimit kanë nisur me distancën kohore prej 10 minutash nga njëri –tjetri me qëllim të bashkëbisedës së kryetarit Rrahman Jasharaj dhe koordinatorit për organizim të brendshëm Ymer Ymeri me kolegët pjesëmarrës në këtë aktivitet.
Duke marrë pjesë në bashkëbisedën me pjesëmarrësit e trajnimit "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", kryetari Jasharaj ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit për punën e përkushtimin në kryerjen e misionit të shenjtë në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj dhe për gatishmërinë dhe vullnetin për të marrë pjesë aktive edhe në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut. Kryetari Jasharaj ka vlerësuar lart angazhimin e përkushtimin e trajnerit Blendor Shatri dhe gjithë trajnerëve tjerë të angazhuar tani e sa kohë në trajnimet e shumta që janë organizuar deri tani. Ai pastaj ka treguar edhe për angazhimet e shumta të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.
Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka treguar për rregullat e rrjedhës së mbarë të trajnimit duke treguar se trajnimi zgjat 4 ditë dhe ata që tregojnë sukses duke u dëshmuar në kryerjen e detyrave që lidhen me temat kyçe do të certifikohen me certifikatat e nënshkruara nga kryetari i SBASHK-ut , zyrtari i lartë i MASH dhe trajneri.
120748269 267049454450980 8222523627862851113 nKoordinatori ka vazhduar me bashkëbisedën duke u përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve, qoftë për trajnimet e radhës, qoftë edhe për çështje sindikale.
Janë kyçur kryetari Jasharaj e koordinatori Ymeri edhe në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" . Kryetari Jasharaj edhe në këtë bashkëbisedë ka përgëzuar mësimdhënësit e Kosovës dhe personelin tjetër arsimor për punën dhe përkushtimin në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor, edhe pse në kushte mjaft të vështirësuara. Ai ka falënderuar trajnerin Sami Shala për angazhimin dhe përkushtimin në realizimin në përpikëri dhe sukses të gjithë temave që kërkon ky trajnim. Pas kësaj koordinatori Ymer Ymeri ka treguar për rregullat që sigurojnë rrjedhë të mbarë të trajnimit dhe është përgjigjur edhe në pyetjet e ngritura nga pjesëmarrësit e këtij trajnimi.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook