Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me SHSPZAP

Gashi – SBASHK-u është shembulli më i mirë i organizmit sindikal
Prishtinë, 01.10.2020
1eSindikata e Punëtorëve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm duke vlerësuar lartë angazhimin, përkushtimin dhe arritjet e SBASHK-ut në shërbim të arsimit dhe realizimit të kërkesave të shumta të anëtarësisë ka shprehur vullnetin për të lidhur marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të forcimit të zërit sindikal, bartjes së përvojave dhe organizmit të aktiviteteve të përbashkëta sindikale.
Kjo ide e bashkëpunimit është pranuar me kënaqësi nga SBASHK dhe në një ceremoni festive dhe pas një bashkëbisede mes dy palëve për situatën aktuale në të dy këta sektorë dhe për mundësitë e angazhimeve të përbashkëta sindikale është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes SBASHK dhe SHSPZAP nga kryetarët Rrahman Jasharaj dhe Ramadan Gashi.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje kryetari i SHSPZAP Ramadan Gashi ka deklaruar se SBASHK-u është shembulli më i mirë i organizmit sindikal duke shprehur bindjen se bashkëpunimi do të jetë i shoqëruar me plot rezultate dhe se anëtarët e sindikatës që ai përfaqëson do të kenë mundësi të marrin shumë përvoja nga SBASHK për organizimin dhe angazhimin sindikal.2e
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje krahas kryetarëve Jasharaj e Gashi kanë marrë pjesë edhe nënkryetarja e SBASHK Vjollca Shala e koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe nënkryetari i SHSPZAP Muhamet Balaj.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook