Pjesëmarrësit vlerësojnë lart angazhimet e SBASHK-ut
Prishtinë, 29.08.2020
Në takimin e Këshillit Drejtues dhe kryetarëve të nivelit komunal dhe të Universiteteve,pasi është bërë analiza e përgatitjes së institucioneve arsimore për vitin e ri shkollor dhe janë marrë vendime konkrete,që u bënë publike,koordinatori për organizmim të brendshëm, Ymer Ymeri duke iu përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve ,ka treguar për gatishmërinë e tij dhe tè stafit qendror lidhur me nisjen e ciklit të trajnimeve nga larg.
Në kuadër të këtij angazhimi në shërbim të anëtarësisë kjo e shtunë shënoi nisjen e trajnimeve në "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokeatik", me trajnerin Sami Shala, "Mësimdhënia e gjuhës shwipe dhe letërsisë për cikllin fillor dhe të mesëm" me trajnerin Mentor Mani, trajnimi "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" me trajnerin Blendor Shatri dhe trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar" me trajnerin prof dr. Hysen Sogojeva.
Trajnimet ishin caktuar të fillonin me diferencë kohore nga 10 minuta prej njëri-tjetri me qëllim që të kyçedhin kryetari Jasharaj, Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me anëtarë tè stafit dhe kryetari i nivelit sindikal komunal për Prishtinën, Ahmet Pllana.
Kryetari i SBASHK -ut Rrahman Jasharaj duke u kyçur në të katër këto trajnime ka falënderuar koordinatorn Ymeri dhe stafin për angazhimet dhe arritjet e shumta nè shërbim të anëtarësisë.Ai ka falënderuar edhe trajnerët dhe ka përgëzuar pjesëmarrësit për pjesëmarrje në këtë aktivitet. Pjesëmarrësit i ka përshëndetur edhe kryetari i nivelit sindikal komunal Ahmet Pllana, i cili pastaj ka shprehur respekt të lartë për angazhimet e kryetarit dhe stafit qendror në shërbim të anëtarësisë. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve dhe u ka kujtuar atyre çështje nga rregullat lidhur me trajnimet dhe pjesëmarrjen pë katër ditë në këtë aktivitet.