Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Atmosferë e këndshme pranë valëve të detit shqiptar

Anëtarët e SBASHK-ut respekt të lartë për sindikatën e tyre dhe mikpritjen
Prishtinë, 09.07.2020
detStafi i SBASHK-ut dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal e të Universiteteve kishin bërë shumë angazhime me qëllim që të realizohet edhe në këtë verë tradita e mirë për dërgimin e një numri të konsideruar të kolegëve tanë për pushime meritore në bregdetin shqiptar. Situata e re kërkoi më shumë angazhime e kujdes dhe pas konsultimeve të vazhdueshme me koleget e kolegët tanë që ishin përzgjedhur nga shkollat e njësitë akademike për të shkuar në bregdetin shqiptar, u nis së realizuari ky aktivitet.
Për të qenë organizimi sa më i mirë dhe në koordinim me stafin përgjegjës të Kompleksit Hotelier e Turistik "Bonita" të 400 pushuesit janë ndarë në 2 grupe për të shkuar në bregdetin shqiptar.
Të hënën e 6 korrikut grupi i parë me koleget e kolegët tanë nga Vushtrria, Mitrovica, Leposaviqi, Zveçani, Skenderaj, Prizreni, Kaçaniku, Hani i Elezit, Ferizaj, Shtërpca, Shtime, Suhareka, Klina, Istogu, Peja, Deçani e Juniku kanë arritur në Kompleksin Hotelier e Turistik "Bonia". Përgjegjësit e caktuar nga SBASHK-u ishin të përkushtuar dhe rrugëtimi drejt Durrësit kishte kaluar mirë e në atmosferë të këngës e humorit të lehtë. Stafi në "Bonita" kishte bërë gjithë përgatitjet dhe masat e caktuara të kujdesit në institucionin gjegjës po respektoheshin në përpikëri.
dettPushuesit duke shprehur respekt meritor për SBASHK-un dhe mikpritjen e pronarit dhe stafit te "Bonita" janë ndjerë mirë e të relaksuar. Ata janë akomoduar dhe janë drejtuar pastaj drejt detit për të shoqëruar bisedat e këngën e lehtë me melodinë e valëve të detit shqiptar.
-Po ikin shpejt ditët, dëgjohen duke thënë shumë nga pushuesit.
-Po e vazhdojmë pushimin edhe një javë, i drejtohet një anëtar i SBASHK-ut kryetarit Jasharaj dhe shumë të tjerë e duartrokasin këtë ide. Kryetari i SBASHK-ut nuk fsheh gëzimin për këtë atmosferë dhe i përgëzon gjithë anëtarët e SBASHK-ut këtu që me sjellje dinjitoze po përfaqësojnë në mënyrë të denjë figurën e mësuesit nga Kosova.
- E kishim vazhduar edhe një javë more, po të dielën vjen grupi tjetër me 200 e më shumë kolege e kolegë, flet kryetari. Kujdestarët e caktuar nga stafi qendror janë vazhdimisht në lëvizje e në komunikim me pushuesit. Ata kishin uruar që në mbrëmje të kishte atmosferë feste përmes tingujve të valles e këngës shqipe. Stafi përgjegjës i "Bonita" ishte përkujdesur edhe për këtë dhe në çdo mbrëmje, duke respektuar distancën, pushuesit të relaksuar e të kënaqur nga uji i mrekulluar i detit shqiptar, bëheshin bashkë me këngën e bukur shqipe, që shoqërohej shpesh edhe me urimet për ditëlindjen e ndonjë pushuesi, i cili nuk fshihte gëzimin e krenarinë dhe ngrihej në këmbë duke përshëndetur nga larg pushuesit dhe këngëtarin dhe mjeshtrin e instrumenteve muzikore.
Pushuesit flasin me krenari për përkushtimin dhe arritjet e shumta të sindikatës së tyre, pra të SBASHK-ut dhe shpesh bëjnë foto me kryetarin e stafin e po ashtu edhe bashkëbisedojnë për çështje arsimore e sindikale. Ata tregojnë se janë shumë të kënaqur me kushtet në këtë Kompleks Hotelier e Turistik dhe mendimet e tyre do t'i shpalosin shumë nga ta edhe në fletoret e përshtypjeve dhe shumë nga to edhe do të publikohen në ueb faqen dhe në gazetën e SBASHK-ut "Arsimimi sot".
Në këtë shkrim ne po përcjellim të lexuesit e nderuar vetëm disa nga to.
"Është një aktivitet shumë i qëlluar i SBASHK-ut. Përgëzoj stafin qendror për gjithë angazhimet. Kemi qenë vazhdimisht në komunikim me ta gjithë ne pushuesit dhe çdo gjë kishte dhe ka rrjedhë të mbarë. Ne mësimdhënësit e Kosovës ishim të përkushtuar në mësimin nga largësia dhe ky pushim është dhuratë meritore dhe na mundëson që të relaksohemi. Stafi i Hotelit është në nivel të detyrës dhe të bën të ndjehesh mirë nga mikpritja dhe respekti. Faleminderit SBASHK", ka shkruar mësimdhënësja Sadete Spanca, që është njëra pushueset e përzgjedhura dhe vjen nga komuna e Vushtrrisë.
" E vlerësoj shumë lart këtë aktivitet të SBASHK-ut , që mundësoi organizimin kaq të mirë të pushimit meritor për një numër të konsideruar të anëtarësisë. Kemi kaluar edhe gjatë këtij viti nëpër shumë sfida. Ne po respektojmë këshillat e institucioneve gjegjëse dhe jemi të kujdesshëm. Kjo është lehtë të bëhet në këto ambiente dhe përkushtimit të kujdestares dhe të gjithë stafit te "Bonita". Falënderoj SBASHK-un për përkushtimin në shërbim të anëtarësisë", shprehet mësimdhënësja Adelina Gjinovci nga komuna e Skenderajt.
detttt"Atmosferë e mirë kjo. Këtë kënaqësi e atmosferë të mrekullueshme për punëtorët e arsimit e bën vetëm SBASHK-u", shprehet i gëzuar e me emocione", kolegu ynë Mustafë Kajtazi, i cili edhe ka gjiruar momente të vallëzimit në plazh.
Njëri nga 200 pushuesit e grupit të parë është edhe mësimdhënësi e poeti nga Peja, Agim Desku.
"SBASHK-un e fisnikëron përkushtimi dhe arritjet e shumta në shërbim të anëtarësisë. Ky është njëri nga aktivitet e shumta dhe është shumë i qëlluar. Kujdesi e mikpritja këtu janë shembullore. Valët e detit shqiptar dhe atmosfera festive të bëjnë të ndjehesh mirë e i relaksuar", thotë Desku dhe me siguri ai do të shpreh në vargje përshtypjet e tij për t'i botuar në njërën prej veprave letrare të radhës.
Ditët po ikin. Kujtimet do të mbesin. Stafi i SBASHK-ut ndjehet krenar pse është vazhdimisht në shërbim të anëtarësisë, e cila di të vlerësojë e çmos përkushtimin dhe arritjet e sindikatës së tyre.
SBASHK-u dhe pronarët e stafi i "Bonita" për të krijuar atmosferë të bukur kanë përgatitur edhe një befasi për pushuesit. Pritet që atmosferës festive t'i shtohen një numër i anëtarëve të Ansamblit Autokton "Rugova", Ata në shenjë respekti për punëtorët e arsimit dhe përkushtimin e vazhdueshëm vullnetarisht do të sjellin para pushuesve veshjet kombëtare fragmente të valles së bjeshkëve të Kelmendit.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook