Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Përfundim i suksesshëm i trajnimeve të filluara më 26 qershor

Pjesëmarrësit shprehin respekt të lartë e meritor për SBASHK-un
Prishtinë, 30.06.2020
kjoKrahas përkushtimit e angazhimit shembullor në realizimin e mësimit në distancë, një numër i madh i mësimdhënësve të Kosovës kishin shprehur kërkesa për mbajtjen e trajnimeve nga larg. Stafi qendror pa u kursyer e pa shikuar orarin, punoi pa ndalur dhe arriti me përpikëri të realizojë kërkesat e të gjithë mësimdhënësve nga e tërë Kosova për trajnime.
Ky aktivitet po shënonte përmbylljen më herët, por kishin ardhur kërkesa të shumta nga kolegët tanë dhe stafi i SBASHK-ut në koordinim me trajnerët dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe SBASHK-u vazhdoi me këtë aktivitet. U analizuan kërkesat emër për emër, u bënë gjithë përgatitjet nga stafi qendror dhe nisen angazhimin për së mbari 10 grupe mësimdhënësish në trajnimet "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar","Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social" dhe "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik". Të gjitha këto grupe kanë nisur trajnimet më 26 qershor për të vazhduar në dy ditët e vikendit dhe të hënën, kur 9 grupe përfunduan me sukses trajnimet e filluara, kurse një grup në marrëveshje mes pjesëmarrësve dhe trajnerit ka përfunduar të martën trajnimin e nisur më 26 qershor.kjooo
Gjatë gjithë ditëve të trajnimit koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, zyrtarja për trajnimet Albina Arifi dhe pjesa tjetër e stafit qendror janë kyçur vazhdimisht në trajnime duke qenë mbështetje e mirë për trajnerët dhe pjesëmarrësit dhe duke u përgjigjur edhe në pyetjet e tyre.
Pjesëmarrësit kanë shprehur respekt të lartë e meritor për SBASHK-un dhe për trajnerët, të cilët, siç thanë mësimdhënësit pjesëmarrës në trajnime ishin në nivel të detyrës dhe kanë ndikuar që trajnimet të kenë rrjedhë të marë dhe të përcillen me interesim të lartë nga pjesëmarrësit, të cilët janë të sigurt se kanë arritur të marrin njohuri të shumta, që do t'i përdorin në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim.
kjooooStafi qendror i SBASHK-ut shpreh respekt për trajnerët Mentor Mani, Besa Hoxha Krasniqi, që udhëhoqën me sukses dy grupe në trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm". Respekt për trajnerët Hysen Sogojeva, Jehona Oruqi, Skënder Gashi e Besim Kryeziu, që punuan me katër grupe në trajnimin ,"Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar". Janë angazhuar me përkushtim trajnerët Safet Beqiri e Blendor Shatri me dy grupe pjesëmarrësish në trajnimin ""Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social". Stafi qendror i SBASHK-ut shpreh respekt meritor edhe për trajnerët Sami Shala e Alban Zeneli që u angazhuan, si gjithmonë, me përkushtim me dy grupe pjesëmarrësish në trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik".
Koordinatorët për trajnimet Vjollca Shala dhe Ymer Ymeri bashkë me kryetarin Jasharaj dhe anëtarët e stafit qendror kanë bërë një analizë të rrjedhës s trajnimeve dhe kanë vlerësuar lartë angazhimin e trajnerëve , përkushtimin e pjesëmarrësve dhe shembullin e angazhimit maksimal të stafit qendror. Ata urojnë që trajnimet e radhës në prag të vitit të ri shkollor të organizohen e mbahen në ambientet e institucioneve arsimore kudo në Republikën e Kosovës.albaniiii

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook