Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK përmbyll sukses një aktivitet të veçantë në shërbim të anëtarësisë

Më shumë se 2000 mësimdhënës pjesëmarrës në trajnimet nga larg
Prishtinë, 26.06.2020
73399770 400944360809943 2331404727699246479 nMe qëllim që ta përmbyllin me sukses rrugëtimin e nisur muaj më parë me aktivitetin e trajnimeve për kolegët tanë kudo në Kosovë dhe për t'iu përgjigjur të gjitha kërkesave të anëtarësisë, që kanë ardhur përmes kryetarëve të nivelit komunal, stafi qendror ka bërë gjithë përgatitjet dhe në të premten e 26 qershorit është nisur me 10 grupe në trajnimet "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" të konceptuar në 32 orë, "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", 28 orë "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", që është i konceptuar në 32 orë, "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik", 32 orë. Këto grupe të trajnimit do të vazhdojnë aktivitetin edhe në ditët në vijim të udhëhequr nga trajnerët Mentor Mani, Besa Krasniqi, Skënder Gashi, Besim Kryeziu, Jehona Oruqi, Hysen Sogojeva, Safet Beqiri, Blendor Shatri, Sami Shala dhe Alban Zeneli.106457992 301877907641149 2405214996271001322 n
Të parët kanë nisur trajnimet kolegët tanë me dy grupe të trajnimit "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", për të vazhduar edhe grupet tjera në distancë kohore nga 20 minuta me qëllim që kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala, koordinatori për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri dhe kryetari i Kuvendit Sindikal për Arsimin e mesëm , Ahmet Pllana të kyçen në hapje të nisjes së trajnimeve dhe të bashkëbisedojnë me pjesëmarrësit.
Kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar pjesëmarrësit e këtij aktiviteti për angazhimin në realizimin e mësimit nga larg dhe për zellin e dëshirën e shprehur që të jenë pjesë e këtyre trajnimeve me qëllim që të shtojnë njohuritë dhe që ato t'i vënë në shërbim të ngritjes së vazhdueshme me nxënës. Kryetari Jasharaj , edhe gjatë gjithë këtij komunikimi ka falënderuar trajnerët për angazhimin maksimal dhe stafin qendror të SBASHK-ut e në veçanti koordinatorët e trajnimeve Vjollca Shalën dhe Ymer Ymerin.
106276643 633037397558016 5203453183171797762 nNënkryetarja Vjollca Shala në bashkëbisedë me pjesëmarrësit e të gjitha grupeve ka bërë një shpalosje të trajnimeve duke sjellë fakte e argumente se cilat njohuri ofrohen në secilin trajnim. Koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë sqarime për trajnimet dhe u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve.
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Kryeqytetin, Ahmet Pllana duke përshëndetur pjesëmarrësit e të gjitha trajnimeve ka shprehur respekt të lartë për angazhimin e përkushtimin e stafit qendror të SBASHK-ut.
Pjesëmarrësit, trajnerët Mentor Mani, Besa Krasniqi, Skënder Gashi, Besim Kryeziu, Jehona Oruqi, Hysen Sogojeva, Safet Beqiri, Blendor Shatri, Sami Shala dhe Alban Zeneli dhe të gjithë bashkëbiseduesit janë bërë bashkë në urimin që trajnimet e radhës në prag të vitit të ri shkollor të organizohen në ambientet e institucioneve tona arsimore kudo në Kosovë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook