Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u përmbyll edhe një aktivitet në shërbim të anëtarësisë

Përfundojnë me sukses trajnimet e nisura të premten e 19 qershorit
Prishtinë, 23.06.2020
104384520 191882585513356 1103103477885018683 nDitëve të vikendit, por edhe ditën e hënë e të martë kanë vazhduar trajnimet e nisura më 19 qershor. Pas 4 ditë pune e përkushtimi të trajnerëve, stafit qendror dhe angazhimit të pjesëmarrësve po përmbyllet me sukses edhe ky aktivitet i SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë. Janë më shumë se 450 mësimdhënës nga komuna të Kosovës që ishin të ndarë në 8 grupe për të marrë pjesë sipas vullnetit të tyre në njërin nga trajnimet e licencuara të SBASHK-ut. Të premten kishin nisur angazhimin kolegët tanë në tri grupe të ndara me trajnimin "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", udhëhequr nga trajnerët prof. Dr. Hysen Sogojeva, Mr. Fidan Shaqiri dhe Dr. Safet Beqiri. Gjatë gjithë ditëve të këtyre trajnimeve në to janë kyçur shpesh edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala, koordinatori për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri, zyrtarja për trajnime Albina Arifi dhe anëtarë të tjerë të stafit qendror me qëllim që të bashkëbisedojnë me pjesëmarrësit dhe të përgjigjen në pyetjet e tyre që kishin të bënin me Ligjin e pagave, nene nga Kontrata Kolektive dhe për angazhimet e aktivitetet sindikale . Trajnerët Sogojeva, Shaqiri e Beqiri janë shprehur të kënaqur me përkushtimin, vijueshmërinë dhe arritjet e treguara të pjesëmarrësve. Këta trajnerë kanë përgëzuar stafin qendror të SBASHK-ut për përkushtimin dhe angazhimin në realizimin e kërkesave të anëtarësisë.104603145 677871299462759 872133476187928372 n
Atmosferë pune e angazhimi për të marrë njohuri të reja është vërejtur për katër ditë me radhë edhe nga pjesëmarrësit e shumtë në trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm",të cilët kanë punuar në dy grupe të ndara e të udhëhequra nga trajneret Arbëresha Aliu e Pranvera Haziri.
Pjesëmarrje e madhe dhe dinamikë e punës është parë për katër ditë edhe në trajnimin "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social", udhëhequr nga trajneri Blendor Shatri, i cili dijen dhe përvojën në temat kyçe të këtij trajnimi ka ditur t'i bart te pjesëmarrësit duke i nxituar ata që të jenë pjesë aktive e trajnimit për katër ditë me radhë.
Edhe trajnimi tjetër i licencuar i SBASHK-ut "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik" ka zgjuar interesim të madh e të vazhdueshëm te një numër i konsideruar i anëtarëve të SBASHK-ut nga shumë komuna të Kosovës. Me këtë trajnim të premten kishin nisur dy grupe mësimdhënësish me trajnerët Blerta Blakaj e Sami Shala. Ata gjatë gjithë kohës kanë bartur dijet dhe përvojën e tyre te pjesëmarrësit dhe kanë arritur të zgjojnë kërshërinë e tyre për mediet dhe trajnimet kanë pasur rrjedhë të mbarë dhe një angazhim e përfshirje të madhe të pjesëmarrësve në diskutimin për temat kyçe të këtij trajnimi.
Kryetari i SBASHK-ut bashkë me anëtarë të tjerë të stafit qendror janë kyçur edhe në këto trajnime. Kryetari Jasharaj ka bashkëbiseduar me pjesëmarrësit dhe trajnerët duke i përgëzuar për angazhimin e përkushtimin duke shprehur respekt edhe për punën e palodhshme të stafit qendror në gjitha aktivitetet sindikale, kurse nënkryetarja Vjollca Shala e koordinatori për organizim të brendshëm u janë përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve lidhur me çështje sindikale dhe të situatës aktuale në arsimin e Kosovës.
104931587 895847174248386 8710394253361856101 nSBASHK-u shpreh respekt për angazhimin dhe përkushtimin e trajnerëve prof. dr. Hysen Sogojeva, Fidan Shaqiri, dr. Safet Beqiri, Arbëresha Aliu, Pranvera Haziri, Blendor Shatri, Blerta Blakaj dhe Sami Shala, por edhe për trajnerët tjerë që janë angazhuar në trajnime në të kaluarën dhe që do të angazhohen në të ardhmen. Ky aktivitet mbase do të shënojë një përmbyllje për këtë vit shkollor, për të rinisur prapë në të ardhmen e afërt bazuar në kërkesat e anëtarëve të SBASHK-ut nga e tërë Kosova.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook