Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Përfaqësues të SBASHK-ut u takuan me Ministrin Likaj

Gatishmëri për t'i dhënë hapësirë e forcë dialogut
Prishtinë, 09.06.2020
DSC 3366Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri janë pritur sot në një takim njohës nga Ministri i MASHTI-t Ramë Likaj dhe anëtarë të kabinetit të tij.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë përgëzuar Ministrin Likaj për detyrën duke shprehur gatishmërinë për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe në zgjidhjen e kërkesave legjitime të të punësuarve në këtë sektor me rëndësi. Kryetari Jasharaj ka informuar Ministrin Likaj për përkushtimin e SBASHK-ut në komunikim me anëtarësinë në shërbim të rrjedhës së mbarë të mësimit nga larg. Ai ka njoftuar Ministrin edhe për trajnimet që SBASHK-u vazhdon t'i organizojë nga larg duke realizuar kështu kërkesat e qindra punëtorëve të arsimit. Delegacioni i SBASHK-ut ka ngritur edhe çështjen e gjetjes së një zgjidhje të pranueshme ligjore për kolegët tanë të sëmurë rëndë, e që vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit arsimor. Po ashtu janë përmendur edhe çështje të tjera të rëndësisë së veçantë, të cilat do të analizohen e do të merren veprime konkrete për realizmin e tyre në takimet e radhës mes të MASHTI-t dhe SBASHK-ut, që do të ndodhin në vazhdimësi.
Ministri Ramë Likaj ka vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe të arsimit në përgjithësi duke shtuar se MASHTI e konsideron SBASHK-un partner të rëndësishëm dhe se bashkërisht e me dialog do të angazhohen për realizimin e kërkesave të drejta e legjitime të anëtarësisë, por edhe në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim. Ministri Likaj është shprehur se përfaqësuesit e SBASHK-ut do të jenë të përfshirë në të gjitha komisionet dhe grupet e punës për të dhënë kontributin e tyre në përgatitjen e akteve e dokumenteve tjera në shërbim të realizimit të objektivave në shërbim të një arsimi sa më cilësor.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook