Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Vazhdoi të realizohet edhe të premten agjenda e takimeve nga larg

Gjashtë takime të ndara me Kuvendet e sindikatave të Arsimit Parauniversitar
Prishtinë, 05.06.2020
102704969 179382880157297 1449657088530710528 nMbrëmja e së enjtes është përmbyllur me dy takimet e radhës. Është mbajtur takimi i Kuvendit të Sindikatës së Universiteteve dhe ai i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit parauniversitar të Gjilanit.
Në hapje të takimit me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Universiteteve, kryetari Bardh Bardhi ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe përfaqësuesit në këtë Kuvend të Universiteteve të Kosovës. Ai pas kësaj ka prezantuar angazhimet që janë bërë nga stafi akademik dhe ai administrativ në realizimin e procesit mësimor e studimor nga larg duke vlerësuar se që nga fillimi ka qenë një angazhim e përkushtim i lartë dhe prandaj edhe sukses janë të dukshme. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur pjesëmarrësit duke i përgëzuar për punën e përkushtimin e mandej i ka informuar edhe angazhimet aktuale dhe për detyrat konkrete në vijim. Kryetari bashkë me përfaqësuesit e tjerë nga stafi qendror kanë falënderuar prof. dr. Ahmet Kyçyku për angazhimin dhe kontributin e tij me vlerë rreth Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës. Pas kësaj është kaluar në shpalosjen e rendit të punës sipas marrëveshjes nga takimi konsultativ me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve. Pas këtij takimi përfaqësues të SBASHK-ut janë kyçur në takimin tjetër nga larg me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit parauniversitar të Gjilanit. Kryetari i këtij Kuvendi Blerim Mehmeti ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, nënkryetaren , koordinatorin dhe gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi e pastaj ka bërë një analizë të aktivitetit sindikal e arsimor në këtë komunë, por edhe ka vlerësuar lart angazhimet sindikale të stafit qendror në realizimin e kërkesave të anëtarësisë. Pas kësaj edhe në këtë takim është debatuar bazuar në aktivitetet e detyrat konkrete për të bërë përgatitje për realizimin e pushimeve për numrin e caktuar të anëtarëve edhe nga Gjilani e po ashtu kishte debate edhe lidhur me realizmin e trajnimeve të shumta nga larg.102372012 280091176691809 1985104283296595968 n
Edhe e premtja për stafin qendror ka shënuar mbajtjen e një varg takimesh të ndara nga larg .
Është nisur me Dragashin për të vazhduar me Klinën, Istogun, Deçanin, Mitrovicën e Skenderajn . Edhe në këto takime janë kyçur kryetari i SBASHK-ut Rrahman jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala , koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe anëtarë të tjerë të stafit qendror. Kryetarët Xhevit Skenderi , Arif Elezi, Musli Blakaj, Burim Avdijaj, Isa Ismajli dhe Ramiz Polaci kanë bërë vlerësimin e angazhimeve sindikale në komunat e tyre dhe kanë shprehur respekt për punën e përkushtimin e stafit qendror në kryerjen me kohë të angazhimeve e detyrave në shërbim të anëtarësisë. Edhe në të gjithë këto takime të ndara kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka folur për punën dhe përkushtimin e kolegëve tanë kudo në Kosovë në mësimin në distancë dhe për aktivitetet sindikale në nivelin qendror e atë lokal. Nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm u janë përgjigjur shumë pyetjeve të pjesëmarrësve në këto takime e që kishin të bënin lidhur me Kontratën Kolektive të Arsimit, me trajnimet dhe për çështje të tjera sindikale.
Stafi qendror i SBASHK-ut këtë të premte do të vazhdojë komunikimin nga larg me kolegët tanë edhe gjatë tri takimeve të ndara të radhës që pritet të mbahen në orët e mbrëmjes me Kuvendet e Sindikatës së Arsimit parauniversitar të Ferizajt ,Pejës dhe Podujevës.

102648441 591797494782076 1233835566022262784 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook