Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Në kuadër të realizimit të agjendës së re të takimeve nga larg

Takim i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Rahovecit

Prishtinë, 01.06.2020
101858835 565797307697718 1854020455493533696 nKa vazhduar realizimi i agjendës së re të takimeve nga larg me Kuvendet e Sindikatës së Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve, pas Prishtinës është mbajtur të hënën, më 1 qershor, takimi i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Rahovecit.
Në hapje të këtij takimi nga larg kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Veli Morina, i cili fillimisht përshëndeti kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe stafin qendror. Ai pas kësaj informoi pjesëmarrësit për çështjet që janë debatuar në takimin konsultativ të radhës, me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve, mbajtur më 26 maj. Kryetari Morina pas kësaj ka treguar se në atë takim është debatuar për traditën e dërgimit të një numri të konsideruar të anëtarëve të SBASHK-ut për pushime në bregdetin shqiptar dhe për rrjedhën e mbajtjes së trajnimeve nga larg.101839408 968386820265001 202004793105842176 n
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj në fjalën përshëndetëse ka përgëzuar kolegët tanë nga komuna e Rahovecit për punën dhe përkushtimin në rrjedhën e mbarë të mësimit në distancë dhe për gjithë angazhimet sindikale. Kryetari Jasharaj ka treguar se duke u bazuar në vendimet e Këshillit Drejtues dhe organeve tjera të SBASHK-ut kanë nisur përgatitjet për organizimin e pushimeve për më shumë se 400 kolegëve tanë nga e tërë Kosova.
Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka kujtuar edhe një herë kriteret duke cekur se në çdo 60 anëtarë, caktohet një pushues.
Pas kësaj është hapur debat konstruktiv dhe pjesëmarrësit kanë analizuar në detaje listat e viteve të kaluara të pushuesve nga kjo komunë dhe kanë arritur marrëveshje unanime për shkollat që këtë vit do të caktojnë pushuesit. Ata kanë deklaruar se tani u mbetet shkollave dhe çerdhes që në takimet e komunikimin me anëtarësinë atje të caktojnë emrat e pushuesve duke respektuar edhe barazinë gjinore.
101774638 539464380263196 7669751279194734592 nNë pjesën e dytë të takimit është bashkëbiseduar për rrjedhën e trajnimeve të mbajtura nga larg me kolegët tanë nga shumë komuna të Kosovës dhe janë dhënë sqarime lidhur me mundësinë e organizimit të një aktiviteti të tillë edhe në komunën e Rahovecit. Pjesëmarrësve u është thënë se duhet bashkëbiseduar me kolegët tanë të punësuar në shkollat e Rahovecit dhe duke u bazuar në vullnetin e tyre të përgatiten listat për trajnimin gjegjës dhe të dërgohen në SBASHK. Pas kësaj, koordinatori për organizim të brendshëm dhe stafi i SBASHK-ut në koordinim me trajnerët dhe pjesëmarrësit e lajmëruar do të nisin me trajnimin gjegjës.
Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë shprehur respekt të lartë për angazhimet e stafit qendror të SBASHK-ut . Ata kanë shtruar edhe pyetje që ndërlidheshin me aktivitetet sindikale, por edhe me gjendjen aktuale në arsim, në të cilat janë përgjigjur përfaqësuesit e SBASHK-ut.101502784 3677683375581514 6831080325339152384 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook