Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Forcohet bashkëpunimi i federatave tjera sindikale me SBASHK-un

Vlera e sindikatave është uniteti dhe solidariteti
Prishtinë, 28.05.2020
spaaakkkMe qëllim të forcimit të zërit sindikal ka kohë që është forcuar bashkëpunimi në mes të SBASHK-ut, Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Sindikatës së Policisë, Doganës e Zjarrfikësve. Këto pesë sindikata në përpjekje për të mbrojtur e realizuar kërkesat e anëtarësisë kanë zhvilluar edhe shumë angazhime e aktivitete të përbashkëta duke koordinuar edhe veprimet sindikale.
Në kuadër të këtij aktiviteti dhe bashkëpunimit e koordinimit të angazhimeve të përbashkëta sot selinë e SBASHK-ut e ka vizituar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës (SPAK) Ali Gashi dhe nënkryetari Skënder Lushtaku. Pjesë e këtij takimi njohës ishte edhe nënkryetari i BSPK-së, prof. dr. Atdhe Hykolli.
Ata janë pritur nga kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Kryetari i SBASHK-ut ka përgëzuar Gashin për detyrën e re duke e siguruar se do ta ketë mbështetjen e SBASHK-ut në gjithë aktivitetet e SPAK-ut në shërbim të anëtarësisë nga ky sektor.
Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka njoftuar mysafirët për angazhimet konkrete të SBASHK-ut në realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim. Ai ka treguar për punën e madhe e të përkushtuar të gjithë punëtorëve të arsimit në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg, për trajnimet e shumta që SBASHK-u vazhdon të organizojë sipas kërkesave të anëtarësisë dhe për aktivitete të tjera sindikale.
Kryetari i SPAK, Gashi dhe nënkryetari Lushtaku kanë përgëzuar SBASHK-un për gjithë aktivitetet duke e vlerësuar si sindikatën më të organizuar dhe që ka bërë angazhime të shumta në shërbim të anëtarësisë dhe që ka shënuar edhe rezultate të shumta, rezultate e arritje këto, që si tha kryetari i SPAK-ut kanë qenë edhe në shërbim të sindikalistëve nga gjithë sektorët tjerë.
Nënkryetari i BSPK-së, prof. dr. Atdhe Hykolli ka përshëndetur idenë për takime të tilla mes federatave me qëllim që të forcohet bashkëpunimi dhe solidariteti dhe kështu të unifikuar do të kontribuojnë edhe në forcën dhe unitetin e BSPK-së.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe SPAK janë shprehur të gatshëm që të vazhdojnë me bashkëpunimin dhe këmbimin e ideve për angazhime sa më të suksesshme në shërbim të anëtarësisë dhe në forcimin e vazhdueshëm të zërit sindikal në kuadër të BSPK-së.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook