Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt takim konsultativ me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve

Përgatitje me kohë për aktivitetet në vijim

Prishtinë, 26.05.2020
1Është mbajtur takimi i radhës me kryetarët e Kuvendeve të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve në të cilin është bashkëbiseduar për përgatitjet që duhen bërë me kohë për realizimin me sukses të detyrave dhe aktiviteteve në vijim.
Në hapje të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka ftuar pjesëmarrësit që me një minutë heshtje të lartësojnë kujtimin për kolegun tonë të ndjerë Agim Hoxha. Ai pas kësaj ka lutur kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prizrenit, Reshit Kushaj dhe kryesinë atje që të përcjellin te familja Hoxha ngushëllimet e sinqerta të SBASHK-ut.100881909 243549706949592 765919245857980416 n
Pas kësaj Kryetari Jasharaj ka informuar pjesëmarrësit se temë kyçe e bashkëbisedës së këtij takimi do të jetë konsultimi lidhur me vazhdimin e traditës së mirë për dërgimin në bregdetin shqiptar të 400 kolegëve tanë nga e tërë Kosova dhe nga të gjitha nivelet e arsimit. "jemi në një situatë të veçantë tani të krijuar nga Covid-19, por urojmë që këtë betejë ta fitojmë ne dhe e gjithë bota. Ne duhet të bëjmë gjithë përgatitjet edhe për organizimin e pushimeve verore për një numër të kolegëve tanë kështu që me kohë t'i kemi të kryera gjithë detyrat dhe nëse krijohen mundësitë e kushtet ta realizojmë këtë traditë", ka thënë kryetari Jasharaj, ndërsa menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka prezantuar tabelarin me numrin e pushuesve nga secila komunë dhe Universitetet duke u bazuar në kriterin e aprovuar nga organet e SBASHK-ut se në çdo 60 anëtarë caktohet një pushues. Ai u ka thënë pjesëmarrësve se tabelarin do t'ua dërgojë në adresat e tyre elektronike dhe u kujtuar se caktimi i pushuesve bëhet nga të punësuarit në institucionet arsimore, që këtë vit e kanë radhën për të caktuar kandidatët e tyre në bazë të kritereve të aprovuara nga Këshilli Drejtues.
wserfasfNë këtë takim është bashkëbiseduar edhe për rrjedhën e trajnimeve të organizuara deri tani dhe është vlerësuar nga të gjithë se trajnimet janë organizuar në nivel të lartë dhe për këtë meritor janë stafi qendror , kryetarët e nivelit komunal sindikal, trajnerët dhe pjesëmarrësit , që treguan interesim të lartë dhe përkushtim për arritjen e njohurive të reja. U tha se është interesim i madh i kolegëve tanë për trajnime dhe prandaj do të punohet me përkushtim që kërkesat e tyre të realizohen në përpikëri.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook