Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Punë e përkushtim i SBASHK-ut edhe në ditët e festës

Pjesëmarrësit e ndarë në katër grupe përfunduan me sukses trajnimet

Prishtinë, 25.05.2020

99415346 372099853749712 2227084978431197184 nAnëtarët e SBASHK-ut kudo në Kosovë janë duke u dëshmuar me punë e angazhime në shërbim të arsimit dhe të ngritjes së vazhdueshme profesionale. Në kuadër të angazhimit të tillë ata janë duke marrë pjesë vullnetarisht në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut , të cilat po organizohen tani e sa kohë përmes platformave gjegjëse.
Pjesëmarrësit e këtyre trajnimeve janë dëshmuar korrekt e të përpiktë me pjesëmarrje gjatë gjithë kohës së trajnimeve dhe duke qenë aktiv në të shtruarit e shumë pyetjeve që lidhen me temat e trajnimit, por edhe duke dhënë ide e duke dëshmuar për arritjen e njohurive të reja. Përkushtimin e tyre për arritjen e njohurive të reja këta pjesëmarrës e dëshmuan duke qenë pjesë e trajnimeve edhe gjatë ditëve të festës. Ata kishin shtruar idenë që trajnimet të mbahen edhe në ditët e festës dhe falënderojnë trajnerët që kishin respektuar vullnetin e tyre. Kështu ndodhi edhe të shtunën dhe të hënën, më 23 e 25 maj. Ishin ditë pushimi e feste këto, por pjesëmarrësit vazhduan me trajnimet duke respektuar në përpikëri orarin dhe duke punuar me përkushtim në realizimin e objektivave.
rrrr

Shpesh gjatë gjithë këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe me anëtarë të tjerë të stafit qendror janë kyçur në trajnime dhe kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit duke u përgjigjur edhe në pyetjet e tyre. Kështu ishte edhe sot në përmbyllje të trajnimeve "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social", udhëhequr nga trajnerët Besim Haliti, Besjana Rexhepi, me dy trajnimet "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm" , me trajnerët Mentor Mani e Arbnesha Aliu, që janë ndihmuar nga trajneri prof. dr. Atdhe Hykolli dhe në përmbyllje të trajnimit "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar", me trajnerin prof. dr.Hysen Sogojeva.
Kështu ishte edhe sot në përmbyllje të këtyre trajnimeve. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka shprehur respekt për trajnerët e angazhuar duke i falënderuar ata për gjithë përkushtimin dhe kontributin në realizimin e objektivave të trajnimeve. Ai po ashtu ka shprehur respekt edhe për pjesëmarrësit të cilët, siç tha kryetari , ishin të rregullt gjatë gjithë kohës së trajnimeve dhe se kanë dëshmuar për arritje të reja përmes debateve dhe detyrave të shumta që kanë kryer në kuadër të kërkesave të trajnimeve. Koordinatori për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri në bashkëbisedë me pjesëmarrësit ka treguar për shënimet e sakta që ka SBASHK-u për vijueshmërinë gjatë gjithë trajnimeve dhe pastaj është përgjigjur edhe në shumë pyetje që kishin të bënin me trajnimet e ardhës, por edhe për çështje konkrete sindikale. Ai duke u përgjigjur në kërkesat e pjesëmarrësve për organizimin e trajnimeve të radhës u ka treguar atyre se stafi qendror vazhdon të jetë maksimalisht i angazhuar në shërbim të anëtarësisë dhe se, krahas aktiviteteve të shumta sindikale, do të vazhdojë edhe me organizimin e trajnimeve të radhës duke u bazuar në kërkesat e anëtarësisë nga e tërë Kosova.wsdsf

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook