Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Angazhim e përkushtim i SBASHK-ut edhe në komunën e Dragashit

Janë shtuar kërkesat e kolegëve tanë nga kjo komunë për trajnime

Prishtinë, 21.05.2020
98603391 557444474911277 1199884979123781632 nDuke iu përgjigjur kërkesës së kolegëve tanë nga Dragashi stafi qendror i SBASHK-ut ka nisur të organizojë trajnimet e licencuara edhe për mësimdhënës të kësaj komune. U nis me trajnimin nga larg "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik më Arsimin Parauniversitar "me trajnerin prof. dr. Hysen Sogojeva, për të vazhduar me trajnimin tjetër "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik" me trajnerin Sami Shala, ligjërues në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Në hapje të këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit duke i përgëzuar për angazhimin në rrjedhën e mbarë të mësimit në distancë dhe për vullnetin që të jenë pjesë e trajnimeve të licencuara nga SBASHK. Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt për trajnerin Shala, i cili krahas shumë angazhimeve në Universitet, po gjen kohë dhe po angazhohet edhe në këtë aktivitet të SBASHK-ut. Kryetari Jasharaj ka përgëzuar edhe gjatë kësaj fjale përshëndetëse stafin qendror të SBASHK-ut, që po vazhdojnë të angazhohen duke realizuar me përpikëri kërkesat e anëtarësisë së SBASHK-ut kudo në Kosovë. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Dragashin, Xhevit Skënderi,që është edhe pjesëmarrës i këtij takimi ka folur për angazhimet e anëtarësisë në këtë komunë dhe ka shprehur respekt për punën,përkushtimin dhe arritjet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.99010791 611279536261935 2411934426616299520 n
Në hapje të këtij trajnimi nga larg kanë bashkëbiseduar me pjesëmarrësit edhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala dhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri duke iu përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve lidhur me rrjedhën e trajnimit dhe për çështje të caktuara sindikale. Koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri u ka kujtuar pjesëmarrësve se janë pesë trajnime të licencuara të SBASHK-ut dhe se organizimi i tyre kudo me kolegët në Kosovë bëhet sipas kërkesave të tyre e që vijnë në SBASHK përmes kryetarëve të nivelit komunal. Ai ka shtuar se stafi qendror do të vazhdojë pa u ndalur në angazhimet për të realizuar kërkesat e anëtarësisë e po ashtu edhe për të realizuar kërkesat e shumta të kolegëve tanë për trajnime. Pjesëmarrësit e këtij trajnimi kanë falënderuar SBASHK-un për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë duke shprehur vullnetin për të marrë pjesë edhe në trajnimet tjera të licencuara të SBASHK-ut.
Pas kësaj trajneri Shala ka nisur me trajnimin duke përmendur temat kyçe që do të shtjellohen në këtë trajnim dhe duke dhënë sqarimet e para për rrjedhën e trajnimit.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook