Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe një takim nga larg me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve

U analizuan angazhimet dhe arritjet, u caktuan detyra konkrete për të ardhmen

Prishtinë, 19.05.2020
qewqËshtë mbajtur takimi i radhës nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve për të analizuar angazhimet dhe arritjet dhe për të caktuar detyra konkrete për të ardhmen.
Në hapje të takimit kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka ftuar pjesëmarrësit për një minutë heshtje në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin me vite e dekada në arsim dhe në aktivitete sindikale të kolegut tonë të ndjerë Isuf Zenelaj nga Suhareka, i cili pa pritur u nda nga ne duke lënë kujtim te kolegët punën dhe përkushtimin në misionin e shenjtë për edukimin e brezave, por edhe në aktivitetet e shumta sindikale. Pjesëmarrësit e këtij takimi përcjellin ngushëllimet e tyre të sinqerta për familjen Zenelaj përmes kryetarit të Kuvendit sindikal të Arsimit Parauniversitar të Suharekës, Murat Bytyqi.lkpokjpo
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka bërë një analizë të angazhimeve e arritjeve mes dy takimeve nga larg duke përgëzuar edhe një herë kolegët tanë sindikalistë në Arsimin Parauniversitar e në gjithë Universitetet e Kosovës për punën dhe arritjet në procesin mësimor me nxënës e student kudo në Kosovë. Ai po ashtu ka lavdëruar punën e madhe të stafit qendror dhe trajnerëve në rrjedhën e mbarë të shumë trajnimeve që janë duke u mbajtur nga larg e duke kujtuar se suksesi i këtyre trajnimeve ka bërë që të shtohen shumë kërkesat për organizimin e tyre dhe se koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri bashkë me stafin qendror janë duke bërë punë të mrekulluar për realizimin e kërkesave të shumta të anëtarësisë përtrajnime.
Pas kësaj kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Universiteteve Bardh Bardhi ka treguar se është duke mbajtur komunikim të rregullt nga larg me kolegët tanë kudo në Universitetet e Kosovës dhe është për çdo lëvdatë angazhimi e përkushtimi i tyre në punën arsimore e studimore me studentët e të gjitha këtyre Universiteteve.
Në vazhdim të kësaj bashkëbisede nga larg janë inkuadruar kryetarët e Kuvendeve Sindikale të Arsimit Parauniversitar duke analizuar situatën aktuale në arsimin e komunave të tyre e duke treguar për përkushtimin e vazhdueshëm të punëtorëve arsimor në rrjedhën e mbarë të mësimit në distancë , por edhe në aktivitetet sindikale. Ata kanë përgëzuar stafin qendror për gjithë këtë përkushtim dhe kryerje të shumë detyrave në shërbim të anëtarësisë. Ata kanë kërkuar këshilla se si të bëhet anëtarësimi i kolegëve tanë që janë pranuar së fundi në sistemin arsimor, pasi , siç u tha, ata janë duke kërkuar vazhdimisht një gjë të tillë.
5trtLidhur me këtë çështje të shtruar është përgjigjur menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, i cili ka dhënë sqarime të mjaftueshme lidhur me këtë çështje. Ai pas kësaj ka treguar edhe për rrjedhën e shumë trajnimeve nga larg , që janë mbajtur deri tani duke lavdëruar stafin qendror, trajnerët e angazhuar dhe pjesëmarrësit, që janë të angazhuar e të përkushtuar gjatë gjithë kohës sa zgjasin trajnimet. Ymeri ka kujtuar se janë shtuar kërkesat për trajnime dhe se stafi qendror është duke u angazhuar maksimalisht për të organizuar trajnime dhe për të plotësuar kështu kërkesat e anëtarësisë. Në kuadër të kësaj bashkëbisede u tha se aktiviteti i mbajtjes së trajnimeve po vazhdon. Kështu të shtunën e kaluar kanë nisur të pesë trajnimet e licencuara me grupe të reja pjesëmarrësish nga Prishtina, Malisheva dhe komuna të tjera, trajnime këto që kanë nisur mbarë dhe do të vazhdojnë sipas orarit të caktuar edhe në ditët në vijim.
Në këtë takim u bashkëbisedua edhe për çështje të tjera dhe ishte mendim i përbashkët që të vazhdohet me takimet nga larg me qëllim të analizës së aktiviteteve të zhvilluara dhe përcaktimit të detyrave konkrete për të ardhmen.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook