Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe në këtë vikend aktivitete të shumta të SBASHK-ut për anëtarësinë

Qindra mësimdhënës pjesëmarrës në të pesë trajnimet e licencuara
Prishtinë, 16/05/2020
2shhDuke parë se janë shtuar shumë kërkesat e anëtarësisë për organizimin të pesë trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut, stafi qendror ka mbajtur takimin radhës me trajnerët për të bashkëbiseduar e për të përgatitur një agjendë të organizimit të trajnimeve për kolegët tanë kudo në Kosovë me qëllim që ky aktivitet ë ketë rrjedhë të mbarë , ashtu si kishin edhe trajnimet e organizuara deri tani nga larg.
Këtë të shtunë kanë nisur trajnimet njëri pas tjetrit me një distancë të caktuar kohore me qëllim që në fillimet e tyre të kenë mundësi të përshëndesin pjesëmarrësit kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, kryetarët e nivelit komunal sindikal Ahmet Pllana e Skënder Gashi dhe koordinatori për organizimin të brendshëm Ymer Ymeri.97978565 171777000882111 1016813540025040896 n
Të parët kanë filluar sot kolegët tanë me trajnimin "Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror e demokratik" me trajnerët Arbenita Hoxha e Sami Shala. Në hapje të këtij aktiviteti kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për komunën e Prishtinës, Ahmet Pllana ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe i ka përgëzuar ata për punën dhe përkushtimin në mësimin në distancë. Ai po ashtu ka shprehur respekt të lartë për kryetarin e SBASHK-ut dhe stafin qendror për gjithë angazhimet që ata po bëjnë në shërbim të anëtarësisë. Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe trajnerët duke i përgëzuar kolegët tanë që me përkushtim po shënojnë arritje të larta në mësimin nga larg. Kryetari Jasharaj ka shprehur respekt edhe për angazhimin e vazhdueshëm të stafit qendror në shërbim të anëtarësisë duke veçuar Ymer Ymerin, i cili, siç tha kryetari, përveç angazhimeve të përditshme e të shumta në SBASHK, i përkrahur nga stafi qendror po arrijnë të kryejnë me sukses edhe angazhimet për komunikim me anëtarësinë dhe për organizimin me sukses të trajnimeve. Menaxheri për financa dhe administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u ka dhënë disa sqarime e këshilla teknike pjesëmarrësve në këtë trajnim dhe është përgjigjur edhe në disa pyetje që kanë shtruar ata e që kishin të bënin me rrjedhën e mbarë të trajnimit. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka deklaruar se stafi qendror do të kyçet kohë pas kohe në trajnime dhe do të jetë në dispozicion për të dhënë përgjigje në pyetjet e pjesëmarrësve.
97272470 1383651392024387 4028778992659070976 nPas kësaj kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me kryetarin e Kuvendit Sindikal për Arsimin Parauniversitar për Prishtinën , Ahmet Pllana dhe menaxheri për financa e administratë e koordinator për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë kyçur te trajnimi "Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social". Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Prishtinën kanë përshëndetur pjesëmarrësit e këtij trajnimi dhe trajnerët e angazhuar Besim Haliti dhe Besjana Rexhepi duke shprehur përgëzimet për angazhimet në procesin mësimor nga larg dhe në trajnimet e licencuara të SBASHK-ut, ndërsa koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri edhe këtu ka dhënë sqarime e këshilla për rrjedhën e mbarë të trajnimit dhe u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve.
Pasi u kanë dëshiruar punë të mbarë trajnerëve dhe pjesëmarrësve të këtij trajnimi Jasharaj, Pllana e Ymeri janë kyçur na trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë për ciklin fillor dhe të mesëm", që udhëhiqet nga trajneri Mentor Mani, i ndihmuar nga prof. dr. Atdhe Hykolli. Edhe në këtë komunikim me pjesëmarrësit dhe trajnerët kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe kryetari i Kuvendit Sindikal të Arsimit Parauniversitar për Prishtinën , Ahmet Pllana kanë shprehur respekt për përkushtimin e punëtorëve të arsimit kudo në Kosovë për rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg dhe për përkushtimin në këtë aktivitet, ndërsa koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri ka dhënë sqarime dhe këshilla në shërbim të rrjedhës së mbarë të këtij trajnimi.
Në vazhdim të këtij aktiviteti kryetari i SBASHK-ut bashkë me kryetarin për Prishtinën Ahmet Pllana dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymri, janë kyçur në trajnimin "Udhëheqja deh planifikimi strategjik në arsimin Parauniversitar , që po udhëhiqet nga trajneri prof.dr. Hysen Sogojeva. Kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur pjesëmarrësit duke i përgëzuar për gjithë angazhimet dhe në veçanti ka falënderuar trajnerin Sogojeva, i cili po vazhdon me përkushtimin në realizimin e lartë të objektivave që dhuron ky trajnim.
Disa minuta më vonë Jasharaj, Pllana e Ymeri janë kyçur në trajnimin tjetër "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik për Arsimin Parauniversitar" , që po udhëhiqet nga trajnerët Ramadan Gashi e Jehona Oruqi. Ata kanë përgëzuar pjesëmarrësit dhe trajnerët për angazhimin në këtë aktivitet. Me një fjalë përshëndetëse pjesëmarrësve u është drejtuar edhe kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për Malishevën, Skënder Gashi, i cili ka shprehur respekt për punën dhe angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.96291018 602775193658419 1084403251383631872 n
Një bashkëbisedë përmbajtjesore është zhvilluar edhe në trajnimin tjetër të nisur sot "Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe letërsisë për ciklin fillor dhe të mesëm", të cilin po e udhëheq trajnerja Arbëresha Aliu, që kohë pas kohe do të ndihmohet nga trajneri prof. dr. Atdhe Hykolli. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe trajneren Aliu duke shprehur respekt për prof. dr. Atdhe Hykolli, i cili krahas shumë angazhimeve tjera, po gjen kohë që të jetë pjesë e këtyre angazhimeve të SBASHK-ut . Edhe pjesëmarrësve të këtij trajnimi u është drejtuar kryetari i Kuvendit Sindikal për Arsimin Parauniversitar të Prishtinës Ahmet Pllana, ndërsa koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë sqarime e këshilla për rrjedhën e mbarë të trajnimit dhe u është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve duke theksuar edhe këtu se ai dhe stafi qendror do të jenë të kyçur kohe pas kohe për të ndihmuar teknikisht rrjedhën e mbarë të trajnimeve dhe për t'u përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve.
Do theksuar se në gjithë këto trajnime që filluan sot marrin pjesë mësimdhënës nga komuna e Prishtinës, Malishevës dhe një numër i caktuar edhe nga komuna të tjera, ndërsa të hënën, më 18 maj, do të nis punën trajnimi "Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar " me kolegët nga komuna e Dragashit. Ky trajnim do të udhëhiqet nga trajneri prof. dr. Hysen Sogojeva.
SBASHK-u duke vazhduar angazhimet në shërbim të anëtarësisë vazhdon komunikimin me kryetarët e nivelit komunal dhe si gjithmonë, është i gatshëm, që krahas angazhimeve e aktiviteteve tjera, të vazhdojë edhe me organizimin e trajnimeve të licencuara bazuar në kërkesat e kolegëve tanë nga e tërë Kosova.97272470 1383651392024387 4028778992659070976 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook