Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg me trajnerët e pesë trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut

Trajnerët të gatshëm për angazhime vullnetare në trajnimet nga larg
Prishtinë, 01.05.2020
RRJNë hapje të takimit nga larg me trajnerët e pesë trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut , kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimet e vazhdueshme në shërbim të anëtarësisë dhe ka falënderuar trajnerët e licencuar, që janë pjesë e këtij takimi nga larg. Jasharaj ka kujtuar se punëtorët e arsimit edhe në këtë kohë të vështirë po bëjnë maksimumin e angazhimeve në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg. Ai ka shtuar se duke mbajtur takime nga larg me kolegët tanë kudo në Kosovë kemi marrë informacione të shumta për arritjet në mësimin nga larg, por edhe për sfidat e pengesat eventuale. Kryetari Jasharaj ka shtuar se në këto takime kolegët tanë kanë shtruar edhe kërkesën që edhe në këtë situatë të organizohen trajnime nga larg.
"Duke u angazhuar në realizimin e kësaj kërkese është filluar me kolegët tonë në Novobërdë, fillimisht me trajnimin për mediet, udhëhequr nga Alban Zeneli e pastaj edhe trajnimin për gjuhën shqipe dhe letërsinë me trajnerin Atdhe Hykolli. Suksesi i këtyre dy trajnimeve ka bërë që të nisin e të shtohen kërkesat dhe nga kolegët tanë në komuna tjera dhe duhet shtuar angazhimet edhe ju trajnerët e nderuar", ka thënë kryetari Jasharaj për të apeluar që secili nga trajnerët ta mbaj nga një trajnim vullnetarisht nga sfera e tyre e angazhimit.
Pas kësaj nënkryetarja Vjollca Shala dhe menaxheri për financa e administratë në SBASHK, Ymer Ymeri, që janë koordinues të trajnimeve, janë inkuadruar në këtë bashkëbisedë për të treguar planifikimin që stafi qendror i SBASHK-ut ka paraparë e aprovuar lidhur me rrjedhën e trajnimeve nga larg.95468604 1612613088915398 6730222600464629760 n
Trajnerët Alban Zeneli dhe Atdhe Hykolli kanë treguar për trajnimet nga larg që kanë mbajtur me kolegët tanë nga Novobërda. Ata kanë deklaruar se pjesëmarrja në këto trajnime ishte për çdo lëvdatë dhe se pjesëmarrësit kanë treguar përkushtim dhe kanë ndikuar që trajnimet të jenë me plot angazhime e arritje . Trajnerët Zeneli e Hykolli kanë treguar se këto dy trajnime kanë pasur rrjedhë të mbarë dhe ata kanë lavdëruar përkushtimin dhe angazhimin e pjesëmarrësve në këto trajnime.
Edhe trajneri prof.dr. Hysen Sogojeva , që ka mbajtur shumë trajnime me kolegët tanë kudo në Kosovë, ka përgëzuar angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe ka shprehur gatishmërinë që të jetë pjesë e këtij aktiviteti në mbajtjen e trajnimeve nga larg. Trajneri Safet Beqiri, që ka mbajtur me shumë sukses shumë trajnime me kolegët tanë kudo në Kosovë, ka shprehur përgëzime për SBASHK-un, që siç tha ai, edhe në këtë situatë po kontribuon në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg ,por po angazhohet edhe në shumë angazhime e aktivitete në shërbim të anëtarësisë. Ai është shprehur i gatshëm që të angazhohet edhe tani në trajnimet nga larg. Trajnerët kanë deklaruar se me 32 pjesëmarrës trajnimi është lehtë i menaxhuar dhe këtë e kanë argumentuar trajnerët Zeneli e Hykolli , që kanë mbajtur trajnime nga larg me kolegët nga Novobërda. Trajneri për edukimin medial Muhamet Jahiri ka dhënë idenë që të krijohet një rregullore e trajnimeve që përcakton rregullat e mbajtjes së trajnimeve nga larg me qëllim që të gjithë të veprojnë njëjtë gjatë gjithë rrjedhës së trajnimeve.
95097811 282306272934112 8725394544801087488 nShumë nga trajnerët kanë përkrahur apelin e kryetarit të SBASHK-ut dhe janë shprehur të gatshëm të mbajnë së paku nga një trajnim vullnetarisht. Sekretarja e përgjithshme e SBASHK-ut, Jehona Oruqi, që është drejtore e një shkolle në Prishtinë, ka shprehur mendimin se me këto trajnime mos po bëhet ngarkesë e shtuar për mësimdhënësit. Koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri është shprehur se trajnimet SBASHK-u i organizon vetëm sipas kërkesave të anëtarësisë dhe pjesëmarrja në to është vullnetare. Ai ka shtuar se këto trajnime SBASHK-u po i organizon në bazë të kërkesave të anëtarësisë dhe me qëllim që ata të marrin njohuri të reja dhe të kenë sa më shumë orë të kërkuara për licencën e punës dhe për gradimin, si proces që do të pasojë.
Të gjithë pjesëmarrësit në bashkëbisedë kanë përgëzuar SBASHK-un për gjithë angazhimet dhe kanë shprehur gatishmërinë për angazhime në trajnimet gjegjëse kurdo që kolegët tanë shprehin kërkesa për një aktivitet të tillë shumë të rëndësishëm. SBASHK kërkon falje pse në këtë shkrim nuk janë cekur me emër të gjithë bashkëbiseduesit, por që të gjithë gëzojnë respektin tonë për gatishmërinë që të angazhohen në këtë aktivitet të rëndësishëm të SBASHK-ut e në shërbim të anëtarësisë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook