Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u me një kërkesë konkrete për Kryeministrin Kurti

Mos të pensionohen mësimdhënësit derisa vazhdon mësimi nga distanca

Prishtinë, 28 prill 2020
logoSBASHK-u është duke vazhduar të mbaj takime nga larg me punëtorët arsimor që nga çerdhet e deri edhe të Universitetet e Kosovës me qëllimin e vetëm që të inkurajojë e përkrah ata në angazhimet maksimale që po bëjnë në realizimin sa më të mirë të procesit mësimor në distancë. Duke analizuar bashkë me ta rrjedhën e mësimit nga larg, SBASHK-u ka marrë obligim nga anëtarësia, që edhe një herë, t'i drejtohet Kryeministrit, z. Albin Kurti me kërkesën konkrete që Qeveria të marr një vendim për t'u lejuar punëtorëve të arsimit që kanë arritur moshën e pensionimit të vazhdojnë angazhimin deri në përfundim të procesit mësimor nga larg.
Duke e argumentuar këtë kërkesë, SBASHK-u cek se procesi mësimor nga larg është duke u zhvilluar dhe se punëtorët e arsimit kanë krijuar një përvojë të mirë të realizimit të procesit mësimor me platformat gjegjëse dhe po mbajnë edhe komunikim të vazhdueshëm me nxënës e prindër duke u angazhuar bashkërisht për rrjedhën e mbarë të mësimit në distancë. Nëse pensionohen kuadrot arsimore që kanë plotësuar moshën do të vështirësohej rrjedha e mësimit nga larg ngase në këto rrethana procesi i rekrutimit të kuadrove të reja është tepër i vështirë dhe do të humbeshin ditë të tëra në pritje të afateve të konkursit dhe po ashtu do të kishte probleme në organizimin e punës së paneleve të intervistimit me shkrim e me gojë për kandidatët që konkurrojnë. Po ashtu do kujtuar faktin se kuadrot e reja do ta kishin tepër të vështirë të angazhoheshin suksesshëm në procesin mësimor nga larg ngase do të ishin të panjohur për kolegët në atë shkollë e aq më shumë për nxënësit me të cilët do të duhej ta zhvillonin procesin mësimor. Po ashtu ata do ta kishin tepër të vështirë të krijojnë mundësi për komunikim me prindërit.
SBASHK-u në kërkesën drejtuar Kryeministrit Kurti ka kujtuar Qeverinë se të gjithë ata që janë pensionuar nga 1 prilli 2020 deri mw sot janë duke mbajtur procesin mësimor me nxënësit e tyre dhe këta mësimdhënës kanë kontribuar mbi 40 vite në sistemin arsimor të Kosovës dhe këtë muaj rrezikojnë të mbesin edhe pa paga edhe pa pensione për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, pasi që në këto rrethana as nuk kanë marrë vendime të pensionit e as nuk kanë aplikuar për pensione, por janë duke vazhduar punën e mësimdhënësit nga largësia si të gjithë mësimdhënësit tjerë.
SBASHK-u beson se Kryeministri Kurti dhe Qeveria do të marrin një vendim të tillë, i cili kontribuon që të largohen shqetësimet e kolegëve tanë që kanë arritur moshën e pensionimit dhe kështu do të vazhdohej me rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg me kuadrot arsimore që edhe e kanë nisur këtë formë të procesit arsimor .

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook