Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg me Kryesinë e Sindikatës së Universiteteve (SUSHK)

Në Universitetet e Kosovës me sukses po zhvillohet procesi arsimor
Prishtinë, 27.04.2020
94710622 802218833639626 4956948406309224448 nNë hapje të takimit kryetari i Sindikatës së Universiteteve të Kosovës (SUSHK) në kuadër të SBASHK-ut, Bardh Bardhi ka përshëndetur kryetarin Jasharaj, stafin qendror dhe kryesinë e SUSHK-ut, që janë përfaqësuesit nga Universitetet publike të Kosovës. Ai ka treguar se janë zhvilluar aktivitete të shumta sindikale në Universitete dhe po ashtu edhe ligjëratat dhe angazhimet tjera me studentët kanë rrjedhë të mbarë dhe vërehet një angazhim e përkushtim i vazhdueshëm i personelit arsimor në këto institucione të arsimit të lartë në Kosovë.95196147 1112697929092197 313365456775806976 n
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përshëndetur Bardh Bardhin dhe kryesinë e SUSHK-ut duke treguar për përkushtimin e stafit qendror, për angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe për takimet nga largësia me kolegët nga Arsimi Parauniversitar. Ai ka deklaruar se kolegët tanë kudo në arsimin e Kosovës janë të përkushtuar dhe me angazhime e rezultate konkrete po kontribuojnë në rrjedhën e mbarë të procesit nga larg.
Pas kësaj anëtarët e Kryesisë së SUSHK-ut kanë treguar për angazhimet që po bëhen në vazhdimësi në procesin arsimor, në mbajtjen e ligjëratave sipas orarit dhe komunikimit me studentët, të cilët, si thanë ata, janë të përkushtuar dhe të rregullt në ligjëratat nga larg.
94793315 242025437035301 4314194717827923968 nPër rrjedhën e mbarë kanë folur kryetarët e nderuar të Kuvendeve Sindikale të Universitetit të Prishtinës, Gjakovës, Mitrovicës, Ferizajt, Prizrenit e Gjilanit. Ata kanë treguar se edhe administrata është në krye të detyrës e po ashtu po mbahen me rregull edhe ligjërata dhe komunikimi me studentët, të cilët janë të rregullt në ligjërata dhe po ashtu janë edhe aktivë duke shtruar edhe pyetje konkrete e duke dhënë edhe mendime për çështjet në kuadër të ligjëratave gjegjëse. Është cekur edhe gatishmëria për të ndihmuar institucionet gjegjëse shëndetësore në angazhimet kundër Covid-19 përmes vënies në dispozicion të njohurive , por edhe laboratorëve gjegjës.
Pas kësaj është debatuar edhe lidhur me përmbajtjen e draftit të parë të Kontratës së re Kolektive të Arsimit të Kosovës. Kryetari i SUSHK-ut ka lavdëruar punën e komisionit të SBASHK-ut për kontratën e re duke treguar se është punuar me përkushtim dhe draftin e parë e kemi dërguar në adresat e kryetarëve të nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve dhe presim nga ta ide e sugjerime, të cilat pastaj do të analizohen dhe mund të inkorporohen në draftin final. Lidhur me punën që ka bërë komisioni ka treguar edhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala , e cila ka thënë se Komisioni ka bërë mjaft angazhime dhe tani pret që nga kolegët tanë kudo në Kosovë të vijnë ide e propozime, që do të analizohen me kujdes. Në debatin për përmbajtjen e draftit të parë të Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës ka marrë pjesë edhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri duke theksuar se drafti është punuar me kujdes dhe se duke u dërguar në adresat elektronike të kryetarëve të nivelit komunal dhe te kryetarët e Universiteteve të Kosovës u jepet mundësia gjithë anëtarësisë ta analizojë ata me kujdes dhe të japin edhe propozime konkrete për tekstin e draftit final, i cili do të dërgohet pastaj në MASHTI për t'u zhvilluar negociata dhe për të ardhur deri të momenti i nënshkrimit mes dy palëve.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook