Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe një aktivitet i SBASHK-ut me kolegët nga komuna e Novobërdës

Filloi trajnimi për mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë shqipe
Prishtinë, 25.04.2020
94262088 1946734845470996 6171155709795762176 nPas përfundimit me shumë sukses të trajnimit për edukimin medial, kolegët tanë nga komuna e Novobërdës kanë treguar interesim të shtuar edhe për trajnimet tjera dhe veçmas janë orientuar për trajnimin "Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe të mesëm", të cilin do ta udhëheq trajneri i licencuar, prof.dr. Atdhe Hykolli.
Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Para universitar për Novobërdën, Besnik Kurteshi ka lavdëruar kolegët e tij sindikalistë nga shkollat e kësaj komune duke shprehur edhe një herë respekt të lartë për angazhimet e kryetarit dhe stafit qendror të SBASHK-ut dhe duke i falënderuar ata për përkushtimin e arritjet në shërbim të anëtarësisë. Ai është shprehur i sigurt se edhe ky trajnim do të ketë rrjedhë të mbarë.95091617 546355182693191 530119725921861632 n
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka shprehur respekt për gjithë këtë mobilizim e angazhim të kolegëve tanë në këtë komunë dhe aktivitetet e SBASHK-ut duke shtuar se edhe trajnimi i radhës me ta do të jetë në funksion të realizimit të kërkesave të anëtarësisë dhe se do të ketë rrjedhë të mbarë duke u nisur nga fakti i përkushtimit të pjesëmarrësve dhe të trajnerit prof. dr. Atdhe Hykolli , i cili këtë trajnim me shumë sukses e ka mbajtur edhe në të kaluarën kur punëtorët e arsimit ishin duke punuar në institucionet arsimore. Kryetari ka shtuar se SBASHK-u edhe në këtë situatë, por edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë në shërbim të anëtarësisë dhe do realizojë kërkesat legjitime të tyre dhe se trajnimet janë vetëm njëri nga aktivitetet e shumta të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.
95096259 931317367326160 8664255912975794176 nDuke iu dëshiruar punë të mbarë në këtë trajnim, menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë sqarime për rrjedhën e trajnimit dhe obligimet që kanë pjesëmarrësit duke veçuar se duhet të jenë të rregullt në trajnimin sipas orarit që përcaktohet nga trajneri dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në debatet dhe në kryerje të detyrave lidhur me temat që shpalosen në këtë trajnim.
SBASHK-u duke iu dëshiruar punë të mbarë në këtë trajnim ka premtuar se do të jetë në përkrahje të anëtarësisë dhe bashkë me ta do të angazhohet në realizimin e gjithë objektivave dhe kërkesave të përbashkëta të anëtarësisë.
Trajneri, prof. dr. Atdhe Hykolli ka dhënë sqarimet e para në fillimet e këtij trajnimi duke treguar se do të ketë tema shumë interesante që kanë të bëjnë me aplikimin e gjuhës shqipe e letërsisë duke përdorur metodologji të avancuar e duke përdorur këtë përdoret edhe mendimi kritik e kreativ. Ai ka cekur edhe mësimdhënien e avancuar dhe përdorimin e teknologjisë në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim dhe nxitjen e nxënësit për të qenë sa më aktiv. Ai ka treguar se këto dhe shumë çështje tjera do të shpalosen gjatë gjithë trajnimit dhe ka apeluar që pjesëmarrësit të jenë vazhdimisht aktiv me qëllim që trajnimi të ketë dinamikë dhe të jetë më shumë në formë të bashkëbisedës. Trajnimi do të vazhdojë në rrjedhën e paraparë dhe pjesëmarrësit duke dëshmuar përmes detyrave konkrete për njohuritë e fituara do të pajisen me certifikata gjegjëse të nënshkruara nga trajneri, kryetari i SBASHK-ut dhe zyrtari gjegjës i MASHTI-t.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook