Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Konferencë nga larg e shumë sindikatave nga e tërë bota

SBASHK-u tregoi për përkushtimin e mësimdhënësve tanë në mësimin nga larg
Prishtinë, 22.04.2020
93910185 2605838102988601 8707123247117762560 nNë organizim të sindikatës më të madhe të arsimit në Turqi, Egitim Bir Sen është mbajtur konferencë nga larg kushtuar situatës në arsim dhe angazhimeve që po bëjnë institucionet, sindikatat dhe mësimdhënësit për realizimin e procesit mësimor nga larg.
Në hapje të kësaj Konference, kryetari i Egitim Bir Sen, Ali Yalçin ka përshëndetur përfaqësuesit e sindikatave nga shumë vende të botës e pastaj duke treguar për idenë e organizimit të këtij aktiviteti ka treguar për gjendjen aktuale në Turqi dhe në veçanti në sektorin e arsimit të këtij shteti. Ai ka kujtuar se në këto rrethana të vështirësuara kërkohet të vazhdohet me solidaritetin mes njerëzve në përgjithësi, pra edhe mes sindikalistëve të arsimit.
Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë edhe sindikatat e arsimit nga të gjitha shtetet e Ballkanit. Ata kanë treguar për gjendjen aktuale në shtetet e tyre dhe për përpjekjet që janë bërë e vazhdojnë të bëhen në parandalimin e përhapjes së Covid 19, virus ky i cili ka goditur tërë botën dhe ka krijuar një situatë të re edhe në sistemin arsimor. Kjo situatë, kur në kuadër të masave nga institucionet shtetërore është edhe mbyllja e institucioneve arsimore, ka kërkuar mobilizim të shtuar dhe formë të re të punës arsimore e edukative. Përfaqësues nga shtete të ndryshme të Ballkanit dhe tërë botës e kanë vlerësuar si të rëndë situatën në shtetet e tyre duke përmendur problemet në ekonomi për shkak të masave parandaluese ndaj Covid-19. Ata kanë treguar edhe për angazhimet e kolegëve të tyre në procesin mësimor duke përmendur arritjet, por edhe vështirësitë e caktuara që po hasen në kuadër të zhvillimit të procesit mësimor.94024337 1338436766364390 451381434809057280 n
Kryetari i SBASHK-ut duke u kyçur në debatin e kësaj Konference ka treguar për përkushtimin e punëtorëve të arsimit dhe për angazhimet e SBASHK-ut duke kontribuar në rrjedhën e mbarë të mësimit në distancë. Ai ka deklaruar se kjo sindikatë ka bashkëpunim të mirë me MASHTI-n. Ai pastaj ka treguar se Ministria ka angazhuar një numër të caktuar të mësimdhënësve për xhirimin e njësive mësimore në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhën e komuniteteve , të cilat emitohen në Televizionin publik. Kryetari Jasharaj po ashtu ka treguar se SBASHK-u po mban vazhdimisht takime nga larg me Kuvendet sindikale komunale dhe të Universiteteve dhe po inkurajon punëtorët e arsimit që të vazhdojnë me angazhimin dhe përkushtimin. Ai ka vlerësuar lart punën e punëtorëve të arsimit kudo në Kosovë dhe aktivitetet e angazhimet e vazhdueshme të SBASHK-ut edhe në këtë situatë, duke cekur se, krahas gjithë këtij angazhimi e duke respektuar vullnetin dhe kërkesat e anëtarësisë, po mbahen edhe trajnime nga larg. Edhe përfaqësuesi i Sindikatës shqiptare të Shqipërisë, Arian Peraj , sikur edhe kolegët e tij nga shtete të tjera kanë treguar për situatën në shtetet e tyre dhe për përpjekjet e punëtorëve të arsimit atje në realizimin e mësimit nga larg duke përmendur edhe vështirësitë që shoqërojnë këtë proces.
Në përmbyllje të kësaj Konference organizatori ka përmbledhur fakte e argumente që kishin sjellë pjesëmarrësit e duke dhënë qëndrimin e përbashkët se sindikatat duhet të vazhdojnë me solidaritetin dhe ndihmën ndaj njëri-tjetrit për ta përballur më lehtë këtë situatë të vështirë me të cilën po përballet e tërë bota.94243634 233920531290271 3003341111059021824 n

94268422 809406039583352 8429507131018838016 n

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook