Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Po vazhdon me sukses trajnimi nga larg me kolegët tanë nga Novobërda

Tema që kanë zgjuar shumë interesimin e pjesëmarrësve
Prishtinë, 21.04.2020
94419495 894619997665541 4035691321615187968 nPo vazhdon me sukses trajnimi nga larg "Edukimi Medial dhe Roli i tij në Zhvillimin Shoqëror dhe Demokratik", i organizuar nga SBASHK-u me kërkesën e kolegëve tanë nga komuna e Novobërdës. Ky trajnim po udhëhiqet nga profesori nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, i cili thekson se, edhe pse në një formë të re, ky 

94234932 660049188163261 6622509124238180352 n

trajnim ka rrjedhë të mbarë dhe për këtë të merituar janë pjesëmarrësit, të cilët janë të përkushtuar dhe se këtë trajnim e vlerësojnë lartë. Trajneri është shumë i kënaqur me vijimin e rregullt të 32 pjesëmarrësve në këtë trajnim duke shtuar se temat "Problemet me lajmet e rreme", "Funksionet e gazetarisë, aspekti ligjor dhe etik" ,"Mendimi kritik për përmbajtjen mediale" kanë zgjuar shumë interesim të pjesëmarrësve në këtë trajnim dhe ata po bëhen pjesë aktive e këtij angazhimi duke dhënë mendimet e tyre për çështjet dhe duke marrë përgjigje të ilustruara me shumë shembuj konkret nga trajneri Zeneli për temat konkrete. Ai ka shprehur gatishmërinë që bashkë me kolegët e tij nga Departamenti i gazetarisë të vazhdojnë këtë angazhim në bashkëpunim me SBASHK-un duke organizuar trajnimin nga larg me mësimdhënës nga cila do komunë e Kosovës e duke uruar bashkërisht që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt e sa më lehtë dhe procesi mësimor bashkë me trajnimet të zhvillohen në institucionet arsimore.
94030191 1117923831899407 7346609411701342208 nDo theksuar se stafi qendror i SBASHK-ut në kuadër të takimeve nga larg me anëtarët e Kuvendeve të Sindikatës së Arsimit Para universitar nga të gjitha komunat e Kosovës ka shprehur gatishmërinë që t'i përgjigjet kërkesave të anëtarësisë për këtë trajnim, por edhe për trajnimet tjera të licencuara të SBASHK-ut duke i realizuar ato nga larg nga trajnerët, që do të mbështeten nga stafi qendror.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook