Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg me kolegët nga SHFMU “Emin Duraku” të Kaçanikut

Bashkëpunim i mirë mes kolegëve në realizimin e mësimit nga larg
Prishtinë, 16.04.2020
93486462 610473599678968 1345096612220764160 nTakimin e ka hapur kryetari i Shoqatës sindikale të SHFMU "Emin Duraku", Lulzim Koxha, i cili ka falënderuar stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimet dhe përkushtimin në shërbim të anëtarësisë. Ai ka treguar se ka përkrahur idenë e SBASHK-ut që pasi janë kryer takimet me Kuvendet Sindikale të Arsimit Para universitar nga komunat e Kosovës, të niset me takimet nga larg me kolegët e koleget nga shkollat e ndryshme kudo në vendin tonë. Ai pastaj ka deklaruar se edhe në këtë shkollë punëtorët e arsimit po angazhohen maksimalisht në realizimin e procesit mësimor nga larg. Pas kësaj Isamedin Lika, koordinator i cilësisë, ka treguar për angazhimet dhe arritjet që po shënojnë mësimdhënësit e kësaj shkolle në realizimin e procesit mësimor. Ai ka treguar se përmes platformave gjegjëse po zhvillohet procesi mësimor dhe ka një kyçje të mirë edhe të nxënësve e po ashtu edhe prindërit janë të angazhuar dhe po ndihmojnë në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg.
Shumë nga mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë treguar se janë gjetur mirë në formën e këtillë të punës nga larg dhe se e ndihmojnë njëri-tjetrin sipas nevojës . Ata kanë kërkuar që SBASHK-u të vazhdojë me trajnimet sepse ato janë treguar shumë të rëndësishme sepse janë marrë dije të reja e të nevojshme për procesin e suksesshëm mësimor. Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka deklaruar se trajnimet janë mbajtur dhe është mirë që ato vlerësohen nga anëtarësia dhe se edhe në këto kohë të vështira jemi të gatshëm që të organizojmë trajnime edhe nga larg duke respektuar vullnetin e anëtarësisë së SBASHK-ut.93250597 2962014320543235 8645262420836614144 n
Edukatorja Makfirete Dema ka thënë se pas konsultimeve të bëra po punohet me sukses edhe me parashkollorët .Ajo ka sjellë emocione nga takimet nga larg me parashkollorët, të cilët janë shumë të angazhuar dhe të gëzuar që po komunikojnë me edukatoren dhe po dëgjojnë edhe njëri-tjetrin dhe bashkërisht po realizojnë procesin mësimor nga larg. Mësuesja Imrane Fera ka treguar se edhe ajo dhe kolegët e koleget nga cikli i ulët po angazhohen në procesin mësimor nga larg
Duke marrë pjesë në këtë bashkëbisedë Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka kujtuar kolegët tanë të kësaj shkolle se MASHTI ka përgatitur Udhëzimin për punë në të cilin janë treguar qartë detyrat dhe obligimet e mësimdhënësve, nxënësve, prindërve, drejtorëve të shkollave dhe Drejtorive Arsimore. Ai ka kujtuar se duhet bërë çmos që në bashkëpunim me drejtorin e shkollës dhe me DKA-në të përfshihen të gjithë nxënësit në procesin mësimor nga larg. Po ashtu , shtoi Ymeri, duhet ndihmuar kolegu kolegun në mënyrë që të gjithë punëtorët e arsimit të jenë të kyçur në procesin mësimor dhe për këtë edhe të kenë dëshmi dhe të raportojnë te drejtori.
Kryetari i kësaj shoqate sindikale , Lulzim Koxha në vazhdim të këtij takimi i ka dhënë fjalën nënkryetares së SBASHK-ut, Vjollca Shala, që të tregojë për angazhimet dhe punën që ka bërë Komisioni gjegjës i SBASHK-ut për përgatitjen e draftit fillestar të Kontratës së re të Arsimit të Kosovës. Ajo ka treguar se Komisioni ka përfunduar draftin e parë dhe atë ua ka dërguar kryetarëve të nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve me qëllim që ata të debatojnë për këtë draft me kolegët kudo në Kosovë dhe të japin propozime konkrete, të cilat Komisioni do t'i analizojë me kujdes dhe do ta përgatit draftin final, i cili pastaj do të negociohet me MASHTI për t'u nënshkruar me pastaj nga të dy palët.
93845505 233314521249065 1541532774068912128 nDuke marrë pjesë në këtë bashkëbisedë kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kaçanikut, Fevzi Bunjaku, ka përgëzuar kolegët tanë kudo në Kaçanik për angazhimet duke i falënderuar edhe për përkrahjen që i bëjnë njëri-tjetrit në përvetësimin e njohurive për realizimin e mësimit nga larg përmes platformave gjegjëse. Ai pastaj ka treguar se ishin bërë gjithë angazhimet që të organizohen trajnimet e licencuara të SBASHK-ut për gjithë kolegët e interesuar .Ai ka treguar se ka marrë draftin e parë të Kontratës dhe se do të nis komunikimin me kolegët nga Kaçaniku lidhur me këtë draft.93117851 158232338883628 5641469925894651904 n
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri janë përgjigjur edhe në pyetjet që kanë të bëjnë me Ligjin e pagave. Ata kanë treguar se SBASHK-u ka marrë përgjigje nga Kushtetuesja lidhur me kërkesat e anëtarësisë sonë për heqjen e pezullimit ndaj këtij ligji. SBASHK-u në takime me institucionet ua ka bërë me dije e me të nisur së implementuari ky ligj do të kërkohet që pjesa shtesë që sjell ky Ligj të jepet që nga dhjetori i vitit të kaluar. Ata kanë shtuar se me të nisur se implementuari ky Ligj SBASHK-u do të vazhdojë komunikimin me Komisionin Parlamentar për Arsim dhe me gjithë deputetët me qëllim që ata ta ngritin çështjen dhe të realizohet kërkesa e mësuesve për përmirësimin e koeficientit për ta.
Ata janë shprehur në emër të stafit qendror se ndjehen krenar me anëtarësinë , që është kaq unike dhe e përkushtuar duke premtuar se do të vazhdojnë të jenë zëri i tyre .

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook