Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prizrenit

Realizohet me sukses mësimi nga larg edhe në shkollat e kësaj komune
Prishtinë, 14.04.2020
93024167 231025271432567 9133183019333451776 n 1Në hapje të këtij takimi kryetari i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prizrenit , Reshit Kushaj, i cili ka treguar se ky takim po mbahet me qëllim që të bashkëbisedohet për aktivitetet sindikale, por më shumë për të parë nga afër se si po zhvillohet mësimi në distancë në shkollat e Prizrenit. Ai ka përgëzuar stafin qendror për angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe të arsimit në tërësi. Ai ka bërë përshkrim të angazhimeve sindikale që janë bërë në këtë komunë. Po ashtu Kushaj ka treguar se nga komunikimi me kolegët shihet se mësimi në distancë është duke u realizuar me sukses dhe se gëzon fakti se në këtë përpjekje janë të përkushtuar edhe nxënësit dhe prindërit. Ai ka apeluar të pjesëmarrësit që të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin me kolegët në shkollat që përfaqësojnë të vazhdojnë me angazhimet dhe ta ndihmojnë njëri-tjetrin.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj u ka treguar pjesëmarrësve në këtë takim për angazhimet e stafit qendror dhe ka përgëzuar ata për punën e përkushtimin duke falënderuar në veçanti menaxherin për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, i cili krahas shumë angazhimeve tjera, po angazhohet edhe në koordinimin dhe organizimin me sukses të takimeve nga larg.92844976 1111970692485482 6821513938522341376 n
Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri duke marrë pjesë në këtë bashkëbisedë ka theksuar se qëllimi kryesor i takimeve të tilla është që të komunikojmë me kolegët tanë dhe të shohin si po rrjedh procesi mësimor i organizuar nga punëtorët arsimor të shkollave që ata përfaqësojnë.
Pas kësaj anëtarët e këtij Kuvendi kanë treguar për rrjedhën e procesit mësimor nga larg në shkollat e kësaj komune. Ata kanë thënë se janë duke punuar me platformën gjegjëse dhe se është në nivel të duhur edhe komunikimi me nxënës dhe bashkëpunimi me prindër në shërbim të rrjedhës së mbarë të mësimit nga larg. Për angazhimet e tyre mësimdhënësit bëjnë informacione lidhur me procesin mësimor dhe i dërgojnë te drejtorët e shkollave të tyre. Është thënë se edhe kolegët e komunitetit boshnjak dhe ata të komunitetit turk po ashtu janë duke zhvilluar mësimin nga larg.
Shumë nga ata kanë treguar se janë formuar me kohë faqet e shkollave dhe në to po prezantohet puna dhe procesi mësimor, që po zhvillohet çdo ditë. Disa nga ta kanë treguar se plani dhe programi i tyre mësimor nuk përputhet në tërësi me ato që prezantohen në RTK, por kjo nuk paraqet problem në rrjedhën e mbarë të mësimit sepse mësimdhënësit e Prizrenit punojnë dhe realizojnë planin e programin e përgatitur me kohë dhe zhvillojnë njësitë mësimore sipas planifikimit të bërë me kohë. Po ashtu kolegët tanë nga Prizreni janë shprehur të kënaqur edhe me angazhimin e nxënësve, të cilët pranojnë detyrat dhe ato i kryejnë me kujdes dhe ua dërgojnë mësimdhënësve të tyre për të marrë nga ta vlerësimin dhe këshillat e duhura. Edhe kolegët tanë, që përfaqësojnë në këtë Kuvend shkollat e mesme të larta, kanë treguar se edhe ata janë duke u angazhuar në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg. Fillimisht procesi mësimor është nisur me grupet e formuara në viber e rrjete tjera sociale, por pas kësaj punohet për të gjithë me platformën "zoom" dhe nxënësit janë të përfshirë dhe mësimi po realizohet me sukses. Edhe punëtorët arsimor në shkollat e mesme të larta përgatisin raporte javore të punës dhe ato ia dërgojnë drejtorëve të shkollave. U tha se edhe në shkollën e muzikës, që ka natyrë të veçantë të procesit mësimor janë gjetur mundësitë dhe mësimi nga larg po zhvillohet me sukses.
92834157 2652862838267165 97671821213564928 nMenaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka kujtuar pjesëmarrësit e këtij takimi se MASHTI ka përgatitur dhe ka publikuar Udhëzimin e punës që përcakton e saktëson detyrat dhe obligimet konkrete të mësimdhënësve, nxënësve, prindërve, drejtorëve dhe Drejtorive Arsimore dhe një Udhëzim të tillë SBASHK-u e ka botuar në gazetën tonë "Arsimimi sot" dërguar në mijëra adresa elektronike të kolegëve tanë kudo në Kosovë. Ai ka shtuar se MASHTI do të publikojë edhe Udhëzimin lidhur me vlerësimin e njohurive të nxënësve nëse kjo situata e tashme vazhdon. Ai ka treguar se kryetari i SBASHK-ut i është drejtuar Ministres Bajrami që të nxjerrët një vendim që do t'u mundësonte kolegëve tanë , që kanë moshën e pensionimit, të vazhdojnë me procesin mësimor për kohën sa zgjat mësimi nga distanca.92959543 506366283392937 4363607483344748544 n
Në pjesën e dytë të këtij takimi pjesëmarrësit kanë shtruar pyetje konkrete të natyrës sindikale në të cilat janë përgjigjur nënkryetarja Vjollca Shala dhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Lidhur me çështjen e Ligjit të pagave është treguar për gjithë angazhimet e SBASHK-ut duke veçuar edhe takimet me Avokatin e popullit dhe me kërkesat e shumta të kolegëve tanë nga e tërë Kosova me kërkesën për heqjen e masës së pezullimit. Kushtetuesja ka informuar zyrtarisht SBASHK-un lidhur me pranimin e kërkesave dhe se ato do të shqyrtohen dhe do të merret një vendim për to. SBASHK-u ka reaguar edhe pas masës së dytë të pezullimit dhe i kemi deklaruar edhe Ministres se me të nisur se implementuari të Ligjit të pagave do të kërkohet që të bëhet pagesa e shtesës në paga që siguron ligji që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur edhe ka hyrë në fuqi Ligji i pagave. SBASHK-u është i sigurt se Ligji i pagave do të implementohet dhe se është në përputhje me Kushtetutën.
Nënkryetarja Vjollca Shala në këtë bashkëbisedë ka shprehur respekt për përkushtimin dhe suksesin e kolegëve tanë në procesin mësimor nga larg. Ajo pastaj ka treguar se Komisioni gjegjës ka punuar me përkushtim duke mbajtur takime të shumta nga larg dhe bashkërisht ka përgatitur draftin e parë të Kontratës së re Kolektive të Arsimit. Ky draft është dërguar në adresat elektronike te kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve dhe ata do të komunikojnë me kolegët kudo në Kosovë për të marrë edhe propozime konkrete, të cilat do të dërgohen në adresën elektronike të SBASHK-ut dhe pastaj komisioni do t'i shqyrtojë ato me kujdes për ta përgatitur draftin final me qëllim që pastaj të nisin negociatat me MASHTI-n dhe pastaj edhe të nënshkruhet mes të dy palëve.
92948812 2556961821285454 4146282958505902080 nTë gjithë pjesëmarrësit janë shprehur se është ide shumë e qëlluar kjo e takimeve nga larg. Stafi qendror i SBASHK-ut edhe në këtë takim ka shprehur gatishmërinë që, krahas takimeve e angazhimeve tjera, të organizohen takime nga larg edhe me cilën do shkollë, për të bashkëbiseduar me ta për të gjitha çështjet aktuale.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook