Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg i Këshillit Drejtues të SBASHK-ut

Angazhime të vazhdueshme e të suksesshme në realizimin e mësimit nga larg

Prishtinë, 14.04.2020
92844428 179599299715246 2842987502040514560 nNë fillim të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur anëtarët e Këshillit Drejtues, Kryesinë dhe stafin qendror të SBASHK-ut e pastaj ka raportuar për angazhimet e stafit në realizimin e detyrave në shërbim të anëtarësisë dhe për rrjedhën e mbarë të procesit mësimor nga larg. Jasharaj ka treguar se deri tani janë mbajtur takime nga larg me kolegët nga Kuvendet Sindikale të Arsimit Parauniversitar në shumicën dërmuese të komunave të Kosovës dhe nga bashkëbisedat me ta vlerësohet me të drejtë se punëtorët e arsimit kudo në Kosovë janë të përkushtuar dhe po punojnë në realizimin sa më të mirë të mësimit nga larg dhe se vazhdon me sukses edhe komunikimi me prindër dhe nxënës. Disa nga kolegët tanë kanë treguar edhe për vështirësitë nga të cilat më të pranishme janë mungesa e rrjetit të internetit te disa familje, apo edhe rrjeti i dobët në ndonjë pjesë tjetër të Kosovës. Ai ka thënë se me vlerësimet dhe me vendimet nga ky takim do të informohet edhe MASHTI, gjegjësisht Ministrja Hykmete Bajrami me qëllimin e vetëm që të tejkalohen këto vështirësi brenda mundësive të institucioneve komunale.93049718 2533007946951777 8640198740293976064 n
92935874 223244455667746 7132650719588384768 nPas kësaj kryetari ka deklaruar se me dëshirën që të dëgjoj me kujdes çdo diskutim, e autorizon nënkryetaren Vjollca Shala, që ta drejtojë këtë takim. Nënkryetarja ka dhënë detaje nga puna që ka bërë Komisioni për Kontratën e re Kolektive duke shtuar se drafti i parë është dërguar te kryetarët e nivelit komunal dhe i Universiteteve përmes adresave elektronike dhe përmes tyre do të dërgohet të kryetarët e shoqatave sindikale me qëllim që ata ta debatojnë me kolegët tanë kudo janë dhe të japin propozime konkrete. Pas kësaj drafti final do të dërgohet në MASHTI për t'u negociuar dhe më pastaj edhe për t'u nënshkruar nga MASHTI dhe SBASHK-u. Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Universiteteve dhe anëtar i Kryesisë së SBASHK-ut, Bardh Bardhi ka pasqyruar angazhimet e vazhdueshme që po bëhen nga të gjithë në Universitetet e Kosovës.
Pas kësaj është nisur bashkëbiseda dhe disa nga diskutuesit kanë deklaruar se punëtorët e arsimit në përgjithësi janë të angazhuar në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor nga larg. Ata kanë treguar se në gjithë këtë përkushtim punëtorët e arsimit dhe nxënësit e prindërit po hasin edhe në pengesa siç është ndërprerja e shpeshtë e rrymës , por edhe rrjeti i dobët i internetit. Ka raste , kanë thënë disa prej tyre, se janë një pjesë e nxënësve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe ata edhe nuk kanë mundësi të jenë shumë të rregullt në procesin mësimor nga larg.

Në këtë takim shumë nga diskutuesit kanë përgëzuar angazhimin e kolegëve tanë që po xhirojnë njësi mësimore e po ashtu kanë thënë se kjo kohë, si dikur, edhe sot kërkon angazhim ashtu si po bëjmë e veprojmë në shërbim të arsimit në këtë kohë mjaft të vështirë. Shumë nga ata edhe kanë përgëzuar stafin qendror për angazhimin edhe në këtë situatë të vështirë në realizimin e detyrave dhe kërkesave të kohës. Diskutuesit në këtë takim janë shprehur se do të vazhdohet me angazhimet në rrjedhën e mbarë të mësimit nga larg duke qenë të vetëdijshëm se ka edhe pengesa teknike e të natyrave tjera, por ato po tejkalohen falë vullnetit të punëtorëve arsimor kudo në Kosovë. Mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit edhe kësaj radhe janë duke dhënë provimin para kërkesave të kohës dhe janë shembull i mirë i angazhimit dhe përkushtimit dhe prandaj mësimi nga larg ka rrjedhë të mbarë. Ata janë pajtuar se do të vazhdohet me këtë përkushtim me urimin që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt dhe të kthehemi në institucionet arsimore, por ajo që është shtruar si pyete nga të gjithë është se si do të veprohet me vlerësimin e nxënësve nëse vazhdon kjo situatë. Është thënë se MASHTI, ashtu si përgatiti Udhëzimin e punës për të treguar për detyrat dhe obligimet konkrete të mësimdhënësve, nxënësve, drejtorëve të shkollave, prindërve dhe Drejtorive Arsimore, do të nxjerr Udhëzimin gjegjës edhe për mënyrën se si do të bëhet cilësimi e vlerësimi i nxënësve nëse kjo situatë vazhdon më gjatë. Duke u kyçur në bashkëbisedë menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri është përgjigjur në disa prej pyetjeve të pjesëmarrësve . Ai ka shtuar se duhet bashkërisht të angazhohemi në realizimin sa më të mirë të procesit mësimor nga distanca dhe ta publikojmë punën e bërë me qëllim që kolegët kudo janë të këmbejnë ide e propozime për rrjedhën sa më të mbarë të procesit mësimor dhe se mësimdhënësit duhet të bëjnë edhe të pamundurën që të komunikojnë me të gjithë nxënësit e tyre , por edhe me prindërit sepse angazhimi i përbashkët është qelës i suksesit dhe kjo po dëshmohet kudo në komunat e Kosovës.92927084 527017791341859 2871353806820474880 n
bbNë fjalën përmbyllëse të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përgëzuar të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë në këtë takim duke shtuar se edhe tani, si gjithmonë, u vërejt gatishmëria për angazhime sindikale, por edhe për punë të përkushtuar në shërbim të arsimit .

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook