Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Obliqit

Edhe në këtë komunë mësimi nga larg ka rrjedhë të mbarë

Prishtinë, 13.04.2020
92763875 230759304795787 3995130230292348928 nNë fillim të këtij takimi nga larg kryetarja e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kastriotit ( Obiliqit), Luljeta Boshnjaku, e cila ka treguar se stafi qendror i SBASHK-ut, krahas shumë angazhimeve, po organizon edhe takime nga larg me Kuvendet e Sindikatës komunale dhe të Universiteteve me qëllim të komunikimit dhe bashkëbisedave për të gjitha çështjet aktuale në arsimin e Kosovës. Kryetarja pastaj ka treguar për angazhimet e kolegëve në shkollën që ajo punon duke theksuar se të gjithë janë mobilizuar me kohë dhe po realizojnë me sukses mësimin nga larg. Ajo ka lavdëruar edhe angazhimin e nxënësve dhe prindërve në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor nga larg.
Kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur kolegët nga Kastrioti ( Obiliqi) dhe ka përgëzuar punëtorët e arsimit të kësaj komune, por edhe gjithë kolegët tanë kudo në Kosovë që janë të angazhuar e të përkushtuar bashkë me nxënësit dhe prindërit për realizimin sa më të suksesshëm të procesit arsimor nga larg.
Në vazhdim të këtij takimi nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala, ka treguar për një varg angazhimesh të stafit qendror duke u ndalur me shumë të puna që është bërë nga Komisioni gjegjës në përgatitjen e draftit të parë të Kontratës së re Kolektive të Arsimit. Ajo ka treguar se ky Komision ka bërë angazhime në vazhdimësi dhe ka përgatitur draftin e parë, i cili do të dërgohet në adresat elektronike të kryetarëve të nivelit komunal dhe të Universiteteve dhe ata do të bashkëbisedojnë me kolegët tonë kudo në Kosovë dhe do të japin edhe propozime konkrete, të cilat do t'i analizojë me kujdes Komisioni dhe pastaj do të përgatit draftin final, që do të negociohet me MASHTI-in për t'u nënshkruar pastaj nga të dy palët.92705724 228497801592578 6085742906360987648 n
Pas kësaj kolegët tanë nga kjo komunë kanë treguar për punën dhe përkushtimin e punëtorëve të shkollave, që ata përfaqësojnë duke deklaruar se vërehet përkushtim i tyre dhe se në përgjithësi procesi mësimor është duke u zhvilluar si duhet. Disa nga diskutuesit janë shprehur se ka raste kur aty e këtu ndonjë nxënës në mungesë të kushteve më pak ka mundësi të jetë vazhdimisht pjesë e mësimit nga larg. Ata, po ashtu, janë shprehur se gëzon fakti i bashkëpunimit të vazhdueshëm me prindër dhe po ashtu edhe pjesa më e madhe e nxënësve janë të angazhuar në mësimin nga larg dhe se mësimdhënësit u dërgojnë me platformat gjegjëse detyra të shtëpisë, të cilat ata i kryejnë dhe i dërgojnë te mësimdhënësit për të marrë vlerësimet dhe këshillat lidhur me ato detyra dhe me njësitë mësimore në tërësi. Ata kanë lavdëruar edhe bashkëpunimin mes kolegëve dhe koordinimin e angazhimeve dhe detyrave me drejtorët e shkollave. Kolegët nga Obiliqi kanë deklaruar se edhe në institucionet e arsimit të mesëm të lartë mësimi nga larg ka rrjedhë të mbarë dhe hetohet angazhim e përkushtim i mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve.
93166708 656875138426687 5803196769101676544 nDuke u përgjigjur në disa nga pyetjet që kolegët tanë kanë bërë lidhur me procesin mësimor nga larg, menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka kujtuar se MASHTI ka përgatitur Udhëzim pune me të cilin ka treguar për detyrat dhe obligimet e mësimdhënësve, nxënësve, prindërve, drejtorëve të shkollave, të Drejtorive Arsimore dhe të palëve. Ky Udhëzim , ka treguar Ymeri, është botuar në gazetën tonë "Arsimimi sot", që dërgohet në mijëra adresa elektronike të kolegëve tanë kudo në Kosovë. Ai ka apeluar te kolegët tanë që të publikojnë sa më shumë në rrjetet sociale angazhimet e tyre me qëllim që të bëhet një këmbim i ideve e përvojave mes kolegëve kudo në Kosovë dhe të jetë kjo edhe dëshmi se punëtorët e arsimit kudo në vendin tonë po punojnë me shumë përkushtim. Ymeri ka kujtuar edhe bashkëpunimin mes SBASHK-ut dhe ECDL Kosova lidhur me mundësinë e përdorimit të platformës gjegjëse pa pagesë për testet nga lëndë mësimore.
Stafi i SBASHK-ut edhe në këtë takim nga larg ka shprehur gatishmërinë për të organizuar takime nga larg edhe me anëtarë të SBASHK-ut në cilën do shkollë të kësaj komune për të bashkëbiseduar për situatën aktuale në arsimim dhe për aktivitetet sindikale dhe se kjo mund të bëhet në komunikim me kryetarin e shoqatës së shkollës gjegjëse, me kryetarin e nivelit komunal dhe me stafin qendror.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook