Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg me kolegët nga Shtërpca dhe Novobërda

Edhe mësimdhënësit e këtyre dy komunave të angazhuar në mësimin nga larg

Prishtinë, 12.04.2020
92706142 1040848369650265 4719660353787527168 nNë fillim të këtij takimi kryetari i sindikatës Hamdi Aliu ka theksuar se edhe punëtorët e arsimit nga Shtërpca janë të përkushtuar në realizimin e procesit mësimor nga larg dhe janë duke shënuar arritje të mira. Pas kësaj për angazhimet e punëtorëve të arsimit në Novobërdë ka treguar kryetari Besnik Kurteshi. Ai ka thënë se edhe kolegët tanë në këtë komunë janë duke bërë angazhime dhe në bashkëpunim me nxënësit dhe prindërit janë duke realizuar procesin mësimor duke përdorur edhe platforma gjegjëse.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur kolegët nga Shtërpca dhe Novobërda dhe është shprehur se nga takimet e tilla nga larg po vërehet se kolegët tanë kudo në Kosovë janë të përkushtuar dhe po arrijnë suksese të mira në realizimin e procesit mësimor nga larg.
Pas kësaj pjesëmarrësit në këtë takim nga këto dy komuna kanë treguar për punën dhe angazhimet që po bëhen nga punëtorët e arsimit në shkollat që ata përfaqësojnë. Ata kanë treguar se mbajnë komunikim të rregullt me kolegët dhe me drejtorët e shkollave dhe raportojnë për procesin e mësimit nga larg. Ata janë shprehur se edhe përfshirja e nxënësve në procesin mësimor është e mirë e po ashtu edhe komunikimi dhe bashkëpunimi me prindër. Po ashtu ata kanë treguar se japin vazhdimisht detyra të shtëpisë dhe nxënësit i kryejnë ato dhe pastaj ua kthejnë mësimdhënësve për të dhënë vlerësime dhe këshilla të nevojshme.
Në kuadër të kësaj bashkëbisede menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm,Ymer Ymeri ka treguar veç tjerash, edhe për Udhëzuesin e përgatitur nga MASHTI, i cili përcakton qartë detyrat e mësimdhënësve, nxënësve, prindërve, drejtorëve të shkollave dhe Drejtorive Arsimore në realizimin e procesit mësimor nga larg. Ai u ka treguar kolegëve pjesëmarrës në këtë takim edhe për kërkesën zyrtare drejtuar Ministres Bajrami që të merret një vendim me qëllim që mësimdhënësit që kanë plotësuar moshën mos të pensionohen tani, por të vazhdojnë punën deri sa vazhdon procesi mësimor nga larg. Ymeri ka treguar edhe për angazhime të tjera të stafit qendror në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në tërësi.92710327 234035757960481 8214201837809565696 n
Pas kësaj është bashkëbiseduar edhe për çështje sindikale duke u ndalur edhe te Kontrata Kolektive e Arsimit. Lidhur me angazhimet e Komisionit gjegjës për përgatitjen e draftit të Kontratës së re Kolektive ka njoftuar nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala. Ajo ka treguar se drafti i parë është përgatitur dhe pas konsultave me anëtarët e Kryesisë ky draft do t'u dërgohet kryetarëve të nivelit komunal dhe të Universiteteve në adresat e tyre elektronike me qëllim që ata të bashkëbisedojnë me kryetarët e shoqatave sindikale dhe të marrin propozime konkrete të cilat do i përcjellin në adresën e SBASHK-ut me qëllim që Komisioni do t'i analizojë me kujdes propozimet për të parë se cilat prej tyre edhe do të inkorporohen në tekstin final, cili pastaj do të dërgohet në MASHTI për t'u negociuar dhe për t'u nënshkruar nga të dy palët, pra nga MASHTI dhe SBASHK-u.
92948378 211187246975075 1163389400764121088 nËshtë folur në këtë takim edhe për gatishmërinë e stafit qendror që nëse ka vullnet të punëtorëve arsimor të organizohet edhe ndonjë trajnim i licencuar në ndonjërën prej platformave. Po ashtu pjesëmarrësve u është thënë se stafi qendror ka gatishmëri dhe do të gjejë kohë, edhe për kundër angazhimeve të shumta, që të organizojë takime me larg edhe me kolegët nga cila do shkollë në Kosovë dhe kjo mund të bëhet në koordinim me kryetarin e shoqatës sindikale të asaj shkolle, të kryetarit të nivelit komunal dhe të stafit qendror. 93257825 928951320893164 1311901218011873280 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook