Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar i Kamenicës mbajti takim nga larg

Mësimi nga larg edhe në këtë komunë po realizohet me sukses

Prishtinë, 11.04.2020
92679622 528829004735043 9385663182929920 nNë fillimet e takimit nga larg, kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Kamenicës, Nazim Jakupi ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, stafin qendror dhe anëtarët e këtij Kuvendi. Ai ka deklaruar se do të ishte mirë që takimi të ishte mbajtur si dikur e në ambientet e ndonjë shkolle, por ja që rrethanat u krijuan të tilla dhe edhe Kuvendi sindikal i Kamenicës po mban takim të tillë, sikur që kanë bërë edhe kolegët nga komunat e tjera të Kosovës. Ai pastaj ka shpalosur pjesë nga aktivitetet e zhvilluara nga sindikata komunale e në bashkëpunim e përkrahje ë vazhdueshme nga stafi qendror. Ai veçoi aktivitetin lidhur me Manifestimin kushtuar ditës së shkollës shqipe, pastaj organizmin e shumë trajnimeve në këtë komunë dhe ka falënderuar stafin qendror për angazhim të lartë në realizimin sa më të mirë të trajnimeve të shumta me kolegët tanë nga kjo komunë. Interesimi ishte i jashtëzakonshëm për trajnimet dhe prandaj u bë angazhim i shtuar dhe bashkërisht ia dolëm duke plotësuar kërkesën e qindra kolegëve tanë për trajnimet . Pas kësaj ai ka shtuar se nga komunikimi që ka mbajtur vazhdimisht me kryetarët e shoqatave sindikale të institucioneve arsimore të Kamenicës shihet se punëtorët arsimor janë të përkushtuar në realizimin e procesit mësimor nga larg.93117844 663745054441285 7328876569772949504 n
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka përshëndetur kolegët nga Kamenica dhe pastaj ka shtuar se është për çdo lëvdatë përkushtimi dhe angazhimi i kolegëve tanë kudo në Kosovë për rrjedhën e mbarë të procesit mësimor nga larg. Ai edhe me këtë rast ka falënderuar stafin qendror në veçanti Ymer Ymerin për punën dhe përkushtimin në shërbim të anëtarësisë dhe të arsimit të shtetit tonë në tërësi.
Në vazhdim të takimit nga larg kanë marrë pjesë anëtarët e këtij Kuvendi , që kanë raportuar për punën dhe përkushtimin e punëtorëve arsimor të shkollave, që ata përfaqësojnë. Ata kanë thënë se vlen të lavdërohet edhe bashkëpunimi me drejtoritë e shkollave dhe me prindërit. Pjesëmarrësit në këtë bashkëbisedë kanë dhënë detaje nga angazhimi i tyre dhe i gjithë kolegëve nga Kamenica, të cilët me kohë kanë nisur procesin mësimor nga larg dhe janë duke punuar në platformën gjegjëse dhe se po zhvillojnë procesin mësimor duke u dhënë edhe detyra nxënësve dhe duke i marrë pastaj detyrat e kryera nga ata për t'ju dhënë edhe këshilla me qëllim të përvetësimit sa më të mirë të njohurive nga ata. Nga ajo që kanë treguar kolegët tanë nga Kamenica mund të vlerësohet lehtë se edhe në këtë komunë, procesi arsimor nga larg ka rrjedhë të mbarë dhe se suksesi është i tillë ngase është rezultat i angazhimit të përbashkët dhe mirëkuptimit e komunikimit mes mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve. Ata kanë uruar se një bashkëpunim i tillë në shërbim të dijes e arsimit me prindërit të vazhdojë edhe në të ardhmen.
93032085 1037039350093175 4524849188520853504 nDisa nga kolegët tanë kanë kërkuar që të luten operatorët që shpërndajnë dhe mirëmbajnë rrjetin e internetit të bëjnë të pa mundurën, që të ketë sa më pak ndërprerje të rrjetit sepse kjo po ndikon që të krijohen kohë pas kohe pengesa në realizimin sa e si duhet të procesit mësimor. Probleme me qasjen dhe kyçje në mësimin nga larg në mungesë të rrjetit apo rënies së shpeshtë të rrjetit apo edhe për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të një numri të caktuar nxënësish, janë më evidente në pjesët malore të kësaj komune.
Duke u bashkëngjitur në bisedën mes kolegëve, menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka deklaruar veç tjerash, se SBASHK-u me qëllim që të bashkëbisedojë me kolegët tanë kudo në Kosovë dhe të shohin bashkërisht se si po rrjedhë procesi mësimor nga larg po mban takime nga larg me Kuvendet Sindikale të Arsimit Parauniversitar të komunave të Kosovës dhe deri tani jemi në përfundim të realizimit të kësaj agjende. Ai ka deklaruar se informacionet dhe idetë që marrim nga këto takime SBASHK-u do t'i prezantojë në takimin nga larg me Ministren Bajrami e po ashtu do t'i nis MASHTI-t një letër për të treguar për gjithë angazhimet dhe arritjet e mësimdhënësve të Kosovës në procesin mësimor nga larg, por edhe për t'i treguar për sfidat dhe kërkesat, që duhet realizuar në mënyrë që procesi mësimor të jetë i zhvilluar në nivelin më të lartë të mundshëm dhe të jetë i qasshëm për të gjithë fëmijët e Kosovës kudo janë ata. Ymeri ka informuar pjesëmarrësit e takimit se në përpjekje për të ndihmuar kolegët kudo në Kosovë lidhur me procesin mësimor nga larg SBASHK-u ka publikuar në gazetën tonë "Arsimimi sot" Udhëzimin e MASHTI-t lidhur me obligimet dhe detyrat e mësimdhënësve, drejtorëve, prindërve e DKA-ve në kuadër të procesit mësimor nga larg dhe këtë gazetë do ta kenë mijëra punëtorë të arsimit përmes adresave të tyre elektronike. Ai ka apeluar që kolegët ta ndihmojnë njëri-tjetrin për tejkalimin e ndonjë vështirësie eventuale dhe të publikojnë në rrjetet sociale angazhimet e tyre në mënyrë që të bëhet një shkëmbim i ideve me qëllim të realizimit sa më të mirë të procesit arsimor nga larg. Ai ka kujtuar gatishmërinë e SBASHK-ut për të pasur takime nga larg edhe me kolegët nga cila do shkollë e Kamenicës për të bashkëbiseduar për çështjet aktuale me ta. Madje, si ka shtuar ai, SBASHK-u do të angazhohet, nëse kolegët kërkojnë, edhe në realizimin e ndonjërit prej trajnimeve të licencuara po në këtë formën e komunikimit nga larg përmes platformës gjegjëse.92690881 2671757386406008 938949983426576384 n
Në bashkëbisedën me kolegët nga Kamenica, nënkryetarja Vjollca Shala, e cila është ndalur më shumë te puna e Komisionit të SBASHK-ut për përgatitjen e draftit të Kontratës së se re Kolektive të Arsimit të Kosovës , draft i cili së shpejti do të dërgohet në adresat elektronike të kryetarëve të nivelit komunal dhe të Universiteteve dhe ata pastaj do të komunikojnë me kryetarët e shoqatave dhe do të marrin edhe propozime konkrete, të cilat do t'i shqyrtojë me kujdes Komisioni për të përgatitur draftin final të Kontratës së re Kolektive, e cila pastaj do të negociohet me MASHTI-n dhe do të nënshkruhet pastaj.
Pjesëmarrësit e këtij takimi janë shprehur se takime të tilla duhet organizuar edhe në të ardhmen me qëllim të bashkëbisedave dhe këmbimit të ideve dhe angazhimit të përbashkët në shërbim të arritjeve sa më të mëdha.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook