Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg me Kuvendin sindikal të Arsimit Parauniversitar të Dragashit

Procesi mësimor nga larg po organizohet me sukses edhe në këtë komunë

Prishtinë, 11.04.2020
92713612 157590055563408 6581811835207417856 nNë fillim të këtij takimi nga larg kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Dragashit, Xhevit Skenderi, i cili ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, stafin qendror dhe gjithë anëtarët e këtij Kuvendi. Ai pastaj ka thekuar se gëzon fakti se nga komunikimi ne kolegët nga shkollat e Dragashit kanë treguar se kolegët në shkollat që ata përfaqësojnë kanë nisur me kohë të organizojnë mësimin nga larg. Fillimisht kishte vështirësi në përdorimin e platformave të komunikimit, por duke ndihmuar njëri-tjetrin këto vështirësi janë tejkaluar shpejt dhe mësimi nga larg ka rrjedhë të mbarë. Kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur dhe ka përgëzuar kolegët nga Dragashi për punën dhe përkushtimin në realizimin e mësimit nga larg. Ai ka treguar se edhe kolegët tanë kudo në komunat e Kosovës po angazhohen maksimalisht dhe mësimi nga larg ka rrjedhë të mbarë. Jasharaj ka thënë se stafi qendror është në angazhime të vazhdueshme në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në tërësi dhe ka përgëzuar ata për punën që po bëjnë duke nënvizuar edhe kësaj radhe se është menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, i cili krahas angazhimeve të shumta në SBASHK po angazhohet edhe në krijimin e mundësisë për këto takime nga larg me kolegët tanë kudo në Kosovë e po ashtu po përgjigjet edhe në shumë nga pyetjet e pjesëmarrësve në këto takime.92830094 226899728412508 7577855798152265728 n
Pas kësaj anëtarët e këtij Kuvendi kanë treguar se punëtorët arsimor në shkollat që ata përfaqësojnë janë duke u angazhuar maksimalisht dhe mësimi nga larg po organizohet në nivel të duhur dhe se po mbahet komunikimi edhe me prindërit dhe nxënësit që bashkërisht të realizojnë sa më mirë procesin mësimor nga larg. Ata kanë treguar se edhe bashkëpunimi me drejtorët është në nivel të lartë dhe mësimdhënësit komunikojnë me ta dhe u raportojnë në fund të çdo jave për gjithë rrjedhën e procesit mësimor. Ata kanë treguar te cikli i ulët (1-5) nxënësit fillimisht përcjellin prezantimet në RTK e pastaj detyrat e dhëna ata i kryejnë dhe ua dërgojnë mësueseve për t'i kontrolluar dhe pastaj mësuesit ua kthejnë nxënësve duke u dhënë edhe vërejtje eventuale e këshilla të duhura dhe në këtë angazhim janë duke ndihmuar edhe prindërit, që janë shembull i mirë i angazhimit dhe bashkëpunimit me mësuesit. Edhe kolegët tanë nga Dragashi kanë deklaruar se njësitë mësimore të prezantuara në RTK nuk përputhen me plan programin që është duke realizuar në shkollat e Dragashit, ngase si thanë ata, njësitë që prezantohen në TV janë zhvilluar më parë në shkollat e kësaj komune.
Pas kësaj në bashkëbisedë me kolegët nga Dragashi ka marrë pjesë edhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, i cili ka thënë se qëllimi kryesor i SBASHK-ut për organizmin e takimeve nga larg me kolegët tanë kudo në Kosovë është që të bashkëbisedojmë për rrjedhën e mësimit nga larg dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin me qëllim që të jemi sa më të suksesshëm në procesin mësimor nga larg. Ai u ka thënë kolegëve tanë në këtë takim që ata dhe gjithë kolegët të publikojmë në rrjetet sociale angazhimet që po bëjnë me qëllim që të kenë mundësi kolegët të shohin angazhimet e njëri-tjetrit dhe marrin ide sa më të shumta për realizimin e procesit mësimor në këtë situatë të re. Ymeri ka shtuar se SBASHK-u në bashkëpunim me një numër psikologësh e pedagogësh ka krijuar katër grupe për angazhime vullnetare me qëllim që ata të përgjigjen në pyetjet nga sfera e profesionit të tyre e lidhur me situatën aktuale. Ai ka shtuar se SBASHK-u është i gatshëm që të vazhdojë edhe me trajnimet tona të licencuara nga MASHT duke i realizuar ato nga larg dhe kjo varet nga kërkesat e kolegëve tanë nga të gjitha komunat e Kosovës.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë deklaruar edhe në këtë takim se Ministria ka punuar Udhëzimet e punës që tregojnë për detyrat e obligimet e mësimdhënësve, prindërve , drejtorëve dhe DKA-vë dhe SBASHK-u i ka publikuar ato në gazetën tonë "Arsimimi sot", të cilën e dërgojmë në mijëra adresa elektronike te kolegëve tanë kudo në Kosovë.
93256808 2163166263829927 8470815954673074176 nNënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala duke u inkuadruar në këtë takim nga larg ka përgëzuar kolegët tanë në Dragash dhe kudo në Kosovë për përkushtimin në procesin mësimor nga larg. Ajo pas kësaj ka treguar se Komisioni i SBASHK-ut për Kontratën Kolektive të Arsimit ka punuar me përkushtim duke mbajtur shumë takime nga larg dhe kanë përgatitur draftin e parë të Kontratës se re Kolektive, i cili do të dërgohet te kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve dhe ata do të bashkëbisedojnë për Kontratën me kolegët tonë kudo në Kosovë dhe do të japin edhe ide e propozime konkrete në mënyrë që Kontrata të jetë sa më përmbajtjesore.
Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë shtruar edhe pyetje të tjera në të cilat kanë marrë përgjigje nga anëtarët e stafit qendror të SBASHK-ut. Ishte vlerësim i përbashkët se takime të tilla do mbajtur vazhdimisht në mënyrë që të merren informacione të shumta për angazhimet dhe arritjet, por edhe për të dhënë ide për angazhimet në vijim.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook