Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Mbajti takim nga larg Kuvendi i Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Deçanit

Rrjedhë e mbarë e mësimit nga larg edhe në këtë komunë

Prishtinë, 10.04.2020
92810608 236977217495313 7264773087663489024 nNë hapje të takimit kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Deçanit, Burim Avdijaj, i cili falënderoi kryetarin dhe stafin e SBASHK-ut për angazhimet e shumta sindikale, por edhe për angazhimin aktual në shërbim të procesit mësimor nga larg. Ai pastaj ka theksuar se edhe në shkollat e Deçanit, si kudo në Kosovë, punëtorët arsimor janë duke punuar me përkushtim në shërbim të rrjedhës së mbarë të mësimit nga larg.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtij takimi dhe i ka informuar ata për angazhimet e shumta që po bën stafi qendror dhe ka përgëzuar ata e duke falënderuar veçmas menaxherin për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri për angazhimin në realizim të gjithë komunikimit dhe takimeve nga larg me kolegët nga të gjitha komunat e Kosovës, por edhe me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve. 92639065 935725683548710 2839028860748562432 n
Nënkryetari i BSPK-së, prof. dr. Atdhe Hykolli mori pjesë edhe në këtë takim nga larg dhe përgëzoi punëtorët arsimor për gjithë këto angazhime dhe vlerësoi larg përkushtimin e stafit qendror të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në tërësi.
Pas kësaj anëtarët e këtij Kuvendi kanë marrë pjesë në bashkëbisedë duke dhënë informacione për punën dhe angazhimin e kolegëve të tyre në shkollat, që ata përfaqësojnë e duke treguar se vërtetë ata janë duke u angazhuar me tërë mundësitë në realizimin sa më të mirë të procesit mësimor nga larg. Ata kanë lavdëruar edhe angazhimin e nxënësve e veçmas të prindërve në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor nga larg. Ata kanë thënë se presin që MASHTI do të nxjerr edhe Udhëzimin e punës për të sqaruar se si të veprohet drejt lidhur me vlerësimin e njohurive të nxënësve. Është për t'u lavdëruar, kanë thënë ata, edhe bashkëpunimi shumë i mirë mes kolegëve, të cilët edhe po ndihmojnë njëri-tjetrin për të tejkaluar ndonjë pengesë eventuale teknike. Janë duke u mbajtur edhe dosjet për secilin nxënës dhe po koordinohet puna edhe me drejtorët e shkollave dhe me Drejtorinë arsimore. Edhe në këtë takim është përsëritur fakti se SBASHK-u as edhe një herë nuk ka kritikuar kolegët tanë që janë angazhuar në xhirimin e njësive mësimore, por ka bërë vërejtje për çështje teknike.
92829798 564151921121042 2826346264705105920 nPas kësaj pjesëmarrësit kanë shtruar pyetje lidhur me çështjet e mësimit nga larg. Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë sqarime duke treguar se lidhur me procesin mësimor MASHTI ka përgatitur Udhëzime pune me të cilat janë konkretizuar detyrat e mësimdhënësve, drejtorëve, nxënësve dhe prindërve. Ai ka treguar se SBASHK-u ka botuar në gazetën tonë "Arsimimi sot" edhe këto udhëzime dhe i ka dërguar e do t'i dërgoi në mijëra adresa të kolegëve tanë kudo në Kosovë. Ymeri ka sqaruar se duke lexuar këto Udhëzime shihet qartë se cilat janë detyrat dhe obligimet e të gjitha palëve. Ymeri po ashtu ka kujtuar se kryetari i nivelit komunal duhet të vazhdojë komunikimin dhe bashkëpunimin edhe me Drejtorin e Arsimit të Deçanit për të bashkërenditur angazhimet dhe për të treguar se punëtorët e arsimit janë duke realizuar planin e programin duke vazhduar njësi pas njësie në komunikim me nxënësit përmes platformës gjegjëse. Është bashkëbiseduar edhe lidhur me Ligjin e pagave . Përgjigje rreth kësaj çështje ka dhënë Ymer Ymeri, i cili ka kujtuar se ishin mbledhur qindra ankesa nga anëtarësia e SBASHK-ut me kërkesën që të hiqet masa e pezullimit, të cilën Kushtetuesja e ka zgjatur edhe për një kohë. SBASHK-u ka marrë përgjigje zyrtare nga Kushtetuesja në të cilën thuhet se janë pranuar kërkesat e SBASHK-ut dhe sindikatave tjera dhe se ato do të shqyrtohen dhe do të merret vendim lidhur me to. Ymeri ka shtuar se me të nisur se 92741565 650418595532092 7826675296697843712 nimplementuari Ligji i pagave SBASHK do ta përsëris kërkesën në institucione që shtesa në pagë që sjell ky Ligj të jepet nga dhjetori, kur edhe ka hyrë në fuqi ky Ligj. Ai ka shtuar se kryetari Jasharaj i është drejtuar Ministres së Arsimit që të nxjerrët një Vendim që i mundëson punëtorëve të arsimit që u ka ardhur koha për pensionim të vazhdojnë me punën deri sa zgjat mësimi nga larg. Në këtë bashkëbisedë mori pjesë edhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, e cila ka përgëzuar punëtorët e arsimit në Deçan e kudo në Kosovë për angazhimet në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor nga larg e pastaj ka dhënë sqarime lidhur me punën e përkushtuar të Komisionit gjegjës lidhur me përgatitjen e draftit të parë të Kontratës së re Kolektive të Arsimit të Kosovës dhe ky draft se shpejti do t'u dërgohet në adresat elektronike kryetarëve të nivelit komunal dhe të Universiteteve me qëllim që ata ta shohin nga afër draftin dhe në bashkëbisedë me punëtorët arsimor në komunat e tyre dhe në Universitete të japin propozime konkrete, të cilat me kujdes do të analizohen nga Komisioni i përgatitjes së draftit final dhe pastaj do të shkohet në procedurën e negocimit dhe në fund edhe të nënshkrimit mes SBASHK-ut dhe MASHTI-t.
Kolegët pjesëmarrës në këtë takim janë shprehur se takimet e tilla janë shumë të qëlluara dhe kanë përgëzuar SBASHK-un për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në tërësi duke kërkuar që nëse vazhdohet kjo situatë, atëherë të ketë takime të tilla edhe në të ardhmen.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook