Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt takim nga larg edhe me kolegët nga Skenderaj

Procesi mësimor nga larg ka rrjedhë të mbarë edhe në këtë komunë

Prishtinë, 09.04.2020
92951387 709446026459297 8693481928474492928 nTakimin e ka shpallur të hapur kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Skenderajt, Ramiz Polaci, i cili ka përshëndetur kryetarin Jasharaj, stafin qendror dhe kolegët pjesëmarrës në këtë takim nga larg. Ai është shprehur se punëtorët e arsimit në komunën e Skenderajt me kohë kanë filluar të realizojnë procesin mësimor nga larg dhe shënimet nga shkollat flasin se procesi mësimor nga larg ka rrjedhë të mbarë edhe në këtë komunë dhe gëzon fakti se edhe bashkëpunimi e komunikimi me nxënës e prindër është në nivel.
Kryetari i SBASHK-ut duke përshëndetur anëtarët e këtij Kuvendi është shprehur se stafi qendror është në angazhim të vazhdueshëm në kryerjen e detyrave në shërbim të anëtarësisë e po ashtu po angazhohet edhe të organizojë takime me kolegët nga të gjitha komunat, takime këto që po vlerësohen lart nga të gjithë. Ai ka deklaruar se është për çdo respekt puna e përkushtimi i gjithë punëtorëve të arsimit kudo në shkollat e Kosovës, të cilët kanë përvetësuar me shpejtësi e suksesshëm përdorimin e platformave dhe mundësive tjera të komunikimit dhe po realizojnë me sukses mësimin nga larg. Kryetari Jasharaj është shprehur se stafi qendror do të vazhdojë angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe në shërbim të arsimit.92603339 219899172435508 1473196253796892672 n
Pas kësaj pjesëmarrësit e këtij takimi kanë treguar për rrjedhën e mësimit nga larg organizuar nga mësimdhënësit e shkollave që ata përfaqësojnë. Ata kanë treguar se kryesisht punohet me platformën "Zoom" e po ashtu janë të rregullta takimet e punëtorëve të arsimit dhe drejtorëve të shollave dhe kështu bashkërisht po vlerësohet vazhdimisht procesi mësimor nga larg dhe raportimet flasin se ky lloj mësimi ka rrjedhë të mbarë.
Në këtë takim menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri ka deklaruar se qëllimi kryesor i takimeve nga larg me anëtarët e Kuvendeve të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të komunave të Kosovës është që të bashkëbisedojmë dhe të shohim nga afër rrjedhën e procesit mësimor nga larg dhe të këmbejmë ide për ta ndihmuar njëri-tjetrin në këto përpjekje e po ashtu edhe të përgjigjemi në pyetjet që bëjnë kolegët tanë pjesëmarrës në këto takime. Ai ka lutur edhe pjesëmarrësit e këtij takimi që të krijojnë mundësi të komunikimit nga larg me të punësuarit në shkollat e tyre dhe të përcjellin informacionet e vendimet që merren në takimet e Kuvendit e po ashtu edhe të ndihmojnë njëri –tjetrin në realizimin sa më të suksesshëm të procesit mësimor.
Në këtë takim nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala ka përgëzuar kolegët nga Skenderaj për angazhimet në realizimin e mbarë të procesit mësimor nga larg e pastaj ka shpalosur disa nga angazhimet e stafit qendror duke u ndalur veçmas te puna që po bën komisioni i SBASHK-ut në hartimin e draftit të Kontratës së re Kolektive të Arsimit. Ajo ka treguar se Komisioni ka punuar me përkushtim dhe ka përgatitur draftin e parë të Kontratës Kolektive të Arsimit dhe tani është duke u shqyrtuar nga Kryetari i SBASHK-ut dhe anëtarë të stafit qendror dhe së shpejti do të dërgohet në adresat elektronike te kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve me qëllim që të analizohet me kujdes nga punëtorët e arsimit dhe të jepen ide e propozime. Nënkryetarja ka deklaruar se përmbajtja e Kontratës që po skadon është ruajtur e aq më tepër janë shtuar edhe nene që janë në shërbim të kërkesave të anëtarësisë. 92360463 149667476472447 6088802894465728512 nAjo shprehet e sigurt se Kontrata Kolektive e Arsimit të Kosovës do të nënshkruhet në momentin e parë të mundshëm mes MASHTI-t dhe SBASHK-ut.
Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë vlerësuar lart angazhimin e SBASHK-ut dhe janë shprehur se do të vazhdohet me takime të tilla nga larg duke bashkëbiseduar e duke u angazhuar të gjithë bashkë në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në tërësi.92871924 996514590750866 466921803307024384 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2019

sbashk cover2019s

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook