Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Internacionalja e Arsimit mbajti takim nga larg

SBASHK-u prezantoi gjendjen aktuale në arsimin e Kosovës

Prishtinë, 09.04.2020
92243010 591275491481709 1030658096520757248 nInternacionalja e Arsimit (EI) gjatë gjithë kohës po vazhdon komunikim me Sindikatat anëtare të arsimit nga e tërë bota, që përfaqësojnë 32 milionë punëtorë të arsimit. Për t'i inkurajuar për punë e angazhime edhe në këtë situatë të vështirësuar sekretari i përgjithshëm i EI-së, David Edvards ka mbajtur një takim nga larg me përfaqësues të sindikatave anëtare.
Në hapje të këtij takimi Edvards ka folur për situatën e krijuar nga virusi Corona COVID-19 dhe ka përgëzuar punëtorët e arsimit duke u shprehur se Internacionalja e Arsimit po përcjell me vëmendje situatën aktuale dhe qëndron në mbështetje të kolegëve kudo në botë, të cilët po angazhohen me tërë mundësitë për të realizuar sa më mirë procesin mësimor nga larg.
Përfaqësues nga shtetet e ndryshme kanë prezantuar angazhimet që po bëhen kudo në shtetet e botës për të realizuar mësimin nga larg , sfidë kjo, si thanë ata, që po paraqet kudo vështirësi, por nuk mungojnë angazhimet e punëtorëve të arsimit.92219891 2623497754641309 5190273797449580544 n
Pjesë e këtij takimi nga larg ishte edhe SBASHK-u. Përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit të Kosovës kanë prezantuar gjendjen aktuale në arsimin e shtetit tonë duke treguar edhe për angazhimet që janë duke u bërë në shërbim të realizimit sa më të mirë të procesit mësimor nga larg ."Respekt për EI-në dhe në veçanti për sekretarin e përgjithshëm Edvads, që edhe në këtë situatë kur e gjithë bota është e ballafaquar në luftën kundër COVID-19, na ka lidhur përmes kësaj platforme që ne po prezantojmë situatën në vendet tona, por gjithashtu po marrim këshilla dhe përvojë me vlerë. SBASHK çdo ditë mban takime nga distanca me mësimdhënës e me psikologë nga e gjithë Kosova dhe për të bashkëbiseduar në përpjekjet e përbashkëta për suksese sa më të mëdha .Punëtorët e arsimit të Kosovës janë të përkushtuar në realizimin e mësimit nga larg dhe për këtë kanë edhe mbështetjen e SBASHK-ut dhe në shërbim të arritjeve sa më të mëdha organizojmë vazhdimisht takime nga larg me kolegët tanë duke u dhënë mbështetje dhe duke i përgëzuar për angazhimet e tyre.", kanë raportuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në këtë takim nga larg të EI-së për të treguar se vazhdon bashkëpunimi e komunikimi edhe me Ministrinë e Arsimit, e cila ka falënderuar dhe ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe kontributin në shërbim të zhvillimit të suksesshëm të procesit mësimor nga larg.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook