Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim nga larg i Kuvendit Sindikal të Arsimit Parauniversitar të Vushtrrisë

Punëtorët e arsimit në Vushtrri të përkushtuar në realizimin e procesit mësimor

Prishtinë, 06.04.2020
92252994 251475202649212 9168614416466313216 nNë hapje të takimit nga larg kryetari i Sindikatës së Arsimit Para universitar të Vushtrrisë , Alush Maloku ka dhënë një raport të shkurtër për angazhimet sindikale e veçmas për përpjekjet maksimale që po bëjnë punëtorët e arsimit në këtë komunë për të shënuar arritje sa më të larta në procesin mësimor nga larg. Është thënë nga kryetari Maloku se kolegët në Vushtrri janë duke shënuar arritje dhe janë duke komunikuar vazhdimisht edhe me prindërit dhe bashkërisht po angazhohen që të realizojnë sa më mirë procesin mësimor nga larg. Ai ka lavdëruar stafin e SBASHK-ut për gjithë angazhimet dhe ka falënderuar kryetarin Jasharaj , nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, po edhe gjithë stafin qendror që janë pjesë e këtij takimi nga larg.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka përshëndetur kolegët e koleget nga Vushtrria e pastaj ka informuar ata për angazhimet momentale të stafit qendror dhe ka kujtuar se po organizohen takime me gjithë kolegët nga komunat e Kosovës dhe temë kyçe e bashkëbisedës është situata aktuale dhe angazhimet që po bëhen në realizimin e procesit mësimor nga larg.92356054 2700842076817610 7695246076214771712 n
Menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri ka informuar pjesëmarrësit e këtij takimi për angazhimet aktuale dhe për qëllimin e këtyre takimeve duke shprehur gatishmërinë e tij e të gjithë stafit qendror për angazhim dhe për të ofruar ndihmë gjithë anëtarësisë në situatën aktuale kur procesi mësimor po zhvillohet nga larg.
Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë treguar për punën dhe angazhimet e punëtorëve arsimor të shkollave që ata përfaqësojnë në mësimin në distancë. Ata kanë deklaruar se ajo që prezantohet në TV nuk përputhet në tërësi me planin mësimor, gjegjësisht ka ecje përpara me njësitë mësimore. Kolegët nga Vushtrria kanë marrë shembuj për secilën lëndë për të treguar se si po punojnë e si po angazhohen kolegët nëpër shkollat e kësaj komune. Ata janë shprehur se është për çdo lëvdatë bashkëpunimi mes kolegëve dhe ndihma e përkrahja që ata po i ofrojnë njëri-tjetrit.
Nënkryetarja e SBASHK-ut , Vjollca Shala ka raportuar për aktivitetet dhe angazhimet që është duke bërë stafi i SBASHK-ut duke veçuar edhe bashkëpunimin me psikologët nga e tërë Kosova, të cilët në mënyrë vullnetare kanë formuar katër grupe dhe kanë krijuar mundësinë e komunikimit me prindër e nxënës me qëllim që t'ju ofrojnë këshilla e t'u përgjigjen në pyetjet që kanë të bëjnë me profesionin e psikologut.
92359616 709746513101024 2444825762910437376 nPas kësaj është kaluar në pyetjet që lidhen me çështje sindikale nga të cilat theks i veçantë i është dhënë çështjes së Ligjit të pagave, lidhur me të cilin Kushtetuesja ka zgjatur masën e pezullimit. Është thënë se SBASHK-u ka reaguar lidhur me këtë dhe ka rikujtuar institucionet se me të filluar se implementuari ky Ligj, shtesa në paga duhet dhënë që nga dhjetori 2019, kur edhe ka hyrë në fuqi ky Ligj.
Në mbyllje të këtij takimi kryetari për Vushtrrinë, Alush Maloku ka apeluar te anëtarët e këtij Kuvendi që të angazhohen dhe të komunikojnë me kolegët e tyre dhe t'i inkurajojnë ata dhe t'u ndihmojnë në angazhimet për arritje sa më të mëdha në procesin mësimor nga larg.
Kryetari Jasharaj dhe anëtarët tjerë të stafit qendror janë deklaruar se janë në aktivitet të vazhdueshëm duke theksuar se kurdo që kolegët tanë në Vushtrri e shohin të nevojshme të kenë takime të tilla stafi është i gatshëm, edhe për kundër faktit se janë duke kryer shumë detyra të përditshme në shërbim të anëtarësisë dhe janë duke zhvilluar edhe shumë takime nga larg me kolegët kudo në Kosovë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook