Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvendi sindikal i Arsimit Parauniversitar të Suharekës ka mbajtur takim nga larg

Bashkëbisedë përmbajtjesore për angazhimet në situatën aktuale

Prishtinë, 05.04.2020
92250515 684735095632871 4894342690965028864 nPas takimit nga larg me kolegët tanë nga Drenasi, në orët e mbrëmjes u mbajt edhe takimi me anëtarët e Kuvendit sindikal të Arsimit Parauniveristar për komunën e Suharekës (Therandës). Takimin e ka hapur kryetari për këtë komunë, Murat Bytyqi, i cili ka përshëndetur dhe ka falënderuar për kyçje në takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj , stafin qendror dhe nënkryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli. Ai ka treguar pastaj për angazhimet aktuale sindikale në këtë komunë duke i dhënë theks të veçantë përkushtimin në realizimin e procesit mësimor nga larg dhe ka treguar se punëtorët arsimor në këtë komunë janë duke bërë gjithë angazhimet për realizimin e procesit mësimor online.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka shprehur respektin e lartë për gjithë anëtarësinë kudo në Kosovë që po vazhdojnë me angazhimet dhe po realizojnë me përkushtim procesin mësimor nga larg. Ai ka treguar për aktivitetet dhe angazhimet e stafit qendror duke i përgëzuar ata për gjithë këtë përkushtim dhe ka falënderuar edhe një herë menaxherin për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri për kontributin e çuar në gjithë angazhimet e SBASHK-ut.92146606 216870943062587 36203683792289792 n
Pas kësaj në bashkëbisedë janë inkuadruar anëtarët e këtij Kuvendi duke treguar për situatën dhe angazhimet nga kolegët në shkollat nga vijnë ata. Ata kanë treguar se edhe në Suharekë mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit në tërësi kanë nisur me kohë angazhimet dhe janë duke e mbajtur me sukses mësimin nga larg duke mbajtur komunikimin me drejtorët dhe drejtorinë arsimore. Ata kanë falënderuar stafin qendror të SBASHK-ut për gjithë këto angazhime në këto rrethana të vështirësuara. "Shtëpitë i kemi kthyer në shkolla dhe betejën për dije po e zhvillojmë suksesshëm bashkë me nxënësit dhe prindërit", kanë thënë ata. Kryetarët e shoqatave sindikale nga shkollat e Suharekës kanë theksuar se po përcjellin angazhimin e kolegëve të tyre dhe po vërehet qartë se të gjithë brenda mundësive po angazhohen dhe po realizojnë procesin mësimor dhe po vazhdojnë edhe komunikimin me prindër e nxënës .Ka vështirësi, kanë deklaruar ata, por ato po tejkalohen me angazhimin e vazhdueshëm të punëtorëve të arsimit dhe përkrahjes nga prindërit.
91859181 758378181363977 6448778654892687360 nMenaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë informata për angazhimet e SBASHK-ut e pastaj ka dhënë edhe këshilla se çarë duhet pasur kujdes të gjithë mësimdhënësit duke i përgëzuar për angazhimet arsimore duke i ftuar ata që angazhimet e tyre t'i publikojnë me qëllim që ato të jenë të dëshmuara me fakte konkrete, por edhe të shërbej si mbështetje për kolegët kudo janë. Ai pastaj është përgjigjur edhe në pyetjet e kolegëve tanë, që ndërlidheshin me procesin mësimor në këto rrethana, por edhe për aktivitetet dhe angazhimet sindikale. Ymeri ka treguar se shumë informacione të rëndësishme do të botohen edhe në gazetën e SBASHK-ut "Arsimimi sot", që do të botohet se largu të martën dhe do të dërgohet në mijëra adresa elektronike të kolegëve tanë kudo në Kosovë. Ai, po ashtu, ka kujtuar se SBASHK-u falë gatishmërisë së një numri psikologësh e pedagogësh kanë formuar katër grupe, të cilët kanë caktuar edhe orarin e komunikimit me nxënës e prindër nga e tërë Kosova për t'u dhënë ndihmë atyre në sferën e profesionit të tyre. Ymeri ka bërë apel që edhe kryetarët e shoqatave sindikale të mbajnë komunikim të vazhdueshëm me të punësuarit në shkollat e tyre për të përcjellë informata nga aktivitetet arsimore e sindikale e për të mbështetur ata në angazhimet e përditshme.
Në pjesën e dytë të këtij komunikimi është bashkëbiseduar për çështje sindikale. Në pyetjet e shtruara nga pjesëmarrësit janë përgjigjur kryetari i SBASHK-ut, nënkryetarja dhe koordinatori për organizim të brendshëm. Të gjithë janë zotuar se bashkërisht do të angazhohen në realizimin e procesit arsimor dhe në kryerjen e detyrave konkrete nga angazhimi sindikal. Pjesëmarrësve në këtë takim u është drejtuar edhe nënkryetari i BSPK-së, prof. dr. Atdhe Hykolli, i cili ka shprehur respekt të lartë dhe ka përgëzuar kryetarin e SBASHK-ut dhe gjithë stafin qendror, por edhe gjithë punëtorët e arsimit të Kosovës në punën dhe arritjet që po shënojnë edhe në këto kohë të vështira në shërbim të arsimit.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook