Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt takimi i radhës me kryetarët e nivelit komunal sindikal

Raportim për detyrat e kryera, përkushtim për detyra të reja

Prishtinë, 04.04.2020
92420949 213167196625121 7128678098177884160 nStafi qendror i SBASHK-ut ka mbajtur takimin e radhës me kryetarët e Kuvendeve sindikale nga e tërë Kosova. 

92212760 256364022057927 1949876188440690688 n

"Situata e krijuar po kërkon që të mbajmë vazhdimisht takime nga larg me qëllim që të mbahemi të informuar për gjendjen kudo në Kosovë dhe të bashkëbisedojmë për idetë dhe të marrim detyra të reja , që duhet kryer në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në Kosovë", është shprehur në fillim të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj . Pas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë informacione për angazhimet dhe ka prezantuar informacionet që kanë arritur nga takimet me kolegët tanë nëpër komunat e Kosovës, duke treguar se është për çdo lëvdatë angazhimi dhe arritjet që po shënojnë mësimdhënësit e Kosovës në mësimin nga larg duke komunikuar me nxënësit e prindërit e duke shënuar arritje të përbashkëta.

Kryetarët duke u angazhuar bë bashkëbisedë kanë përgëzuar stafin qendror, që edhe në kushte të vështirësuara është në nivel të lartë të angazhime e pastaj kanë dhënë informacione për punën që po bëjnë kolegët e tyre nëpër shkolla në përpjekje që ta realizojnë sa më mirë procesin edukativ e arsimor në kushte dhe rrethana ekzistuese e me urimin që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë te ne e kudo në botë dhe t'i kthehemi normalitetit dhe institucioneve arsimore.
92057063 707099656763455 4319491168418136064 nNjë pjesë e komunikimit nga larg me kryetarët i është kushtuar edhe angazhimit të një numri të kolegëve tanë në xhirimin e njësive mësimore për arsimin fillor dhe atë të mesëm të ulët. Diskutuesit kanë shprehur mbështetjen e fuqishme për kolegët e angazhuar në këtë sfidë të kohës duke i porositur se kanë mbështetjen tonë dhe le të heqin stresin në këtë përkushtim dhe se gabimet eventuale nuk ulin vlerën e angazhimit dhe qëllimit të tyre në misionin për bartjen e njohurive dhe dijes nëpër shtëpitë e secilit nxënës në Kosovë përmes RTK-së.
92066989 247030543104073 5790775831055826944 n

Pjesëmarrësit në këtë takim kanë marrë detyra konkrete që të përcjellin gjithë mesazhet nga kjo bashkëbisedë të kryetarët e shoqatave sindikale kudo në shkollat e Kosovës dhe të qëndrojnë në gatishmëri për të ndihmuar kolegët që , eventualisht , mund të kenë vështirësi për kyçje dhe shfrytëzimin e hapësirave të krijuara në rrjetet sociale dhe në format tjera të qasjes nga larg në mënyrë që të gjithë të jemi në krye të detyrës për arsimimin dhe edukimin e brezave. Është thënë se janë për çdo lëvdatë shembujt e shumtë të përkushtimit të mësimdhënësve kudo në Kosovë, të cilët po kryejnë angazhimet e tyre në përpikëri, por janë duke dhënë mbështetje edhe për kolegët e tyre në realizimin e punëve dhe detyrave arsimore. Në këtë takim është lavdëruar edhe përkushtimi i një numri të konsiderueshëm të psikologëve, të cilët në komunikim me stafin qëndro të SBASHK-ut kanë krijuar grupe vullnetarësh , që do të jenë në gatishmëri e sipas një orari që do të publikohet në ueb faqen e SBASHK të komunikojnë me nxënës dhe prindër për të dhënë përgjigje nga sfera e tyre e profesionit prej psikologut.
Në mbyllje të takimit është thënë se takimet nga larg me Kuvendet sindikale të Arsimit Parauniversitar me kolegët nga komunat e Kosovës do të vazhdojnë sipas marrëveshjes me kryetarët nga ato komuna duke vazhduar sot në orën 17 e 30 me kolegët nga Lipjani, me kolegët nga Drenasi të dielën, në ora 17 , me kolegët në Suharekë e kështu me radhë nëpër të gjitha komunat.
SBASHK-u vazhdon të jetë në aktivitete të përditshme dhe i përkushtuar në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në tërësi.92396911 567173347481816 5170843369697443840 n

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook