Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Veprim zhgënjyes i Kushtetueses ndaj Ligjit të pagave

Prishtinë, 01.04.2020

sbAnëtarët e SBASHK-ut përmes Avokatit të popullit i ishin drejtuar me mijëra nënshkrime Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që ta heq pezullimin e Ligjit të pagave. SBASHK zyrtarisht mori pohimin nga Kushtetuesja se kjo kërkesë ka arritur te ta dhe do të shqyrtohet. Mirëpo, në vend të kësaj, Kushtetuesja mori një vendim të çuditshëm duke e shtuar kohën e pezullimit edhe për tre muaj. Me këtë veprim Kushtetuesja shtoi zhgënjimin dhe pakënaqësitë te punëtorët e arsimit, por jo vetëm të ata.
Kushtetuesja, mbase e ndikuar nga situata aktuale, veproi pa të drejtë. Edhe sikur Ligji i pagave të kishte qindra faqe tekst dhe mijëra nene do të duhej shqyrtuar e do të duhej dhënë vendim meritor që ky Ligj të filloi së implementuari sepse mijëra shërbyes civilë e profesionalë janë duke pritur që nga dhjetori i vitit të kaluar këtë gjë. Nuk është mirë që të luhet me ndjenjat e tyre. Kushtetuesja dhe gjithë të tjerët le ta dinë se punëtorët e arsimit janë të zhgënjyer, por ata në këtë situatë të rëndë për Kosovën dhe gjithë botën do të vazhdojnë përkushtimin duke u angazhuar pa u ndalur në zhvillimin e procesit arsimor nga larg. Ata gjatë gjithë kohës po komunikojnë me nxënësit dhe prindërit duke realizuar kështu në përpikëri obligimet, edhe pse në rrethana të reja e shumë të vështirësuara. Punëtorët e arsimit do të vazhdojnë me përkushtimin duke dhënë kontribut të çmuar në realizimin e procesit arsimor e edukativ me lutjen që kjo situatë e rëndë të kalojë sa më parë e pastaj në kohë dhe rrethana të reja do të veprohet sipas zërit të anëtarësisë.
SBASHK-u po ashtu reagon edhe ndaj një ideje të keqe e që paska shkuar edhe deri në kabinetin e Ministrit të financave, që sektorit publik t'u ulen pagat për 50% e ato mjete t'i dedikohen sektorit privat. Qeveria është mirë të gjejë mundësi e mjete për të ndihmuar sektorin privat, por jo duke goditur rënd e pa të drejtë të punësuarit në arsim e në sektorët tjerë. Punëtorët e arsimit me të drejtë kanë pritur që të marrin paga bazuar në Ligjin e pagave dhe janë mjaft të zhgënjyer me veprimin e ri e të keq të Kushtetueses dhe ideja absurde për prekje në pagat e tyre është e tmerrshme dhe do të krijonte situatë të rëndë e me plot pasoja. Punëtorët e arsimit janë duke punuar me zell e përkushtim edhe tani në këto rrethana dhe prandaj askush nuk ka të drejtë të prek në pagat e tyre. Mjaft na dha goditje të rëndë Kushtetuesja. Nuk kemi nevojë për provokime e goditje të reja sepse edhe durimi ynë ka kufi e kushte të vështirësuara dhe këtë e dinë MASHTI, nxënësit e prindërit.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook